MORE

ROME –Skuadra e futbollit boshnjak u pezullua deri në një urdhër të ri nga FIFA dhe UEFA. Agjencia e lajmeve ANSA bën të ditur se dje, skadoi ultimatumi që ishte vendosur për Bosnjën, për ndryshimet statuore që duhet të bënte në federatën e futbollit, duke sjellë sot hyrjen në fuqi të pezullimit të ekipit boshnjak nga eventet sportive të FIFA dhe UEFA-s.
Bosnja aktualisht bën pjesë në grupin D për kualifikimet në Europianin 2012, ndeshja e radhës pritej të ishte ajo me Rumaninë. Ky pezullim sjell kofnuzion brenda grupit D ku ndodhet dhe Shqipëria, pasi ndeshjet ishin parashikuar me short si do të luheshin.
FIFA dhe UEFA i kërkojnë federatës boshnjake të futbollit të ndyrshojë statutin e vet dhe të veprojë me një President, jo me 3 Presidentë. Federata boshnjake udhëhiqet nga 3 presidentë, një serb, një kroat dhe një musliman sipas etnive dhe feve në këtë shtet.
UEFA i bëri thirrje në muajin tetor të vitit që sapo shkoi federatës boshnjake të zgjidhte këtë cështje duke lënë afat deri 31 Marsin.
Fonti: http://www.balkanweb.com/
20°C
Clear
One Logo Communicate...Thousands Of Ideas. Logo speaks Volumes. We Design
30 March 2011 Lexo me shume...Colors, shapes, reflect the history that your business want to tell. Let us do what we do best
30 March 2011 Lexo me shume...We optimize your Web site for better ranking in search engine results. Study on Keywords, tags, search...
30 March 2011 Lexo me shume...