Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com
  • Lajme Flash
Lajmet kryesore: Me 21 Dhjetor Kemi Diten Me Te Lumtur Ne Bote - Tuesday, 11 December 2012 18:53
Lajmet kryesore: Festimet për 100-vjetorin e pavarësisë së vendit - Friday, 23 November 2012 23:11
Lajmet kryesore: Njerëzit dynden për Skënderbeun - Friday, 23 November 2012 22:09
Lajmet kryesore: Kliko per te pare Google Kuq e Zi - Friday, 23 November 2012 21:17
Lajmet kryesore: Xhim Begeja me Ekipin e alpinisteve shqiptare ve flamurin ne Everest - Friday, 23 November 2012 20:06
Argetim: Më e mirë e ëma se e bija! - Thursday, 02 June 2011 14:17
Kulture: Bienalja, 5 shqiptarët sot në Venecia - Thursday, 02 June 2011 14:15
Kulture: Duff McKagan sukses në "Qemal Stafa" prezanton albumin - Thursday, 02 June 2011 14:13
Politika: ODIHR: Fletët gabim, vendos Kolegji - Thursday, 02 June 2011 14:09
Blue Grey Red

Kuzhe: Kjo, sfida më e bukur e Shqipërisë sime

Trajneri Josip Kuzhe pranon që në drejtimin e tij fitorja me Bjellorusinë është nr.1

Në përfundim të sfidës, në dalje të dhomave të zhveshjes trajneri Josip Kuzhe, kroati i pankinës kuqezi, qëndron “i shokuar”, duket sikur e ka humbur ndeshjen. I menduar Kuzhe të jep një pamje të trishtuar, por mjafton një telefonat në celularin e tij dhe kroati nisë të buzëqeshë. Me sa duket, ishte duke menduar për ndeshjen e mrekullueshme të Shqipërisë në mbrëmjen e 26 marsit, kur djemtë e drejtuar për Kuzhes kanë zhvilluar një ndeshje mbrëselënese, për të mos folur për tifozerinë, e cila meriton notën 10-të, siç e pranoi edhe vetë kroati gjatë konferencës për shtyp. Ndër të tjera, në komunikimin me gazetën tekniku i Shqipërisë pohon se ndeshja e mbrëmshme ka qenë me e mira për kuqezinjtë në drejtimin e tij.

- Mister, me një fitore të tillë sa larg mund të shkojë tashmë kjo skuadër?

- E pata thënë edhe në fillim, që kjo ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne dhe normalisht, nëse do të humbisnim, do të kishim një tjetër situatë. Por tani kemi një atmosferë shumë pozitive, e cila na shton besimin për në Bosnjë. Kam bindjen se edhe në këtë sfidë do të bëjmë një figurë të mirë dhe gjithçka do të mbetet e hapur.

- Cili ishte “ilaçi” që Shqipëria na dhuroi një performancë të tillë?

- Aspekti psikologjik në këtë ndeshje ishte shumë i rëndësishëm për ne dhe kemi punuar gjatë të gjithë javës si në aspektin individual, por edhe në me grupin e lojtarëve. Motivimi i futbollistëve për këtë sfidë ishte tepër i lartë dhe kjo ishte “çelësi” kryesor i këtij suksesi.

- Gjithsesi, keni humbur shumë raste përpara portës kundërshtare? Është një “sirenë alarmi” për ndeshjet e ardhshme ky fakt?

- Diçka e tillë na la me frymën të ngrirë për 90 minuta. Por do ta meritonim të shënonim edhe më parë mbase më shumë se një gol, për të shijuar më pas të qetë ndeshjen. Gjithsesi, edhe ky gol na dha një fitore të madhe dhe për këtë jemi të lumtur.

- Arsyeja e zëvendësimit të Bogdanit, pasi pak minuta përpara se të linte fushën ai po tregonte një performacë shumë pozitive?

- Ai luajti një ndeshje ekselente, sidomos 10 minuta përpara se ta zëvendësoja. Por ishte një zgjidhje taktike, pasi duhet të aktivizoja një futbollist që të vraponte më shumë në fushën e blertë, duke parë edhe Skelën që ishte në rënie fizike.

- Nga 1-10, cila do të ishte nota për këtë mbrëmje?

- Ishte një ndeshje fantastike, qoftë individualisht, por edhe në aspektin organizativ. Sepse unë e shoh ndeshjen duke parë të gjithë skuadrën dhe nuk bazohem tek individët. Pra, duke parë këtë takim, s’mund të vë nota, vetëm të them që ishte një mbrëmje e shkëlqyer për të gjithë.

- Po tifozët e meritojnë një notë sonte (mbrëmë)?

- (Qesh në këto momente) 10-të!

- Është Skela lojtari i domosdoshëm për skuadrën, duke qenë se ju këmbëngulët shumë që ta keni në ekip?

- Skela është një lojtar i domosdoshëm për ne, sepse merr përsipër shumë përgjegjësi. Përballë një skuadre të mirorganizuar si Bjellorusia, ai ishte i domosdoshëm për ne për të çarë mbrojtjen e kundërshtarit.

- Është cilësuar në komentet “live” si një nga ndeshjet më të bukura të dekadës për Shqipërinë! A do ta ruani këtë imazh deri në fund të eliminatoreve?

- Nuk e di për takimet e tjera, por që nga koha që jam në drejtimin e kombëtares tuaj, kjo ishte sfida më e bukur që kjo skuadër ka zhvilluar.

Bosnja fundos Rumaninë, betejë për vendin e dytë

Sulmuesi i Mançester Sitit dhe Bosnjës, Edin Dzeko, shënoi në minutën e 83 të dje teksa Bosnja përmbysi rezultatin dhe fitoi 2 1 në këtë ndeshje eliminatore të Grupit D për Euro 2012. Ciprian Marica i kishte dhënë Rumanisë kryesimin në minutën e 29 të, edhe pse Bosnja ishte dominuese në pjesën e parë. Vedad Ibiseviç barazoi në minutën e 65 të me një gjuajtje me kokë pas një goditjeje të lirë të ekzekutuar nga krahu i majtë në zemër të zonës, ku Zvjedan Misimoviç nuk gaboi. Dzeko e çoi në 2 1 me një gjuajtje me kokë fare pranë portës pasi krosimi i Miralem Pjaniç nga goditja e këndit ishte e saktë. Kjo fitore e çon Bosnjën në kuotën e shtatë pikëve pas katër ndeshjesh të luajtura në Grupin D. Ky grup kryesohet nga Franca, e cila ka 12 pikë pas pesë ndeshjesh. Franca fitoi ndaj Luksemburgut me rezultatin 2 0 të premten, duke u shkëputur me katër pikë nga Bjellorusia e vendit të dytë. Skuadra jonë përfaqësuese është në vendin e tretë, me tetë pikë, por me golavarazh më të dobët se Bjellorusia. Rumania ka vetëm dy pikë nga katër ndeshje. Luksemburgu mbyll tabelën e grupit me vetëm një pikë.

Fonti: http://www.sportishqiptar.com.al/

Joomla Templates and Joomla Extensions by ZooTemplate.Com
Banner

We Design

We Design Studio

One Logo Communicate...Thousands Of Ideas. Logo speaks Volumes. We Design

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Brand Identity

Brand Identity

Colors, shapes, reflect the history that your business want to tell. Let us do what we do best

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Search Engine

Search Engine

We optimize your Web site for better ranking in search engine results. Study on Keywords, tags, search...

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com