MORE

Mundësi shqiptar ka marrë medaljen e argjendit në peshën 60kg, në stilin e lirë, në europianin e Gjermanisë
Mundësi shqiptar Sahit Prizreni është shpallur mbrëmë nënkampion i Europës, në peshën 60kg, në stilin e lirë. Në përfundim të garave, mundësi kuqezi ka arritur të marrë medaljen e argjendit, duke u mundur vetëm në finale nga rusi Opan Sat, ndërkohë që kishte fituar 3 duelet e mëparshme.
Një paraqitje mjaft e mirë kjo e mundësit Sahit Prizreni, që konfirmohet një nga sportistët më të mirë shqiptarë, duke sjellë një tjetër medalje. Shqiptari, në këtë turne, arriti tri fitore, duke hyrë deri në finale, ku dhe u mund nga rivali rus.
Shorti e la pa rival Prizrenin në turin e parë, duke u kualifikuar direkt në të dytin, ku përballë pati italianin Vinçenzo Rizoto. Shqiptari arriti një fitore të thellë dhe të lehtë, 26 0, duke triumfuar në çdo drejtim karshi italianit dhe duke u kualifikuar për në çerekfinale. Përballë, këtë herë, ishte i “zoti i shtëpisë”, gjermani Marsel Evald, që shihej si pretendent për medalje.
Por Sahit Prizreni tregoi sërish se është më i fortë, duke fituar me shifrat 8 4 dhe siguron një vend në gjysmëfinale. Një tjetër rival i fortë përballë mundësit shqiptar, ukrainasi Vasil Fedorishin, me të cilin dueli për një vend në finale ishte i hapur deri në fund. Por Prizreni u tregua më i shkathët dhe i kujdesshëm, duke fituar 5 4 dhe siguroi një vend në finale dhe një medalje.
Në finale, mundësi kuqezi rivalizon mirë në minutat e para të duelit, por shpejt rusi Opan Sat tregon se është më superior. Prizreni përpiqet që të rikuperojë, por rivali i tij rus arrin të fitojë 7 1, duke marrë medaljen e artë dhe shqiptari atë të argjendtë.
Gjithsesi, gëzim për mundësin shqiptar, që kthehet me medalje nga kampionati europian i mundjes, që po zhvillohet në Dortmund të Gjermanisë.Po dje ka garuar edhe mundësi tjetër shqiptar, Fatjon Baro, në peshën 96kg, në stilin e lirë. Baro, ndryshe nga Prizreni, është eliminuar që në turin e parë.
Ai u mund me rezultatin 11 1 nga mundësi armen Edgar Enokian, duke i thënë shumë shpejt “lamtumirë” aventurës europiane. Në këtë veprimtari janë edhe mundësit e tjerë shqiptarë: Florian Rexha (55kg stil i lirë) dhe Edison Thesepeli (55kg, greko romak).
Fonti: http://www.sportishqiptar.com.al
20°C
Clear
One Logo Communicate...Thousands Of Ideas. Logo speaks Volumes. We Design
30 March 2011 Lexo me shume...Colors, shapes, reflect the history that your business want to tell. Let us do what we do best
30 March 2011 Lexo me shume...We optimize your Web site for better ranking in search engine results. Study on Keywords, tags, search...
30 March 2011 Lexo me shume...