
OSBE/ODIHR do të zbarkojë në Shqipëri për monitorimin e zgjedhjeve vendore. Mësohet se vëzhguesit e këtij misioni do të mbërrijnë në aeroportin e Tiranës në datat 27-28 mars, ndërsa të martën më 29 mars do të bëhet prezantimi publik i tij.
Amerikani Jonathan Stonestreet në detyrën e Këshilltarit të Lartë Zgjedhor, pranë zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) në Varshavë do të jetë në krye të vëzhguesve. Ashtu si në zgjedhjet parlamentare, edhe këtë herë do të jenë rreth 450 vëzhgues që do të merren me përgatitjen e infrastrukturës së zgjedhjeve dhe zhvillimin e tyre më 8 maj.
Misioni do të jetë i ndarë në dy grupe, ku 50 prej tyre do të jenë afatgjatë që do të ndjekin ngritjen e infrastrukturës së nevojshme për zhvillimin dhe garantimin e zgjedhjeve. Për ditën e votimit pritet të mbërrijnë në Shqipëri 400 vëzhgues të tjerë afatshkurtër, që do të monitorojnë nga afër mbarëvajtjen e procesit.
Zyra për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OSBE/ODIHR-it) pritet të mbajë të martën një konferencë për shtyp, në të cilën kryesuesi Stonestreet pritet të hapë formalisht misionin për vëzhgimin e zgjedhjeve vendore të 8 Majit në Shqipëri. Pas prezantimit publik të martën, misioni vëzhgues do të takohet me aktorët kryesorë të politikës në vend.
Dy ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi edhe një pjesë të vëzhguesve vendas, të cilët janë pjesë e "Shoqatës për Kulturë Demokratike". Ky grup ka parashikuar vëzhgimin e zgjedhjeve të ardhshme me 900 vëzhgues të shpërndarë në ekipe të lëvizshme, nëse arrijnë të sigurojnë financimin e duhur. L. T
Fonti: http://www.shekulli.com.al/
One Logo Communicate...Thousands Of Ideas. Logo speaks Volumes. We Design
30 March 2011 Lexo me shume...Colors, shapes, reflect the history that your business want to tell. Let us do what we do best
30 March 2011 Lexo me shume...We optimize your Web site for better ranking in search engine results. Study on Keywords, tags, search...
30 March 2011 Lexo me shume...