
Pak ditë më parë është shkruar për një ngjarje goxha “të rëndë”, që ka cenuar këngëtaren e njohur kosovare, Adelina Ismajli. U tha se hitbërësja e “Tribalb” kishte vdekur. “Adelina paska vdekur, Adelina është ringjallur. Kështu shkruan një gazetë online”, është shprehur zëdhënësja e Adelinës, Rudina Idrizaj, duke shtruar pyetjen se çfarë meriton media që e ka publikuar këtë gënjeshtër. “Çfarë meriton kjo gazetë! Menduam dajakun, por s'kemi kohë. Menduam reagimin, nuk ia vlen. Menduam gjyqin, pasi është mirë të pasurohesh nga gënjeshtarët. Dënimi që i pret është të paktën 500 mijë euro”, - ka saktësuar Idrizaj. Duket që Adelina, e cila së fundmi ka njoftuar se do të kryejë një sërë koncertesh edhe në Amerikë, është acaruar shumë me këtë lajm, pasi dihet që me emrin e saj gazetat shtojnë tirazhin e shitjeve dhe numrin e lexuesve. Fansat janë trembur pa masë dhe kanë kërkuar me shpejtësi të informohen për shëndetin e këngëtares së tyre të preferuar, e cila është shëndoshë e mirë.
balkanweb.com
One Logo Communicate...Thousands Of Ideas. Logo speaks Volumes. We Design
30 March 2011 Lexo me shume...Colors, shapes, reflect the history that your business want to tell. Let us do what we do best
30 March 2011 Lexo me shume...We optimize your Web site for better ranking in search engine results. Study on Keywords, tags, search...
30 March 2011 Lexo me shume...