
Konsulentët e huaj dhe ekspertët e institucioneve të njohura financaire ndërkombëtare kanë theksuar shpesh se Shqipëria nuk ka kapacitete për të mirëmbajtur rrugët kryesore në vend. Kjo situatë do të theksohet edhe më tej kur të mbarojnë disa nga projektet më madhore të infrastrukturës dhe kur buxhetit t'i ikin miliarda lekë për mirëmbajtjen. Në këto kushte, studimi i delegacionit të Komisionit Europian përmes një kosulenti të huaj, Luis Berger, jep edhe alarmin lidhur me këtë pikë. Për të pasur si referencë një kosto të mundshme mirëmbajtjeje të rrjetit kombëtar rrugor, raporti i Luis Berger ka bërë një parashikim për një periudhë 20-vjeçare. “Kostoja totale e këtyre projekteve arrin në 1,039 milionë euro ose rreth 49 milionë euro në vit. Kjo përfshin mirëmbajtje rutinë, që vlerësohet në 12 milionë euro në vit. Duhet vënë në dukje se kjo përkon me rrjetin e tanishëm dhe se kostoja e mirëmbajtjes rutinë do të rritet me mbarimin e projekteve të reja rrugore”, thekson raporti. Nga kjo totale, vetëm rruga Durrës-Kukës për mirëmbajtjen në një vit kërkon milionë dollarë. Në këtë kuadër, konsulenti sugjeron vendosjen e një takse ekstra për karburantet (taksa e karbonit). “Një fond rrugor mbledh të ardhura nga taksa mbi përdoruesit e rrugëve. Në përgjithësi, një taksë e veçantë mbi karburantet që konsumohen nga automjetet shërben si një burim kryesor për to. Këto fonde, në përgjithësi mblidhen në burim: në rafineritë e naftës ku prodhohet karburanti ose kur importohen karburantet”, propozon raporti. Një sugjerim tjetër vjen nga Banka Botërore, e cila është pro koncesionit të rrugëve kryesore dhe, sidomos asaj Durrës-Kukës. Ekspertëve të IFC-së, pjesë e BB, u është kërkuar që të përllogarisin dhe të propozojnë mënyrën më të mirë të koncesionit për këtë vepër. Aktualisht, mirëmbajtja nuk ndihet në masë për këtë rrugë, sepse me kontratë duhet të kujdeset dhe për pak kohë ndërtuesi, kompania Bechtel-Enka.
One Logo Communicate...Thousands Of Ideas. Logo speaks Volumes. We Design
30 March 2011 Lexo me shume...Colors, shapes, reflect the history that your business want to tell. Let us do what we do best
30 March 2011 Lexo me shume...We optimize your Web site for better ranking in search engine results. Study on Keywords, tags, search...
30 March 2011 Lexo me shume...