
Nëse kriza në Greqi nuk do të ishte në parametrat e dy viteve të fundit, vendet e Ballkanit duke përfshirë edhe Shqipërinë do të kishin një rritje më të shpejtë ekonomike. Ballkani mbetet në rrezik nga kriza e borxheve kombëtare e Greqisë, teksa rimëkëmbja e rajonit është më e dobët se, në vendet e tjera të Europës Lindore, pohoi presidenti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Thomas Mirow për agjencinë e lajmeve ndërkombëtare ekonomike “Bloomberg”. Greqia, e cila i kërkoi ndihmë Bashkimit Europian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar vitin e kaluar, po vuan sërish nga një rritje e kostos së borxhit, si rrjedhojë e shqetësimeve të investitorëve se do të ketë nevojë të ristrukturojë borxhin. Këto shqetësime mund të ndikojnë bankat që veprojnë në Ballkan dhe BERZH, së bashku me FMN-në, që të punojnë për të parandaluar efektin ngjitës, tha Mirow. Për pjesën tjetër të Ballkanit, “mund të them se, ka një rrezik potencial dhe ai ka nevojë të zvogëlohet dhe të frenohet”, tha Mirow. “Ne kemi qenë aktiv, veçanërisht, por sa i përket sektorit financiar, teksa degët e bankave greke luajnë rol në të rëndësishëm këto vende”. BERZH, që u krijua pas rënies së komunizmit për të ndihmuar vendet e Europës Lindore dhe ish-Bashkimit Sovjetik në tranzicionin e tyre drejt një ekonomie tregu, parashikon që Ballkani do të rritet me 1.9%, gjysma e ritmit të pjesës së mbetur të Europës Qendrore dhe Lindore. Shqipëria dhe Maqedonia do të vuajnë më së shumti pasojat, për shkak se kanë edhe marrëdhëniet tregtare të larta më këtë vend. Ndërkohë që Shqipëria ka edhe një numër të mëdha të eigrantësh të punësuar në Greqi, që prej krizës atje po sjellin më pak të ardhura në familjet e tyre. Në rajon, Sllovenia, Rumania dhe Bullgaria janë tashmë anëtarë të BE-së, ndërsa Kroacia është pranë hyrjes në të. Të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë duan që të bëhen anëtare të BE-së. “Për ta filluar me Rumaninë dhe Bullgarinë, ato janë shumë të ngadalta për t’iu rikthyer rritjes dhe kjo nënkupton se do të duhet më shumë se të tjerët për të marrë veten nga kriza”, tha Miroë. Bosnjë-Hercegovina, skena e luftimeve më të ashpra gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë në vitet 1990, po kalon situatën më të keqe, tha ai. Bosnja nuk ka ende një qeveri qendrore pas zgjedhjeve të përgjithshme të tetorit. Serbët, kroatët dhe myslimanët nuk kanë arritur në një konsensus, teksa secili komb kërkon një pozicion dominant. Në shtetin fqinj Serbi, më i populluari i ish-republikës jugosllave, qeveria proeuropiane e viteve të fundit ka ndihmuar në disa fusha, por megjithatë ka shumë rrugë për të bërë. “Serbia është një shtet që për disa vjet ka pasur një shumicë proeuropiane, por ndërkohë ka dhe shumë vështirësi”, tha ai. “Ballkani Perëndimor mbetet një zonë e vështirë dhe përfshirja në perspektivën europiane ka ende shumë çështje e probleme”. Kroacia, e cila përballet me zgjedhje nga fundi i vitit, synon të përfundojë bisedimet e hyrjes në fund të qershorit, teksa vendi i Adriatikut po përpiqet të rregullojë sistemin e tij gjyqësor dhe të nxisë rimëkëmbjen ekonomike.
One Logo Communicate...Thousands Of Ideas. Logo speaks Volumes. We Design
30 March 2011 Lexo me shume...Colors, shapes, reflect the history that your business want to tell. Let us do what we do best
30 March 2011 Lexo me shume...We optimize your Web site for better ranking in search engine results. Study on Keywords, tags, search...
30 March 2011 Lexo me shume...