Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com
  • Lajme Flash
Lajmet kryesore: Me 21 Dhjetor Kemi Diten Me Te Lumtur Ne Bote - Tuesday, 11 December 2012 18:53
Lajmet kryesore: Festimet për 100-vjetorin e pavarësisë së vendit - Friday, 23 November 2012 23:11
Lajmet kryesore: Njerëzit dynden për Skënderbeun - Friday, 23 November 2012 22:09
Lajmet kryesore: Kliko per te pare Google Kuq e Zi - Friday, 23 November 2012 21:17
Lajmet kryesore: Xhim Begeja me Ekipin e alpinisteve shqiptare ve flamurin ne Everest - Friday, 23 November 2012 20:06
Argetim: Më e mirë e ëma se e bija! - Thursday, 02 June 2011 14:17
Kulture: Bienalja, 5 shqiptarët sot në Venecia - Thursday, 02 June 2011 14:15
Kulture: Duff McKagan sukses në "Qemal Stafa" prezanton albumin - Thursday, 02 June 2011 14:13
Politika: ODIHR: Fletët gabim, vendos Kolegji - Thursday, 02 June 2011 14:09
Blue Grey Red

Bregasi: Banka të tërhiqet, të jetë partnere me biznesin

Për presidentin e BiznesAlbania, Luan Bregasi, kjo është një nga pikat kyçe të marrëdhënies mes palëve, të cilat në raste kontratash kredie rezulton të jenë gjithmonë të njëanshme në favor të bankave. Duke marrë shkas nga rasti i fundit ku Raiffeisen Bank ka vendosur të sekuestrojë pronat e grupit “A&B”, ku përfshihet “Birra Norga”, Bregasi e vë theksin në gjetjen një gjuhe të përbashkët mes palëve, por edhe përfshirjen e aktorëve të tjerë në lojë për të kaluar këtë situatë. Sipas tij, problemi duhet parë më gjerë, në kuadrin e situatës ekonomike aktuale dhe në vështirësitë ekonomike që ka gjithë sipërmarrja private, çka duhet t'i bëjë bankat të sillen si partnere me sipërmarrjen private. Për Bregasin, në një kontratë ku ka dy palë, banka dhe kompania private, përgjegjësia nuk është vetëm tek ai që merr lekët, në rastin konkret biznesi, por edhe tek ata që japin lekët, pra te bankat. “Duke dashur ta përgjithësoj këtë eksperiencë jo shumë të mirë, mendoj se ka ardhur momenti që bankat të sillen ndryshe me sipërmarrjen, të njohin realitetin ekonomik të Shqipërisë dhe të shikojnë se çfarë mundësish ka për ta zbutur në mënyrë të dyanshme këtë situatë të vështirë që ka vendi. Gjithsesi, në rastin konkret unë kam informacion që kjo kompani (Norga) ka paguar rreth 8 milionë euro interesa, plus principal, pra do të thotë që është në rrugën e zbatimit të kësaj kontrate, në rrugën e zbatimit të kësaj marrëveshjeje”, shprehet Bregasi në deklaratën e tij.

Në vijim të aktit të Raiffeisen Bank ai shton se sjellja nuk është e tillë që rrjedh nga një marrëdhënie, por është një sjellje që, me sa duket, ka interesa të tjera. “Banka e Shqipërisë nuk duhet të jetë në anën e sipërmarrjes, nuk mund të jetë edhe kaq hapur sa ka qenë kohët e fundit në mbështetje të plotë të bankave. Sigurisht, banka duhet të mbrojë, por Banka e Shqipërisë është një institucion që monitoron bankat e vendit. Unë mendoj që Raiffeisen Bank duhet ta shohë vendimin e vet.
Keni raste të ngjashme plot. Dhe kur falimentoi Parmalati përveçse falimentoi për shkakun e vet e asistoi shteti dhe bankat për ta rimarrë veten, siç edhe e rimori veten pasi pas një biznesi janë dhjetëra e qindra familje, janë dhjetëra e qindra interesa të zonës ku biznesi zhvillon prodhimin e vet. Nuk duhet parë me një sy të vogël, që erdhi rasti ta bëjmë këtë punë por të tregojmë gjithë kapacitetet e mundshme se bankat e kanë këtë mundësi e kanë këtë komoditet, t'i krijojnë shansin kompanive shqiptare, që këtë situatë të vështirë ekonomike që ka vendi, ta ndajnë sëbashku me sipërmarrjet vendase”, tha Bregasi.
Bankat duhet të sillen si partnere me biznesin dhe ta kuptojnë vështirësinë që has sipërmarrja në një periudhë postkrize.

Raiffeisen Bank: Pse po e sekuestrojmë fabrikën

Pas akuzave të pronarëve të kompanisë, dje ka reaguar edhe banka “Raiffeisen”. Në një njoftim për shtyp ajo sqaron hapat e ndjekur deri në sekuestrimin e pronave të “Birra Norga”. “Me keqardhje njoftojmë sekuestrimin e pronave të grupit “A&B”, si pasojë e borxhit prej më shume se 11 milionë euro që pronarët e kësaj kompanie i kanë bankës. Grupi “A&B” jo vetëm nuk ka paguar detyrimet për më shumë se një vit tashmë, por gjithashtu kanë refuzuar çdo lloj bashkëpunimi me bankën, duke bërë vetëm premtime boshe për kryerjen e pagesave”. Më tej, në deklaratën e bankës thuhet se pronarëve të grupit “A&B” u janë ofruar disa alternativave. “Kemi siguruar disa ristrukturime gjatë vitit të kaluar për të reflektuar vështirësitë e kompanisë. U kemi ofruar mundësinë pronarëve të kompanisë disa herë gjatë vitit të kaluar të bënin analizën financiare nga një vlerësues i jashtëm ndërkombëtar, kostot e të cilit do të mbuloheshin nga banka. Javë më parë i kemi ofruar bashkadministrimin kompanisë me një ekspert ndërkombëtar të caktuar nga banka, një periudhë ndërprerje (grace period) për pagesën e borxhit dhe heqjes së gjithë penaliteteve – kjo ofertë gjithashtu u refuzua. Megjithatë, çdo përpjekje jona është refuzuar nga pronarët”, thuhet në deklaratën e bankës. Banka “Raiffesien” ka vendosur të paguajë rrogat e muajit maj për punonjësit që janë akoma në listën e pagave të grupit “A&B”. “Do të donim të theksonim se situata aktuale e grupit “A&B” është rezultat i vendimeve menaxheriale të kompanisë, duke përfshirë këtu refuzimin e ofertave që banka u ka bërë pronarëve të grupit ‘A&B'”, përfundon deklarata.

http://www.panorama.com.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by ZooTemplate.Com
Banner

We Design

We Design eshte e specializuar ne ndertimin e faqeve te internetit. Ne perdorim teknologjine me te perparuar duke qene gjithnje ne pararoje te zhvillimit. Faqet e ndertuara nga ne kane dizajn profesional. Duke kombinuar anen estetike me ate funksionale, ne arrijme te krijojme faqe qe jane dinamike, lehtesisht te perdorshme, dhe qe hapen mjaft shpejt.
Faqet e ndertuara nga ne ne shumicen e rasteve perdorin database per mbajtjen e informacionit, i cili rifreskohet nga vete klientet nepermjet nje faqeje administrimi te mbrojtur me fjalekalim.

We Design

Gallery

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com
image
image
image
image

Me 21 Dhjetor Kemi Diten Me Te Lumtur Ne Bote

Me 21 Dhjetor kemi diten me te lumtur ne Bote ! – Kjo le te kuptoje se Asnjehere Skemi pas Ngrohje Globale, Anjehere Skemi pas Ftohje Globale, Asnjehere Skemi pas…

Lexo me shume

Festimet për 100-vjetorin e pavarësisë së vendit

Tirana është e veshur e gjitha kuq e zi, flamuj të shumtë, midis të cilëve edhe ai gjigand në qëndër të qytetit janë dëshmi e ditëve festive të 100 vjet…

Lexo me shume

Njerëzit dynden për Skënderbeun

Armët e Skënderbeut u ekspozuan dje për herë të parë në Muzeun Historik Kombëtar. Ndërsa në ambientet e brendshme zhvillohej ceremonia zyrtare, një gardh i gjatë njerëzish qëndronin jashtë muzeut.…

Lexo me shume

Kliko per te pare Google Kuq e Zi

Klikoni tek ky link per te plotesuar peticionin. Vetem 30 Sekonda: http://www.change.org/petitions/google-have-a-doodle-for-albania-s-100-year-anniversary-of-independence

Lexo me shume
img
img
img
img

We Design

We Design Studio

One Logo Communicate...Thousands Of Ideas. Logo speaks Volumes. We Design

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Brand Identity

Brand Identity

Colors, shapes, reflect the history that your business want to tell. Let us do what we do best

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Search Engine

Search Engine

We optimize your Web site for better ranking in search engine results. Study on Keywords, tags, search...

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Newsletter

Vendosni email-in tuaj per te marre te rejat me te fundit nga We Love Albania