Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com
  • Lajme Flash
Argetim: Më e mirë e ëma se e bija! - Thursday, 02 June 2011 14:17
Kulture: Bienalja, 5 shqiptarët sot në Venecia - Thursday, 02 June 2011 14:15
Kulture: Duff McKagan sukses në "Qemal Stafa" prezanton albumin - Thursday, 02 June 2011 14:13
Politika: ODIHR: Fletët gabim, vendos Kolegji - Thursday, 02 June 2011 14:09
Ekonomi: Bregasi: Banka të tërhiqet, të jetë partnere me biznesin - Thursday, 02 June 2011 14:06
Ekonomi: Rimbursimi, shtohen 11 ilaçe te reja në listë - Thursday, 02 June 2011 14:04
Politika: Ambasadorët e Topi, negociata për pakt para kolegjit - Monday, 30 May 2011 15:04
Blue Grey Red

Cez në negociata për blerjen e HEC –ve të Bistricës

Cez Albania, kompania që ka monopolin në shpërndarjen e energjisë elektrike, është interesuar për të operuar edhe në sektorin e prodhimit. Lajmin e kanë konfirmuar burimet në Ministrinë e Ekonomisë dhe Energjetikës, ndërkohë që burimet zyrtare të Cez kanë pohuar interesin për të shtrirë aktivitetin edhe në sektorin e prodhimit. Sipas burimeve të tregut, CEZ Albania synon të blejë disa hidrocentrale ekzistuese në pjesën jugore të Shqipërisë. Me këtë lëvizje, CEZ Albania synon vertikalizimin e shoqërisë, duke u kthyer nga shpërndarës dhe në prodhues të energjisë elektrike. Në këtë mënyrë, CEZ Albania nuk do të jetë e varur 100% nga KESH dhe nga importi, por do të ketë dhe pjesën e saj në prodhimin e energjisë në vend. Prej bisedimeve që kanë nisur tashmë ndërmjet qeverisë dhe Cez, pritet që të finalizohet se cilët nga hidrocentralet do të zgjidhen që të fillojë procedura e blerjes. Këtu bëhet fjalë për hidrocentrale të vogla dhe të mesme, për shkak se HEC –et e mëdha që shtrihen në lumin Drin do të mbeten në pronë të shtetit. Sipas burimeve të MAPO-s bëhet fjalë për katër hidrocentrale të rëndësishme që CEZ është në negociata për t'i blerë. Fjala është për shitjen e dy hidrocentraleve mbi lumin Mat, hidrocentralet e Ulzës dhe të Shkopetit, si edhe dy hidrocentralet e Bistricës në Jug të vendit. Hidrocentrali i Ulzës është vënë në punë në vitin 1958. Ai është hidrocentrali i parë i ndërtuar në kaskadën e lumit Mat. Ai ka fuqi të instaluar totale 25 megavat. Ndërsa hidrocentrali i Shkopetit, i dyti në kaskadën e Matit, me fuqi 24 megavat, si edhe dy hidrocentralet e Bistricës, me fuqi përkatësisht 22 dhe 2 megavat, janë ndërtuar në harkun kohor 1960 dhe 1966. Në të katër këto hidrocentrale, në vitet e fundit ka pasur rehabilitime të thella. Në fakt shitjen e këtyre katër hidrocentraleve e ka lajmëruar ish-ministri i Energjetikës, Ilir Meta, në kohën kur drejtoi dikasterin e energjetikës. Meta ishte duke bërë një reformë të thellë në privatizime, ku ishte përfshirë shitja e Albpetrolit dhe licencimi disa kompanive të tjera në shpërndarjen e energjisë elektrike. Interesi për të investuar në sektorin shqiptar të energjetikës në fakt ka qenë i lartë vitet e fundit, por kriza e brendshme politike dhe kriza ekonomike globale kanë stopuar planet e investitorëve. Për pasojë kanë mbetur në letër disa kontrata të mëdha të qeverisë, që kishin të bënin me ndërtime HEC-esh dhe me ndërtimin e disa platancioneve që do të prodhonin energji nga era. Më 11 mars 2009, qeveria e Shqipërisë dhe CEZ Group hartuan dhe nënshkruan kontratën për përvetësimin e 76% të aksioneve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH). Duke pasur ofertën më të mirë, CEZ u përzgjodh si fitues nga komisioni tenderues në tetor 2008 dhe kompania filloi të administrohej zyrtarisht nga CEZ, më 30 mars 2009. Vlera e kontratës për shumicën e aksioneve të OSSH është 102 milionë euro.

mapo.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by ZooTemplate.Com
Banner

We Design

We Design eshte e specializuar ne ndertimin e faqeve te internetit. Ne perdorim teknologjine me te perparuar duke qene gjithnje ne pararoje te zhvillimit. Faqet e ndertuara nga ne kane dizajn profesional. Duke kombinuar anen estetike me ate funksionale, ne arrijme te krijojme faqe qe jane dinamike, lehtesisht te perdorshme, dhe qe hapen mjaft shpejt.
Faqet e ndertuara nga ne ne shumicen e rasteve perdorin database per mbajtjen e informacionit, i cili rifreskohet nga vete klientet nepermjet nje faqeje administrimi te mbrojtur me fjalekalim.

We Design

Gallery

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com
image
image
image
image

"Traviata" pa lekë, me dy gozhdë e dy dërrasa

Teksa moshatarët e tij këngëtarë në Opera, kishin fiksuar sytë te transmetimet e pafundme politike në televizor, Shyqyri Caushaj fliste për operën "Traviata" të Xhuzepe Verdit, që e ka në…

Lexo me shume

Ristani 48 ore kohe per rezultatin final te Bashkise se Tiranes

Menjehere pas mbledhjes se KQZ-se ku nuk u shqyrtua shpallja e rezultatit perfundimtar per Bashkine e Tiranes kryetari Ristani tha per mediat se akoma nuk ka nje rezultat final pasi…

Lexo me shume

Numërimi në Tiranë, Basha mbetet në avantazh

TIRANE- Kandidati demokrat Lulzim Basha vazhdon te mbetet ne avantazh ne Tirane, duke lene pas rivalin socialist, Edi Rama. Te dhenat e fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas numerimit…

Lexo me shume

Votimet, KQZ: Pjesëmarrja në rang vendi 50.9 përqind

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e para të pjesëmarrjes për disa qarqe dhe bashki të votuesve deri në orën 19:00 të ditës së sotme. Në bashkinë Tiranë pjesëmarrja…

Lexo me shume
img
img
img
img

Llogaria juaj

We Design

We Design Studio

We Design Studio

One Logo Communicate...Thousands Of Ideas. Logo speaks Volumes. We Design

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Brand Identity

Brand Identity

Brand Identity

Colors, shapes, reflect the history that your business want to tell. Let us do what we do best

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Search Engine

Search Engine

Search Engine

We optimize your Web site for better ranking in search engine results. Study on Keywords, tags, search...

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Newsletter

Vendosni email-in tuaj per te marre te rejat me te fundit nga We Love Albania