
Dëmi ekonomik që i shkaktohet CEZ Shpërndarje nga ata që ndërhyjnë në rrjet në mënyrë të paligjshme, do të përllogaritet sipas metodologjisë që ka miratuar së fundmi Enti Rregullator i Energjisë.Kështu, CEZ do të llogarisë dëmin që i shkaktohet qoftë nga familjarët, qoftë nga klientët e mesëm e gjithashtu nga ata të mëdhenj, përmes limiteve të vendosura nga ERE. Në vendimin e këtij institucioni, theksohet se “Dëmi ekonomik është vlera korresponduese në lekë e sasisë së energjisë (kwh) të konsumuar mesatarisht gjatë një viti prej një konsumatori klienti tipik të një kategorie. Sasia e energjisë së konsumuar është llogaritur si produkt i konsumit mesatar mujor të një konsumatori/klienti tipik të kategorisë, ku shkaktari i dëmit bën pjesë me numrin e muajve të një viti (12) dhe përcaktohet sipas tabelës së miratuar nga ERE”. Kështu, sipas kësaj tabele, për një konsumator familjar apo të zakonshëm sasia e energjisë që do t'i llogaritet si dëm ekonomik është 4 mijë kwh, për kategorinë e dytë ku hyjnë klientët e mesëm, sasia e energjisë që do të llogaritet në lekë do të jetë 10 mijë kwh, kurse për klientët e mëdhenj, sasia do të jetë 20 mijë kilovat/orë. ERE nënvizon se kjo masë energjie do të llogaritet sipas tarifës në fuqi që zbatohet për oraret jashtë pikut. “Çmimet që do të aplikohen për këto sasi të llogaritura të dëmit ekonomik, do të jenë çmimet e energjisë elektrike të zbatuara në periudhën jashtë pikut, miratuar nga ERE, për kategorinë e klientëve sipas nivelit të tensionit ku ata furnizohen. Për klientët familjarë do të aplikohet çmimi i miratuar për sasinë e energjisë elektrike të konsumuar në bllokun e dytë”, thekson ERE. Le të marrim një shembull për këtë. Nëse një klient ndërhyn në mënyrë të paligjshme në rrjet, atij do t'i llogaritet dëmi ekonomik sipas tabelës së ERE. Për konsumatorin familjar, llogaritja do të jetë 4000këh x 13.5 lekë/kwh që është çmimi i bllokut të dytë. Ndërkohë që për klientët e tjerë, do të veprohet me të njëjtën përllogaritje, veçse kjo me çmimin jashtë pikut. Njëlloj do të veprohet edhe për klientët e mesëm dhe ata të mëdhenj, veçse energjia do të llogaritet me çmimin e kategorisë së tyre, por jashtë orarit të pikut.
Klientët dhe sasia në KWH
Klientë të vegjël
4000 kwh
Klientë të mesëm
10 000 kwh
Klientë të mëdhenj
20 000 kwh
One Logo Communicate...Thousands Of Ideas. Logo speaks Volumes. We Design
30 March 2011 Lexo me shume...Colors, shapes, reflect the history that your business want to tell. Let us do what we do best
30 March 2011 Lexo me shume...We optimize your Web site for better ranking in search engine results. Study on Keywords, tags, search...
30 March 2011 Lexo me shume...