
Qeveria ka rritur shpenzimet e saj jashtë parashikimeve, ndërkohë që kjo rritje dhe mosrealizimi i të ardhurave në masën e pritshme ka thelluar deficitin buxhetor. Viti zgjedhor duket se ka dhënë efektin e tij, duke e bërë qeverinë më dorëlëshuar dhe duke i ngarkuar barrën e rregullimit të deficitit pjesës së dytë të vitit. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, gjatë një konference për shtyp dje, pas mbledhjes së Këshillit të Mbikëqyrjes, u shpreh lidhur me shpenzimet dhe deficitin në vend, si dhe kujdesit që duhet të ketë qeveria. “Të dhënat e analizuara nga Këshilli Mbikëqyrës tregojnë se shpenzimet buxhetore të tremujorit të parë të vitit janë rritur me 16.8%, të mbështetura pjesërisht edhe nga rritja me 12.5 miliardë lekë e deficitit buxhetor, kundrejt së njëjtës periudhë të vitit të kaluar”, detajoi Fullani. Thellimi i deficitit, sipas guvernatorit lidhet përveçse me rritjen e shpenzimeve, edhe me ecurinë e të ardhurave në një nivel më të ulët sesa plani. “Informacioni i muajit prill tregon një rritje më të ngadaltë të të ardhurave buxhetore në këtë periudhë, duke theksuar nevojën e marrjes së masave për respektimin e nivelit të planifikuar të deficitit buxhetor”, tha ai. Deficitin real në buxhet dhe shqetësimin e guvernatorit e mbështesin edhe treguesit fiskalë të katërmujorit të parë të këtij viti, ku rezulton një deficit mjaft i lartë krahasuar me një vit më parë, një deficit që kryesisht është plotësuar me hua të marrë në tregun vendës. Në planin tjetër, guvernatori theksoi se ecuria e përgjithshme e ekonomisë për aq sa i përket rritjes, pritet të jetë pozitive, kjo e mbështetur nga kreditimi i bizneseve dhe rritja e importeve të mallrave kapitalë. Por edhe në këtë prizëm, guvernatori ka shprehur shqetësimin se në një periudhë afatgjatë problem për vendin do të jetë rritja e investimeve me kapital të huaj. “Institucionet përgjegjëse, në nivel makro dhe mikroekonomik, duhet të forcojnë punën për reformat strukturore, të cilat zhvillojnë më tej avantazhet krahasuese të ekonomisë shqiptare dhe rrisin konkurrencën e ekonomisë sonë në tregjet e produkteve, të punës e të kapitalit”, tha Fullani. Në këtë kuadër, ai theksoi se Banka e Shqipërisë gjykon se ruajtja e parametrave të stabilitetit makroekonomik është një parakusht i domosdoshëm në këtë drejtim, duke e orientuar gjithnjë punën e saj nga garantimi i stabilitetit të çmimeve dhe mbështetja e stabilitetit financiar të vendit.
16.8 per qind
janë rritur shpenzimet e qeverisë gjatë 3 mujorit të parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, nxitur kjo dhe nga zgjedhjet e majit
12.5 miliarde
lekë më shumë se një vit më parë është rritur deficiti buxhetor në 3-mujorin e parë të këtij viti. Ky deficit është financuar me hua të marra nga bankat e nivelit të dytë në vend
22.1 per qind
e prodhimit të brendshëm bruto vlerësohet niveli i deficitit tregtar në tremujorin e parë të këtij viti. Krahasuar me një vit më parë, ky deficit është ulur me 0.3 për qind
One Logo Communicate...Thousands Of Ideas. Logo speaks Volumes. We Design
30 March 2011 Lexo me shume...Colors, shapes, reflect the history that your business want to tell. Let us do what we do best
30 March 2011 Lexo me shume...We optimize your Web site for better ranking in search engine results. Study on Keywords, tags, search...
30 March 2011 Lexo me shume...