Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com
  • Lajme Flash
Lajmet kryesore: Me 21 Dhjetor Kemi Diten Me Te Lumtur Ne Bote - Tuesday, 11 December 2012 18:53
Lajmet kryesore: Festimet për 100-vjetorin e pavarësisë së vendit - Friday, 23 November 2012 23:11
Lajmet kryesore: Njerëzit dynden për Skënderbeun - Friday, 23 November 2012 22:09
Lajmet kryesore: Kliko per te pare Google Kuq e Zi - Friday, 23 November 2012 21:17
Lajmet kryesore: Xhim Begeja me Ekipin e alpinisteve shqiptare ve flamurin ne Everest - Friday, 23 November 2012 20:06
Argetim: Më e mirë e ëma se e bija! - Thursday, 02 June 2011 14:17
Kulture: Bienalja, 5 shqiptarët sot në Venecia - Thursday, 02 June 2011 14:15
Kulture: Duff McKagan sukses në "Qemal Stafa" prezanton albumin - Thursday, 02 June 2011 14:13
Politika: ODIHR: Fletët gabim, vendos Kolegji - Thursday, 02 June 2011 14:09
Blue Grey Red

Kreditë, ligji kundër “hileve” të bankave

Bankat nuk do të kenë mundësi të ndryshojnë kushtet e kontratave të kredisë lidhur me interesin, pa marrë fillimisht pëlqimin e konsumatorit.Në ndryshimet që i janë bërë ligjit “Për mbrojtjen e konsumatorit”, kjo është një nga pikat që qeveria ka vendosur t'i shtojë nenit 27, ku përfshihen kushtet e padrejta. “Janë kushte të padrejta në kontrata të drejtat e tregtarit, kur ndryshojnë kushtet e kontratave të kredisë, veçanërisht metodën/metodologjinë e përllogaritjes së normës së interesit dhe elementet e saj, pa marrë më parë pëlqimin e konsumatorit”, thuhet në pikën (m) të nenit 27 të ligjit. Problematika e ndryshimit të interesit nga bankat për kreditë është një problem që është lakuar shpesh edhe nga Banka e Shqipërisë, e cila ka bërë thirrje për më shumë transparencë. Bankat në vend aplikojnë “sistemin” e yjeve për interesat të cilat caktohen si fikse, por me një kusht ndryshimi në një periudhë të caktuar. Edhe publiciteti që institucionet bankare ofrojnë ndaj klientëve do të duhet të jetë më i qartë në të ardhmen, duke përfshirë brenda këtij publiciteti informacionin standard. Sipas vendimit të miratuar dje, informacioni standard, përveçse është i qartë dhe i saktë, përfshin në vetvete edhe një shembull ku specifikohen: normat e huasë, fikse ose të ndryshueshme ose të dyja së bashku, me veçoritë e çdo pagese/detyrimi të përfshira në koston totale të kredisë për konsumatorin, shuma totale e kredisë, norma vjetore e përqindjes së pagesave/detyrimeve apo norma efektive e interesit (NEI), siç përcaktohet me akt nënligjor të Bankës së Shqipërisë, nëse është e zbatueshme kohëzgjatja e marrëveshjes së kredisë, në rastin e një kredie në formën e një pagese të shtyrë, për një mall ose shërbim të veçantë; çmimi në para (kesh) dhe shuma e çdo pagese në avancë, shuma totale e pagesës për konsumatorin dhe shumat e pagesave për këstet. Konsumatorit, nga ana tjetër, duhet që t'i sigurohet mundësi informacioni për alternativa të ndryshme të kredisë, në mënyrë që ai të zgjedhë sipas interesave të tij, pasi të ketë bërë krahasimin. Ky informacion duhet t'i sigurohet nga ndërmjetësi i kredisë dhe duhet të jetë në formë të shkruar apo format tjetër të disponueshëm. Edhe një herë vendimi i mëshon kujdesit që duhet të bëhet në informacionin e dhënë, i cili duhet të jetë sipas standardeve të përcaktuara nga Banka e Shqipërisë. Edhe mbi këtë pikë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka theksuar jo pak herë se edukimi i konsumatorit është një nga gjërat më të rëndësishme që lidhet me sektorin bankar. Por çfarë parashikon vendimi për situatën kur konsumatori ka marrë një kredi dhe kërkon të heqë dorë prej saj apo kërkon të bëjë shlyerjen e parakohshme. Vendimi i ri detajon mënyrën se si veprohet në këto raste. “Konsumatori ka të drejtë në çdo kohë të shlyejë plotësisht ose pjesërisht detyrimet e tij, gjithnjë sipas marrëveshjes së kredisë. Në këto raste, konsumatorit i jepet e drejta e reduktimit të kostos totale të kredisë që konsiston në uljen e interesit dhe kostove për periudhën e mbetur të kontratës së kredisë”, përcakton vendimi. Mbrojtja e konsumatorit në rastet e kreditimit nuk është e vetmja pjesë ku është ndërhyrë në ligj. Vendimi i ri e cakton si taksativ faktin që kontrata e nënshkruar duhet të ketë një format të caktuar në mënyrën e shkrimit, duhet të jetë në shqip, si dhe të ketë formulim të qartë. Në rastet kur ky formulim në vend është i paqartë apo interpretohet në mënyra të ndryshme, e drejta i jepet gjithmonë konsumatorit.

Kthimi i mallit

Një tjetër pjesë që vendimi përcakton, lidhet me ndarjen e pozicioneve të konsumatorëve dhe tregtarëve, duke përcaktuar të drejtat e detyrimet e secilit karshi tjetrit. Kështu, për rastet kur një  konsumator kthen mallin brenda 14 ditëve kalendarike pa asnjë argument, atëherë kostoja e kthimit të mallit i ngarkohet konsumatorit. Ndërkaq, për rastin e kundërt, kur shërbimi apo malli nuk është ofruar në kohën e përcaktuar, konsumatori ka të drejtë që të kthejë këtë shërbim pa marrë përsipër asnjë kosto. Kjo në fakt vlen për produktet që nuk hyjnë në kategorinë e ushqimeve dhe për shërbimet që nuk lidhen me transportin apo kushtet e fjetjes.

Ndryshimet në ligjin “Për mbrojtjen e konsumatorit” lidhur me kreditimin

Në pikën 4, të nenit 27, shtohet shkronja “m” me këtë përmbajtje:
“Janë kushte të padrejta në kontrata të drejtat e tregtarit, kur ndryshojnë kushtet e kontratave të kredisë, veçanërisht metodën/metodologjinë e përllogaritjes së normës së interesit dhe elementet e saj, pa marrë më parë pëlqimin e konsumatorit”, thuhet në pikën “m”, të nenit 27 të ligjit. Problematika e ndryshimit të interesit nga bankat për kreditë është një problem që është lakuar shpesh edhe nga Banka e Shqipërisë, e cila ka bërë thirrje për më shumë transparencë. Bankat në vend aplikojnë.
Në nenin 45 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Pika 1 ndryshohet si më poshtë vijon:
“1. Çdo publicitet në lidhje me marrëveshjet e kredisë, e cila tregon një normë interesi apo ndonjë shifër në lidhje me çmimin e kredisë për konsumatorët, duhet të përfshijë informacionin standard të përcaktuar në këtë nen.
Ky informacion standard duhet të jepet në mënyrë të qartë, të saktë dhe të dukshme, me anë të një shembulli përfaqësues, ku të specifikohen:
a) norma e huasë, fikse, e ndryshueshme ose të dyja së bashku, me veçoritë e çdo pagese/detyrimi të përfshira në koston totale të kredisë për konsumatorin;
b) shuma totale e kredisë;
c) norma vjetore e përqindjes së pagesave/detyrimeve apo norma efektive e interesit (NEI), siç përcaktohet me akt nënligjor të Bankës së Shqipërisë;
ç)  nëse është e zbatueshme, kohëzgjatja e marrëveshjes së kredisë;
d) në rastin e një kredie në formën e një pagese të shtyrë, për një mall ose shërbim të veçantë, çmimi në para (kesh) dhe shuma e çdo pagese në avancë;
dh)  shuma totale e pagesës për konsumatorin dhe shumat e pagesave për këstet.”
2. Pas pikës 1, shtohen pika 1.1 dhe 1.2, me këtë përmbajtje:
“1.1. Në një kohë të arsyeshme, përpara se konsumatori të pranojë ndonjë ofertë ose të lidhë kontratë, kreditori dhe, kur është e zbatueshme, ndërmjetësuesi i kredisë, i sigurojnë konsumatorit, në bazë të kushteve të kredisë dhe kushteve të ofruara nga kreditori, si dhe nëse është e zbatueshme, preferencave të shprehura apo informacionit të dhënë nga ana e konsumatorit, të dhënat e nevojshme për të krahasuar ofertat e ndryshme, në mënyrë që të marrë sipas këtyre të dhënave një vendim për lidhjen e një marrëveshjeje kredie.
Një informacion i tillë, i dhënë me shkrim apo me një mjet tjetër të qëndrueshëm, duhet të jetë sipas formës/formave standarde të informacionit të kredisë konsumatore, të përcaktuar nga Banka e Shqipërisë.
1.2. Në kuptim të këtij neni, “ndërmjetësuesi i kredisë” është çdo person fizik ose juridik, i cili nuk vepron si kreditor, por për qëllime që lidhen me tregtinë, biznesin ose profesionin e tij:
i. paraqet ose ofron marrëveshje kredie te konsumatorët;
ii. ndihmon konsumatorët për punën përgatitore në lidhje me marrëveshjet e kredisë, ndryshe nga ato të përmendura në nënndarjen “i”;
iii. lidh marrëveshje kredie me konsumatorët në emër të kreditorit, mbi bazën e një tarife, që mund të jetë me para ose me ndonjë formë tjetër financiare, për të cilën është rënë dakord.”
3. Pas pikës 2, shtohet pika 2.1, me këtë përmbajtje:
“2.1. Konsumatori ka të drejtë në çdo kohë të shlyejë plotësisht ose pjesërisht detyrimet e tij, sipas marrëveshjes së kredisë. Në këto raste, konsumatorit i jepet e drejta e reduktimit të kostos totale të kredisë, që konsiston në uljen e interesit dhe kostove për periudhën e mbetur të kontratës së kredisë.”
4. Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“3. Marrëveshjet e kredisë hartohen me shkrim ose me një mjet tjetër të qëndrueshëm dhe një kopje e saj u jepet palëve.”

http://www.panorama.com.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by ZooTemplate.Com
Banner

We Design

We Design eshte e specializuar ne ndertimin e faqeve te internetit. Ne perdorim teknologjine me te perparuar duke qene gjithnje ne pararoje te zhvillimit. Faqet e ndertuara nga ne kane dizajn profesional. Duke kombinuar anen estetike me ate funksionale, ne arrijme te krijojme faqe qe jane dinamike, lehtesisht te perdorshme, dhe qe hapen mjaft shpejt.
Faqet e ndertuara nga ne ne shumicen e rasteve perdorin database per mbajtjen e informacionit, i cili rifreskohet nga vete klientet nepermjet nje faqeje administrimi te mbrojtur me fjalekalim.

We Design

Gallery

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com
image
image
image
image

Me 21 Dhjetor Kemi Diten Me Te Lumtur Ne Bote

Me 21 Dhjetor kemi diten me te lumtur ne Bote ! – Kjo le te kuptoje se Asnjehere Skemi pas Ngrohje Globale, Anjehere Skemi pas Ftohje Globale, Asnjehere Skemi pas…

Lexo me shume

Festimet për 100-vjetorin e pavarësisë së vendit

Tirana është e veshur e gjitha kuq e zi, flamuj të shumtë, midis të cilëve edhe ai gjigand në qëndër të qytetit janë dëshmi e ditëve festive të 100 vjet…

Lexo me shume

Njerëzit dynden për Skënderbeun

Armët e Skënderbeut u ekspozuan dje për herë të parë në Muzeun Historik Kombëtar. Ndërsa në ambientet e brendshme zhvillohej ceremonia zyrtare, një gardh i gjatë njerëzish qëndronin jashtë muzeut.…

Lexo me shume

Kliko per te pare Google Kuq e Zi

Klikoni tek ky link per te plotesuar peticionin. Vetem 30 Sekonda: http://www.change.org/petitions/google-have-a-doodle-for-albania-s-100-year-anniversary-of-independence

Lexo me shume
img
img
img
img

We Design

We Design Studio

One Logo Communicate...Thousands Of Ideas. Logo speaks Volumes. We Design

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Brand Identity

Brand Identity

Colors, shapes, reflect the history that your business want to tell. Let us do what we do best

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Search Engine

Search Engine

We optimize your Web site for better ranking in search engine results. Study on Keywords, tags, search...

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Newsletter

Vendosni email-in tuaj per te marre te rejat me te fundit nga We Love Albania