Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com
  • Lajme Flash
Argetim: Më e mirë e ëma se e bija! - Thursday, 02 June 2011 14:17
Kulture: Bienalja, 5 shqiptarët sot në Venecia - Thursday, 02 June 2011 14:15
Kulture: Duff McKagan sukses në "Qemal Stafa" prezanton albumin - Thursday, 02 June 2011 14:13
Politika: ODIHR: Fletët gabim, vendos Kolegji - Thursday, 02 June 2011 14:09
Ekonomi: Bregasi: Banka të tërhiqet, të jetë partnere me biznesin - Thursday, 02 June 2011 14:06
Ekonomi: Rimbursimi, shtohen 11 ilaçe te reja në listë - Thursday, 02 June 2011 14:04
Politika: Ambasadorët e Topi, negociata për pakt para kolegjit - Monday, 30 May 2011 15:04
Blue Grey Red

Tiranë – Elbasan, mazhoranca miraton e vetme kredinë 380 mln dollarë

Në mbledhjen e parë të punës pas zgjedhjeve administrative, komisioni kuvendor i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar dje vetëm me votat e mazhorancës marrëveshjen e financimit të rrugës Tiranë-Elbasan, mes qeverisë shqiptare dhe Bankës islamike për Zhvillim. Skënder Çota, drejtor i përgjithshëm i Rrugëve, u shpreh dje në komision se projekti i rrugës Tiranë–Elbasan është i ndarë në tre lote. Ai tha se Loti i parë përfundon në kilometrin e 13 dhe është me vlerë prej 132 mln dollarë, ndërsa Loti i dytë që është tuneli dhe që ka më shumë se një muaj punime, prek vlerën e 100 mln dollarëve, kurse Loti i tretë është fundi i tunelit deri në Elbasan. Çota deklaroi se projekti në total kap shifrën e 380 mln dollarëve dhe më shumë se gjysma e projektit në fjalë financohet nga Banka islamike për Zhvillim, pjesa tjetër nga donatorë të huaj dhe vetë qeveria shqiptare. Ndërsa për tunelin punimet kanë nisur që prej një muaji, për dy lotet e tjerë pritet që punimet të nisin në fund të shtatorit. Deputetët e mazhorancës, të pranishëm në komision, e vlerësuan si shumë të rëndësishme marrëveshjen, duke e konsideruar si një nga projektet infrastrukturore më madhore. Deputetja demokrate Adriana Gjoni u shpreh gjatë mbledhjes së komisionit se rëndësia e kësaj rruge përveç të tjerash qëndron në mundësinë e zhvillimit të turizmit si lumor, malor e bregdetar të atij rajoni, duke përfshirë Elbasanin, Korçën dhe Pogradecin. Ndërsa deputeti tjetër demokrat Sherefedin Shehu e konsideroi projektin e rrugës Tiranë–Elbasan si një investim i rëndësishëm, pasi, sipas tij, me këtë kontratë shënohet financimi më i madh institucional në një investim të vetëm që bëjnë institucionet ndërkombëtare prej 20 vjetësh. Ndërkaq, sipas marrëveshjes së miratuar, termat e shlyerjes së kredisë do të jenë të tilla: ajo do të shlyhet për 20 vjet, ndërsa për 17 vjet plus tre vjet pagesë pa interesa, do të shlyhet kredia prej 222.7 mln dollarë, e marrë nga Banka islamike për Zhvillim, për ndërtimin e rrugës në fjalë. Kredia prej 222.7 milionë dollarë ofrohet nga iDB, me një maturim 17-vjeçar, plus tre vjet pa pagesë me interesa dhe norma e interesit rreth 5% në total. Rruga Tiranë–Elbasan do të ketë një gjatësi prej 26 km nga 55 km që është aktualisht dhe do të ndërtohet në kushte teknike për t'u përshkruar me një shpejtësi sa trefishi i asaj që është lejuar sot në këtë segment. Tre segmentet që do të financohen përfshijnë: segmentin rrugor nr.1, me gjatësi 13km, që fillon nga Unaza e Tiranës deri në hyrjen e tunelit, segmentin nr.2, i cili përfshin ndërtimin e dy tuneleve të ndarë dhe me dy drejtime të lëvizjes me gjatësi secila prej 2.1km dhe 2.3km dhe gjatësi mesatare prej 2.2km dhe segmentin rrugor nr.3, i cili ka gjatësi 10.8km, që fillon në daljen e tuneleve në kilometrin 15 dhe përfundon në kilometrin 26, në hyrje të qytetit të Elbasanit. Vlera totale e investimit të segmentit është 380 milionë dollarë dhe do të vijojë të ndërmjetësohet përmes iDB-së, duke kontraktuar dhe donatorë të tjerë. Projekti për rrugën Tiranë-Elbasan është cilësuar nga kryeministri Berisha, për nga rëndësia e projekteve infrastrukturore, si i dyti pas rrugës Durrës-Kukës.

Sommario

Deputetja demokrate Adriana Gjoni u shpreh gjatë mbledhjes së komisionit se rëndësia e kësaj rruge përveç të tjerash qëndron në mundësinë e zhvillimit të turizmit si lumor, malor e bregdetar të atij rajoni, duke përfshirë Elbasanin, Korçën dhe Pogradecin.

Paketa e kredisë

Shuma 222.7 milionë dollarë

Maturimi 20 vjet

Interesi 3 vite nuk paguhet

Interesi libor +3% ose (5%)

mapo.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by ZooTemplate.Com
Banner

We Design

We Design eshte e specializuar ne ndertimin e faqeve te internetit. Ne perdorim teknologjine me te perparuar duke qene gjithnje ne pararoje te zhvillimit. Faqet e ndertuara nga ne kane dizajn profesional. Duke kombinuar anen estetike me ate funksionale, ne arrijme te krijojme faqe qe jane dinamike, lehtesisht te perdorshme, dhe qe hapen mjaft shpejt.
Faqet e ndertuara nga ne ne shumicen e rasteve perdorin database per mbajtjen e informacionit, i cili rifreskohet nga vete klientet nepermjet nje faqeje administrimi te mbrojtur me fjalekalim.

We Design

Gallery

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com
image
image
image
image

"Traviata" pa lekë, me dy gozhdë e dy dërrasa

Teksa moshatarët e tij këngëtarë në Opera, kishin fiksuar sytë te transmetimet e pafundme politike në televizor, Shyqyri Caushaj fliste për operën "Traviata" të Xhuzepe Verdit, që e ka në…

Lexo me shume

Ristani 48 ore kohe per rezultatin final te Bashkise se Tiranes

Menjehere pas mbledhjes se KQZ-se ku nuk u shqyrtua shpallja e rezultatit perfundimtar per Bashkine e Tiranes kryetari Ristani tha per mediat se akoma nuk ka nje rezultat final pasi…

Lexo me shume

Numërimi në Tiranë, Basha mbetet në avantazh

TIRANE- Kandidati demokrat Lulzim Basha vazhdon te mbetet ne avantazh ne Tirane, duke lene pas rivalin socialist, Edi Rama. Te dhenat e fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas numerimit…

Lexo me shume

Votimet, KQZ: Pjesëmarrja në rang vendi 50.9 përqind

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e para të pjesëmarrjes për disa qarqe dhe bashki të votuesve deri në orën 19:00 të ditës së sotme. Në bashkinë Tiranë pjesëmarrja…

Lexo me shume
img
img
img
img

Llogaria juaj

We Design

We Design Studio

We Design Studio

One Logo Communicate...Thousands Of Ideas. Logo speaks Volumes. We Design

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Brand Identity

Brand Identity

Brand Identity

Colors, shapes, reflect the history that your business want to tell. Let us do what we do best

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Search Engine

Search Engine

Search Engine

We optimize your Web site for better ranking in search engine results. Study on Keywords, tags, search...

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Newsletter

Vendosni email-in tuaj per te marre te rejat me te fundit nga We Love Albania