Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com
  • Lajme Flash
Argetim: Më e mirë e ëma se e bija! - Thursday, 02 June 2011 14:17
Kulture: Bienalja, 5 shqiptarët sot në Venecia - Thursday, 02 June 2011 14:15
Kulture: Duff McKagan sukses në "Qemal Stafa" prezanton albumin - Thursday, 02 June 2011 14:13
Politika: ODIHR: Fletët gabim, vendos Kolegji - Thursday, 02 June 2011 14:09
Ekonomi: Bregasi: Banka të tërhiqet, të jetë partnere me biznesin - Thursday, 02 June 2011 14:06
Ekonomi: Rimbursimi, shtohen 11 ilaçe te reja në listë - Thursday, 02 June 2011 14:04
Politika: Ambasadorët e Topi, negociata për pakt para kolegjit - Monday, 30 May 2011 15:04
Blue Grey Red

“Amnistia”, filmi ku gjërat më të thella nuk thuhen, por ndjehen

Filmi "Amnistia" i Bujar Alimanit, pas disa projeksionesh nëpër botë dhe tërheqjes së çmimit në Berlinale, rikthehet në atdhe mbrëmjen e nesërme për të shfaqur premirën e tij për publikun shqiptar.
Një histori dashurie, që lind gjatë rrjedhës monotone të jetës së personazheve, por që përfundon tragjikisht dhe jo ashtu siç mund ta presësh. Elsa (Luli Bitri) dhe Shpëtimi (Karafil Shena) gjejnë tek njëri-tjetri shpëtimin nga gracka e vetmisë dhe dashurohen, ndërsa presin që të dy bashkëshortët e tyre të dënuar në burg të marrin amnistinë.

"Amnistia" sjell një koncept tjetër mbi personazhet, të cilët më shumë shprehin përmes imazhit sesa tekstit. Kamera ndjek nga pas me plane të afërta personazhet, që sipas regjisorit Alimani, zbulon pa fjalë botën e tyre. “Njerëzit që kanë brenga të mëdha është e vështirë të flasin. Mbushja e syrit është më interesante se loti. Mbajtja është më e rëndësishme se eksplozioni”, tha Alimani në konferencën për shtyp të ditës së sotme.

Filmi, ngjarjet e të cilit janë vendosur në fillim të viteve '90, është një dramë neorealiste, për të cilën regjisori u shpreh se është përpjekur t'i veshë thjeshtë personazhet sipas kohës kur ata jetojnë dhe shtresës së tyre shoqërore. “Është një kinema realiste. Ndoshta nuk bëj dot një kinema tjetër”, tha Alimani, duke cilësuar imazhin dhe kamerën si një armë shumë të fortë të tijën. “Kjo përpjekje është një lloj rezistence ndaj një vrapi teknologjik. Moderimi i tepërt mund ta dëmtonte filmin", shtoi regjisori.

Regjizori tha se në vendet ku është shfaqur filmi, raportin mes dy femrave e kanë perceptuar edhe si një lidhje më intime, por për të ky nuk ka qënë synim, pasi marrëdhënia e tyre, sipas tij, është për të balancuar femrën.
Në fund filmit i vihet pikë. “Ka të bëjë me konceptin e një shtrese shqiptare që mendojnë se gjërat kanë një limit”, tha Alimani. “Amnistia” përfundon me në sfond muzikën e një gajdeje për t'i mbetur besnik, sipas regjisorit, zonës gjeografike të Pogradecit ku zhvillohet një pjesë e filmit.

Pas rreth 9 projeksionesh jashtë Shqipërisë, “Amnistia” ndër të tjera dhe me aktorët Mirela Naska, Omer Hamitaj, Orest Arapaj, etj., do të shfaqet për gati dy javë në ekranin e madh të kinemasë “Imperial”.
Filmi është fitues i tre çmime në Leçe si: Çmimi CINEUROPA 2011, Çmimi FIPRESCI, Çmimi special i jurisë. Gjithashtu ka marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar në Kopenhagen, Danimarkë.

balkanweb.com

Joomla Templates and Joomla Extensions by ZooTemplate.Com
Banner

We Design

We Design eshte e specializuar ne ndertimin e faqeve te internetit. Ne perdorim teknologjine me te perparuar duke qene gjithnje ne pararoje te zhvillimit. Faqet e ndertuara nga ne kane dizajn profesional. Duke kombinuar anen estetike me ate funksionale, ne arrijme te krijojme faqe qe jane dinamike, lehtesisht te perdorshme, dhe qe hapen mjaft shpejt.
Faqet e ndertuara nga ne ne shumicen e rasteve perdorin database per mbajtjen e informacionit, i cili rifreskohet nga vete klientet nepermjet nje faqeje administrimi te mbrojtur me fjalekalim.

We Design

Gallery

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com
image
image
image
image

"Traviata" pa lekë, me dy gozhdë e dy dërrasa

Teksa moshatarët e tij këngëtarë në Opera, kishin fiksuar sytë te transmetimet e pafundme politike në televizor, Shyqyri Caushaj fliste për operën "Traviata" të Xhuzepe Verdit, që e ka në…

Lexo me shume

Ristani 48 ore kohe per rezultatin final te Bashkise se Tiranes

Menjehere pas mbledhjes se KQZ-se ku nuk u shqyrtua shpallja e rezultatit perfundimtar per Bashkine e Tiranes kryetari Ristani tha per mediat se akoma nuk ka nje rezultat final pasi…

Lexo me shume

Numërimi në Tiranë, Basha mbetet në avantazh

TIRANE- Kandidati demokrat Lulzim Basha vazhdon te mbetet ne avantazh ne Tirane, duke lene pas rivalin socialist, Edi Rama. Te dhenat e fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas numerimit…

Lexo me shume

Votimet, KQZ: Pjesëmarrja në rang vendi 50.9 përqind

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e para të pjesëmarrjes për disa qarqe dhe bashki të votuesve deri në orën 19:00 të ditës së sotme. Në bashkinë Tiranë pjesëmarrja…

Lexo me shume
img
img
img
img

We Design

We Design Studio

We Design Studio

One Logo Communicate...Thousands Of Ideas. Logo speaks Volumes. We Design

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Brand Identity

Brand Identity

Brand Identity

Colors, shapes, reflect the history that your business want to tell. Let us do what we do best

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Search Engine

Search Engine

Search Engine

We optimize your Web site for better ranking in search engine results. Study on Keywords, tags, search...

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Newsletter

Vendosni email-in tuaj per te marre te rejat me te fundit nga We Love Albania