
Gjurmët humbasin në Austri. Ngjarjet ndërkohë kanë nisur diku në Malësinë e Kosovës, ku shumë shqiptarë u detyruan të largohen pas Luftës së Kosovës. Në qendër të filmit është babai që kërkon gjurmët e humbura të të birit, i cili ka lënë gruan me dy fëmijët në Kosovë, për të emigruar. Djali shkëput çdo lidhje me familjen, sapo vendos të martohet me një grua austriake, jo aq për dashuri, por me qëllimin e vetëm për të siguruar lejen e qëndrimit në Austri. Këtu nis drama e babait që niset në kërkim të djalit pas një heshtjeje të gjatë të të birit, që në shtëpi kishte lënë gruan me dy fëmijë. Një histori e zakonshme emigracioni, por që e sjell në një këndvështrim ndryshe regjisori Ylli Pepo. “Gjurmë të humbura” është filmi që sapo i ka dhënë fund regjisori Ylli Pepo, i cili trajton temën e emigracionit. Skenari i filmit është shkruar nga dramaturgu maqedonas Sefedin Nuredini dhe realizimi i filmit është bërë i mundur nga producenti maqedonas Alush Kamberi. Kështu Pepo me filmin e tij i rikthehet temës së emigracionit. Një bashkëpunim shqiptaro-maqedonas, që i tillë ka qenë edhe në përzgjedhjen e trupës së aktorëve që interpretojnë në këtë film. Gruaja austriake interpretohet në filmin e Pepos nga aktorja Eva Alikaj, një rikthim i aktores në shesh xhirim pas një pauze. Së fundmi aktorja i ishte përkushtuar teatrit dhe Pepo e rikthen me këtë film sërish në shesh xhirim. Sipas regjisorit Ylli Pepo, është përzgjedhur Eva Alikaj për këtë rol jo vetëm për profesionalizmin si aktore, por dhe për faktin se ajo prej vitesh ka jetuar në Austri dhe në një farë mënyre njeh mentalitetin e gruas austriake. Në këtë mënyrë ajo ka arritur të bëhet njësh me rolin që interpreton në filmin “Gjurmë të humbura”. Një tjetër aktor shqiptar, që i është besuar roli kryesor në film, është dhe Jozef Shiroka. Aktori nga Shkodra arriti të evidentohej në filmin e parë shqiptaro-serb “Muaj mjalti”, ku ai luan bashkëshortin e çiftit shqiptar, një film që ashtu si dhe “Gjurmë të humbura” trajton temën e emigracionit. Ndërsa roli i babait që vihet në kërkim të të birit i është besuar aktorit Bujar Asqeriu. Xhirimet e filmit janë zhvilluar mes Gjakovës, Tiranës dhe Vjenës, pasi dhe subjekti i filmit zhvillohet brenda këtij trinomi. Për këtë arsye filmi është në dy gjuhë, në gjermanisht dhe në shqip. Pjesë e trupës së aktorëve është dhe aktori nga Maqedonia, Mario Murtezani. Filmi tashmë ka përfunduar dhe së shpejti do jepet premiera në Gjakovë dhe Tiranë. Por para premierës shqiptare filmi do të jetë pjesë e Festivalit të Filmit që do të zhvillohet në fillim të korrikut në Austri. Ky film është përzgjedhur mes 600 kandidatëve për të marrë pjesë në këtë festival. Një fillim i mirë ky për filmin e Pepos, që ka zgjedhur që filmi të mos mbyllet me një fund të lumtur, përkundrazi: e dashura austriake që luhet nga aktorja Eva Alikaj pas vizitës së vjehrrit që ka ardhur në Austri për të kthyer djalin në vendlindje, mëson së i dashuri i tij ka grua dhe fëmijë. E fyer nga ky mashtrim ajo vret të dashurin, djalin nga Kosova. Por nuk mbaron këtu, babai që kthehet në Kosovë i vrare në shpirt pas refuzimit të të birit për t'u kthyer në atdhe, nuk pranon që i biri të varroset në fshat, por jashtë varrezave të tij. Mesazhi që regjisori Pepo dhe skenaristi Nuredisi duan të përcjellin tek publiku me këtë fund të hidhur është se kur harron vendin tënd, nuk të tret as dheu.
mapo.al
One Logo Communicate...Thousands Of Ideas. Logo speaks Volumes. We Design
30 March 2011 Lexo me shume...Colors, shapes, reflect the history that your business want to tell. Let us do what we do best
30 March 2011 Lexo me shume...We optimize your Web site for better ranking in search engine results. Study on Keywords, tags, search...
30 March 2011 Lexo me shume...