
"Maya", filmi i parë artistik me metrazh të gjatë i regjisorit të njohur Pluton Vasi, mori çmimin “Festival Directors Choice” në edicionin e VI- të Festivali të Filmit 'Swansea Bay' që u zhvillua nga datat 5-15 maj në Uells në Britaninë e Madhe, një festival që organizohet me mbështetjen e aktores hollivudiane Catherine Zeta Jones dhe Michael Sheen OBE.
Me këtë film, Puton Vasi u nderua me trofeun e regjisorit më të mirë në Festivalin e Filmit Swansea Bay, një ndër festivalet më të njohur të kinematografisë botërore. Filmi i regjisorit Pluton Vasi u nominua si më i miri për kategorinë e filmave ndërkombëtar me metrazh të gjatë.
Në këtë eveniment “Maya” mori vlerësimin më të madh në dy kategori që përbëjnë çmimet më të mëdha të festivalit. Një nga këto dy çmime, “Festival Directors Choice” u mor nga Pluton Vasi. Karakteristikë e këtij festivali është se ndonëse çmimet i merr filmi, trofeu për vlerësmin regjisorial të filmit iu dha regjisori Pluton Vasi.
E veçanta e këtij festivali, ishte se në 18 çmime, katër çmime i morën filmat amerikanë, tetë çmime i morën prodhimet britanike, tre çmime i morën vendet e CommonWealth Kanadaja dhe Australia, dy çmime i morën bashkëprodhimet Britani-Austri dhe Britani-Brazil.
Vetëm “Maya” i regjisorit Vasi nga Shqiperia mori çmim, duke mos qënë prodhim amerikan, britanik apo bashkeprodhim, ndërkohë që në konkurrim të nominuar sipas kategorive për dy çmimet e medha ishin 90 filma nga e gjithë bota.
Çmimi iu dorëzua Pluton Vasit nga drejtuesit e Festivalit, si çmimi i tyre, nga Karen Struel-White dhe Binda Singh.
Kjo nuk është hera e parë që Vasi, i cilësuar në Shqipëri si një regjisor që ka sjellë një erë të re në filmin shqiptar, merr pjesë në evenimente botërore të filmit, ku shumë herë është nderuar edhe me çmime.
Dy vjet më parë, filmi i tij artistik me metrazh të shkurtër "Shqetësimet e një obezi" u prit suksesshëm dhe u nominua ndër më të mirët në disa festivale ndërkombëtare, mes të cilave dhe në Festivalin e filmit "Swansea Bay" në Uells në Britaninë e Madhe.
Konkurrentët në këtë festival janë jo vetëm regjisorë me emër, por dhe regjisorë të rinj dhe studentë, të cilët u prezantuan me gjini të ndryshme filmash si dokumentarë, horrorë, të animuar, video, etj.
"Swnsea Bay Film Festival" është një ndër festivalet më të njohur të kinematografisë botërore, që siç cilëson drejtori Michael Attardi, është më i mirë se ai i Kanës.
Festivali i kushtohet kryesisht filmit të pavarur dhe eksperimetal dhe qëllimi i tij është të promovojë talentet ndërkombëtare në fushen e aktrimit dhe të filmbërjes (regjisore, aktorë, skenaristë). Ky është një festival që premton të "respektojë zërin individual" dhe organizatorët presin edhe më shumë vizitorë se në edicionet e mëparshme.
balkanweb.com
One Logo Communicate...Thousands Of Ideas. Logo speaks Volumes. We Design
30 March 2011 Lexo me shume...Colors, shapes, reflect the history that your business want to tell. Let us do what we do best
30 March 2011 Lexo me shume...We optimize your Web site for better ranking in search engine results. Study on Keywords, tags, search...
30 March 2011 Lexo me shume...