Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com
  • Lajme Flash
Lajmet kryesore: Me 21 Dhjetor Kemi Diten Me Te Lumtur Ne Bote - Tuesday, 11 December 2012 18:53
Lajmet kryesore: Festimet për 100-vjetorin e pavarësisë së vendit - Friday, 23 November 2012 23:11
Lajmet kryesore: Njerëzit dynden për Skënderbeun - Friday, 23 November 2012 22:09
Lajmet kryesore: Kliko per te pare Google Kuq e Zi - Friday, 23 November 2012 21:17
Lajmet kryesore: Xhim Begeja me Ekipin e alpinisteve shqiptare ve flamurin ne Everest - Friday, 23 November 2012 20:06
Argetim: Më e mirë e ëma se e bija! - Thursday, 02 June 2011 14:17
Kulture: Bienalja, 5 shqiptarët sot në Venecia - Thursday, 02 June 2011 14:15
Kulture: Duff McKagan sukses në "Qemal Stafa" prezanton albumin - Thursday, 02 June 2011 14:13
Politika: ODIHR: Fletët gabim, vendos Kolegji - Thursday, 02 June 2011 14:09
Blue Grey Red

Njerëzit dynden për Skënderbeun

Armët e Skënderbeut u ekspozuan dje për herë të parë në Muzeun Historik Kombëtar. Ndërsa në ambientet e brendshme zhvillohej ceremonia zyrtare, një gardh i gjatë njerëzish qëndronin jashtë muzeut. Kërshëria ishte e madhe. Punonjësit e muzeut tregojnë se që prej së hënës, kur u dha lajmi se armët mbërritën, kanë qenë të shumtë ata që kanë shkuar të pyesin vazhdimisht. Prej ditës së sotme, nga ora 10.00-17.00 dy shpatat dhe përkrenarja e Skënderbeut që u sollën nga Muzeu Historik i Artit në Vjenë do të jenë të ekspozueshme për publikun.

Hyrja do të jetë e lirë, por drejtori i muzeut, Luan Malltezi, u shpreh se di të merren masa që lëvizja të jetë e kontrollueshme dhe të kenë mundësi të gjithë t’i shohin këto relike. I pranishëm në këtë ceremoni, Kryeministri Sali Berisha theksoi se ky ishte një moment historik. “Për shqiptarët si komb të cilët identitetin e tyre në dallim nga kombe të tjera e kanë të bazuar para së gjithash në punën dhe historinë e tyre, është frymëzim, shtyllë kryesore e identitetit të tyre kombëtar. Shqiptarët ndajnë besime të ndryshme, respektojnë çdo fe, por ata bashkohen që të gjithë te Zoti dhe Skënderbeu”, deklaroi Berisha. Ministrja e Artit, Kulturës dhe Arsimit të Austrisë, Klaudia Shmit, theksoi se këto relike janë shumë të çmuara për muzeun e Vjenës, duke kujtuar se është hera e parë që ato lëvizin nga fondi. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ministri i Kulturës, Aldo Bumçi, të tjerë politikanë dhe intelektualë, kanë qenë të pranishëm në ceremoni. Pas fjalëve të rastit, njerëzit janë shtyrë në katin e dytë të muzeut, në pavijonin mesjetar për të parë nga afër armët e për t’i fiksuar ato përmes aparatit. Ata që mundën t’i shohin të parët, nuk kanë ngurruar t’i shpërndajnë në rrjetet sociale. Thuhet se si garanci për këto relike janë vënë 35 milionë euro, ndërsa kostoja e sjelljes së tyre ka shkuar rreth 300 mijë euro, shpenzime të përballuara edhe me ndihmën e biznesit privat. Në Tiranë nuk ka mbërritur kllëfi i njërës shpatë, por për këtë drejtori i MHK-së shprehet se ata i kërkuan Muzeut të Vjenës të gjitha reliket që kishin të disponueshme, e nuk mund të shtojë asgjë më shumë. Për sa i përket diskutimit të ngritur mbi origjinalitetin e këtyre armëve, një çështje e trajtuar nga Faik Konica që në vitin 1901 në “Albania”, drejtori Malltezi shprehet: “Ne jemi muze, nuk jemi institut historie. Nuk merremi me probleme të karakterit shkencor, janë historianët ata që duhet t’i sqarojnë”.

Joomla Templates and Joomla Extensions by ZooTemplate.Com
Banner

We Design

We Design Studio

One Logo Communicate...Thousands Of Ideas. Logo speaks Volumes. We Design

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Brand Identity

Brand Identity

Colors, shapes, reflect the history that your business want to tell. Let us do what we do best

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Search Engine

Search Engine

We optimize your Web site for better ranking in search engine results. Study on Keywords, tags, search...

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Newsletter

Vendosni email-in tuaj per te marre te rejat me te fundit nga We Love Albania