Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com
  • Lajme Flash
Argetim: Më e mirë e ëma se e bija! - Thursday, 02 June 2011 14:17
Kulture: Bienalja, 5 shqiptarët sot në Venecia - Thursday, 02 June 2011 14:15
Kulture: Duff McKagan sukses në "Qemal Stafa" prezanton albumin - Thursday, 02 June 2011 14:13
Politika: ODIHR: Fletët gabim, vendos Kolegji - Thursday, 02 June 2011 14:09
Ekonomi: Bregasi: Banka të tërhiqet, të jetë partnere me biznesin - Thursday, 02 June 2011 14:06
Ekonomi: Rimbursimi, shtohen 11 ilaçe te reja në listë - Thursday, 02 June 2011 14:04
Politika: Ambasadorët e Topi, negociata për pakt para kolegjit - Monday, 30 May 2011 15:04
Blue Grey Red

Vritet Bin Laden SHBA: Ishte fshehur në një fortesë 1mln USD

User Rating: / 0
PoorBest 

ISLAMABAD- ”Osama bin Laden është vrarë. Drejtësia u vu në vend”- Lajmërimi i presidentit të SHBA-së Barak Obama direkt në televizion tronditi SHBA-në dhe mbarë botën. Njeriu më i kërkuar, simboli i terrorit, truri i tragjedisë së 11 shtatorit të 10 viteve më parë në Nju Jork ka vdekur.

Lajmi merr dhenë. Në SHBA nis festa. Në mes të natës njerëzit dalin në rrugë dhe festojnë, me thirrjet në kor: “Usa, Usa, Yes we can”, ( SHBA, SHBA, po ne mundemi) ndërsa valëvisin flamujt amerikanë. Pas 10 vitesh Amerika tronditet me një lajm që shënon fitoren të cilën askush nuk e priste pas shumë vitesh kërkime.

FORTESA E BIN LADEN 1 MILIONE DOLLARESHE 
Bin Laden ka kaluar ditët e fundit të tij në një fortesë 1 milionë dollarëshe. Kjo është rezidenca e liderit të Al Kaedës në Abbotabad, në veri të Islamabadit, në Pakistan, e përshkruar nga një funksionar i Shtëpisë së Bardhë, “Kemi mbetur të shokuar nga ajo që pamë, një godinë e jashtëzakonshme dhe e vetme”, ka shpjeguar për BBC funksionari i Shtëpisë së Bardhë. Siopas tij “Struktura e ndërtesës kishte një vlerë afarësisht 1 milionë dollarëshe por nuk kishte lidhje telefonike apo interneti. Ndërtesa tre katëshe, me dritare të vogla dhe tarraca në katin e tretë kishte një mur mbrojtës të gjatë 2 metra”- raporton BBC

INTEROPOL: RRITET RREZIKU I TERRORIZMIT 
Organizata e bashkëpunimit policor ndërkombëtar, me seli në Lion të Francës, paralajmëroi sot për një rrezik më të lartë terrorist pas eliminimit të Osama bin Ladenit. Në një deklaratë për shtyp, organizata vlerëson se vdekja e Osama bin Ladenit krijon rrezik më të lartë terrorist nga ana e al-Kaedas apo terroristëve që frymëzohen nga al-Kaeda. "Terroristi më i kërkuar në botë nuk është më, por vdekja e Bin Ladenit nuk përbën zhdukjen e organizmave simotra të al-Kaedas apo të frymëzuara nga al-Kaeda, të cilat vazhdojnë dhe do të vazhdojnë të implikohen në sulme terroriste në të gjithë botë", nënvizoi sekretari i përgjithshëm i Interpolit Ronald Noble, cituar në deklaratë. "Pra, ne duhet të mbetemi të bashkuar dhe të përqëndruar në bashkëpunimin dhe luftën në të cilën jemi angazhuar, jo vetëm kundër këtij kërcënimi botërore, por edhe kundër terrorizmit të cilitdo grupi, kudo qoftë ai", shton organizata.

CNN: BIN LADEN ESHTE VARROSUR NE DET
„Osama bin Laden është varrosur në det”- shkruan Cnn online duke cituar një funksionar të SHBA, sipas të cilit kufoma e liderit të Al Kaedës, është “trajtuar sipas traditësë islamike”. Por nuk jepen detaje të tjera

PEACE REPORTER: FOTOJA e BIN LADEN, FALSE
Fotografia e kufomës së Osama Bin Laden e e shpërndarë në mediat e të gjithë botës, sipas faqes online “Peace reporter” është “false”. Fotoja u shpërnda nga tv pakistanez TV ekspress, pak kohë pasi presidenti Obama konfirmoi vdekjen e Osama Bin Laden. Nga sa shkruhet në këtë faqëe bëhet fjalë për një imazh të përpunuar me një program që përpunon imazhin i marrë nga siti “'unconfirmedsources'. Emri i fajlit, 20060923-torturedosama. Jpg duket se mjafton për të sqaruar keqkuptimin dhe sqaron se bëhet fjalë për një foto të 23 shtatorit 2006, me emrin “ Osaman i torturuar”, shkruan la repubblica.

OPERACIONI, U VRA ME NJE PLUMB NE KOKE 
Bin Laden është vrarë me një plumb në kokë. Operacioni final për arrestimin e Bin Laden është kryer sot në Abbotabad, në luginën Orash në veri të Islamadadit, dhe është drejtuar nga një grup ushtarakësh elitë në përbërje të të cilit kishte dhe ushtarakë pakistanezë. Operacioni kundër rezidencës sekrete të kreut të Al Kaedës, 70 km në veri të Islamabadit ishte planifikuar në dy muajt e fundit. Në operacion bashkë me Osama Bin Laden kanë mbetur të vrarë dhe 4 persona të tjerë, mes tyre 3 burra, dhe një grua. Raportohet se një prej viktimave është i biri i Bin Laden.
Trupat ushtarake kanë arritur të marrin si provë trupin e vrarë të Bin Ladenit, pamjet e para të të cilit janë transmetuar nga televizioni pakistanez TV Express, por disa faqe online dyshojnë për vërtetësinë e tyre. Mësohet se Bin Laden ka bërë rezistencë gjatë sulmit ushtarak.

OBAMA: DREJTESIA U VU NE VEND
"Vdekja e Bin Ladenit shënon një nga arritjet më të rëndësishme të vendit tonë në luftën kundër Al Kaedës. Por vdekja e tij nuk shënon fundin e përpjekjeve tona. Nuk ka dyshime se Al Kaeda do të vazhdojë të përpiqet të na sulmojë ne. Ne duhet dhe do të jemi vigjilent si brenda dhe jashtë" nënvizoi presidenti Obama.

Presidenti amerikan tha se forcat amerikane që morën pjesë në operacionin e vrasjes së Bin Ladenit nuk pësuan asnjë humbje.Obama falenderoi presidentin e Pakistanit Asif Ali Zardari për bashkëpunimin. "Ne duhet të rikonfirmojmë se Shtetet e Bashkuara nuk janë e kurrë nuk do të jenë në luftë me islamin. E kam bërë të qartë ashtu siç e tha dhe presidenti Bush pas 11 shtatorit se lufta jonë nuk është kundër islamit, Bin Ladeni nuk ishte udhëheqës i myslimanëve, por një vrasës masiv i myslimanëve.
Al Kaeda ka masakruar myslimanë në shumë vende përfshi këtu tek ne. Ikja e tij do të mirëpritet nga të gjithë ata që besojnë tek paqja dhe dinjiteti njerëzor", tha Obama.

FESTA NE NJU JORK
Mijëra njerëz janë mbledhur përpara Shtëpisë së Bardhë dhe në vendin ku dikur ishin kullat binjake në Nju Jork duke valëvitur flamuj amerikanë. Presidenti Obama përpara se të bëjë lajmin publik ka informuar presidentin Bush dhe Clinton. Presidenti Bush përmes një deklarate tha se kjo ishte "fitore e madhe për Amerikën".

Kryeminsitri britanik, ndër të parët që ka reaguar pas vrasjes së Bin Ladenit, ka thënë se vdekja e Bin Ladenit ka sjellë "lehtësim të madh" në të gjithë botën. Kryebashkiaku i New York, Mchael Blumberg tha se shpreson që lajmi të ndihmojë të afërmit e viktimave të 11 shtatorit.

Fieri.com

Joomla Templates and Joomla Extensions by ZooTemplate.Com
Banner

We Design

We Design Studio

We Design Studio

One Logo Communicate...Thousands Of Ideas. Logo speaks Volumes. We Design

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Brand Identity

Brand Identity

Brand Identity

Colors, shapes, reflect the history that your business want to tell. Let us do what we do best

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Search Engine

Search Engine

Search Engine

We optimize your Web site for better ranking in search engine results. Study on Keywords, tags, search...

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Newsletter

Vendosni email-in tuaj per te marre te rejat me te fundit nga We Love Albania