Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com
  • Lajme Flash
Argetim: Më e mirë e ëma se e bija! - Thursday, 02 June 2011 14:17
Kulture: Bienalja, 5 shqiptarët sot në Venecia - Thursday, 02 June 2011 14:15
Kulture: Duff McKagan sukses në "Qemal Stafa" prezanton albumin - Thursday, 02 June 2011 14:13
Politika: ODIHR: Fletët gabim, vendos Kolegji - Thursday, 02 June 2011 14:09
Ekonomi: Bregasi: Banka të tërhiqet, të jetë partnere me biznesin - Thursday, 02 June 2011 14:06
Ekonomi: Rimbursimi, shtohen 11 ilaçe te reja në listë - Thursday, 02 June 2011 14:04
Politika: Ambasadorët e Topi, negociata për pakt para kolegjit - Monday, 30 May 2011 15:04
Blue Grey Red

Ambasadorët e Topi, negociata për pakt para kolegjit

Kolegji Zgjedhor pritet të shpallë vendimin për Tiranën më 3 qershor, ndërkohë që paralelisht po zhvillohen bisedime dhe negociata, që palët të arrijnë një kompromis për kryeqytetin para kësaj date. Në lojë janë aktorët më të rëndësishëm ndërkombëtarë të akredituar në Shqipëri, të cilët kanë zhvilluar ec e jake edhe në fundjavë, për të bindur palët për një marrëveshje, çka nuk do të lejonte përshkallëzimin e situatës, për shkak të qëndrimeve ekstreme, që dy partitë kryesore mbajnë. Burime të mirëbesuara të gazetës “Mapo” thanë dje në mbrëmje se përpos gjuhës së ashpër dhe akuzave publike, nga të dyja kampet politike, palëve po u thuhet në rrugë jo zyrtare, që të negociojnë me njëra-tjetrën me qëllim arritjen e një kompromisi para se Kolegji Zgjedhor të japë një vendim zyrtar. Në negociata intensive, ndërkombëtarët kanë përfshirë edhe Presidentin e Republikës, Bamir Topi, i cili pas kthimit nga Anglia, ku mori pjesë në ndeshjen finale të Ligës së Kampioneve 2010-2011, mes skuadrave të Barcelonës dhe Mançester Junajtid, i është rikthyer takimeve me përfaqësues ndërkombëtare. Në të gjitha qëndrimet publike, Presidenti i Republikës është shprehur se procesi zgjedhor nuk ka përfunduar ende, duke u kërkuar për pasojë palëve që të vetëpërmbahen. Topi është shprehur gjithashtu se Kolegji Zgjedhor gëzon mbështetjen e tij të plotë institucionale, për një proces të pavarur dhe transparent. Por, përpos dëshirës së Presidentit të Republikës dhe mbështetjes që ai ka dhënë, nisur nga qëndrimet e tejskajshme politike për Tiranën, Kolegji Zgjedhor tanimë mbetet instanca e vetme gjyqësore, që do ta ketë të vështirë marrjen e një vendimi dhe për pasojë edhe më e paragjykuara nga partitë. Andaj, ndërkombëtarët fort të mësuar me këtë situatë, janë përfshirë intensivisht në diskutime me qëllim që të ulin në negociata Kryeministrin Sali Berisha dhe liderin e opozitës, Edi Rama. Në konsultat e rregullta mes ndërkombëtarëve dhe Presidentit të Republikës,(për të cilat janë njohur edhe dy partitë kryesore) mësohet se janë hedhur për diskutim disa variante ku duket se përfshihet edhe mundësia e një rivotimi për kreun e Bashkisë së Tiranës në një kohë jo shumë të largët, si dhe rinumërimi i të gjithë votave të pavlefshme të 8 Majit për kryeqytetin, që rezultojnë të jenë 6730. Mesazhet e deritanishme të përfaqësuesve më të lartë në Bruksel dhe Uashington, por edhe të ambasadorëve në Tiranë, e kanë vënë theksin tek një kompromis mes palëve pas zhvillimeve, që pasuan 8 majin. Pak ditë më parë, përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë, Catherine Ashton dhe Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule, duke folur mbi situatën aktuale në Shqipëri, përcollën nevojën e një zgjidhje konsensuale dhe të qëndrueshme për ato çështje, të cilat nuk janë mbuluar në mënyrë eksplicite nga ligji dhe që kërkojnë interpretim. Për këtë qëllim, ata kërkuan që partitë politike në vend të nisin menjëherë dialogun, në mënyrë që të bien dakord se si ta trajtojnë çështjen e votave "të hedhura gabimisht". Edhe për ndërkombëtarët, procesi zgjedhor nuk ka përfunduar ende, andaj angazhimi i tyre maksimal për të mundësuar një kompromis mes palëve, duket se është e vetmja zgjidhje për situatën politike në vend.

mapo.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by ZooTemplate.Com
Banner

We Design

We Design eshte e specializuar ne ndertimin e faqeve te internetit. Ne perdorim teknologjine me te perparuar duke qene gjithnje ne pararoje te zhvillimit. Faqet e ndertuara nga ne kane dizajn profesional. Duke kombinuar anen estetike me ate funksionale, ne arrijme te krijojme faqe qe jane dinamike, lehtesisht te perdorshme, dhe qe hapen mjaft shpejt.
Faqet e ndertuara nga ne ne shumicen e rasteve perdorin database per mbajtjen e informacionit, i cili rifreskohet nga vete klientet nepermjet nje faqeje administrimi te mbrojtur me fjalekalim.

We Design

Gallery

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com
image
image
image
image

"Traviata" pa lekë, me dy gozhdë e dy dërrasa

Teksa moshatarët e tij këngëtarë në Opera, kishin fiksuar sytë te transmetimet e pafundme politike në televizor, Shyqyri Caushaj fliste për operën "Traviata" të Xhuzepe Verdit, që e ka në…

Lexo me shume

Ristani 48 ore kohe per rezultatin final te Bashkise se Tiranes

Menjehere pas mbledhjes se KQZ-se ku nuk u shqyrtua shpallja e rezultatit perfundimtar per Bashkine e Tiranes kryetari Ristani tha per mediat se akoma nuk ka nje rezultat final pasi…

Lexo me shume

Numërimi në Tiranë, Basha mbetet në avantazh

TIRANE- Kandidati demokrat Lulzim Basha vazhdon te mbetet ne avantazh ne Tirane, duke lene pas rivalin socialist, Edi Rama. Te dhenat e fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas numerimit…

Lexo me shume

Votimet, KQZ: Pjesëmarrja në rang vendi 50.9 përqind

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e para të pjesëmarrjes për disa qarqe dhe bashki të votuesve deri në orën 19:00 të ditës së sotme. Në bashkinë Tiranë pjesëmarrja…

Lexo me shume
img
img
img
img

We Design

We Design Studio

We Design Studio

One Logo Communicate...Thousands Of Ideas. Logo speaks Volumes. We Design

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Brand Identity

Brand Identity

Brand Identity

Colors, shapes, reflect the history that your business want to tell. Let us do what we do best

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Search Engine

Search Engine

Search Engine

We optimize your Web site for better ranking in search engine results. Study on Keywords, tags, search...

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Newsletter

Vendosni email-in tuaj per te marre te rejat me te fundit nga We Love Albania