Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com
  • Lajme Flash
Argetim: Më e mirë e ëma se e bija! - Thursday, 02 June 2011 14:17
Kulture: Bienalja, 5 shqiptarët sot në Venecia - Thursday, 02 June 2011 14:15
Kulture: Duff McKagan sukses në "Qemal Stafa" prezanton albumin - Thursday, 02 June 2011 14:13
Politika: ODIHR: Fletët gabim, vendos Kolegji - Thursday, 02 June 2011 14:09
Ekonomi: Bregasi: Banka të tërhiqet, të jetë partnere me biznesin - Thursday, 02 June 2011 14:06
Ekonomi: Rimbursimi, shtohen 11 ilaçe te reja në listë - Thursday, 02 June 2011 14:04
Politika: Ambasadorët e Topi, negociata për pakt para kolegjit - Monday, 30 May 2011 15:04
Blue Grey Red

Ashton, në Prishtinë, Kosova i paraqet tri kërkesa

Autoritetet kosovare kanë në plan t'i parashtrojnë tri kërkesa baroneshës Catherine Ashton, ne viziten e saj te sotme në Prishtinë. Ato lidhen me afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian dhe konkrertisht: “përshpejtimi i liberalizimit të vizave, hyrja në marrëdhëniet kontraktuale me BE-në dhe të përshpejtohet statusi i kandidatit për Kosovën, përmes planeve mbështetëse që BE-ja do të duhej t'i jepte Kosovës si një vend që pa fajin e tij është vonuar në shumë çështje ”.

Deklarata eshte bere nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri.  Ashton, përfaqësuese e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, si edhe nënkryetare e Komisionit Evropian, do të vizitojë Kosovën, pas qëndrimit njëditor paraprak në Serbi. Ajo do të ndodhet në Prishtinë vetëm një javë pasi vizitë Kosovës i bëri presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, dhe komisionari për Zgjerim, Stefan Fule.

Baronesha Ashton takimet do t'i nisë në orën 09.20, kur do të pritet në Qeveri nga kryeministri Hashim Thaçi. Pos me kreun e Qeverisë, do të realizojë takime edhe me zëvendëskryeministren Edita Tahiri, me ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, dhe me ministren e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku.

Në orën 10.20 do të jetë për vizitë në misionin evropian për sundimin e ligjit, EULEX, ndërsa në orët e drekës do të gjendet në Prizren. Këtë qytet jugor të Kosovës Ashton dhe Thaçi e kanë përzgjedhur si vend ku do të flasin para mediave dhe ku gazetarëve do t'u jepet mundësia për të bërë pyetje, ngaqë nuk do të ketë prononcime pas takimeve që do të zhvillohen në zyrat e institucioneve.
Baronesha Ashton, edhe në Prishtinë, sikurse në Beograd, do t'ua “konfirmojë përkushtimin e BE-së për perspektivën evropiane edhe Serbisë, edhe Kosovës”. Po kështu, do ta mbështesë dialogun ndërmjet Prishtinës e Beogradit, si veprim me rëndësi themelore për mënjanimin e pengesave në rrugën drejt BE-së, thuhet në komunikatën e kabinetit të saj në Bruksel.
Ajo do të sjellë edhe mesazhin se bashkëpunimi rajonal është fondamental për këtë perspektivë evropiane.

“Ne dëshirojmë që të gjenden zgjidhje praktike që mund të përmirësojnë jetën e përditshme të njerëzve të zakonshëm”, theksohet në komunikatën e shefes së Politikës së Jashtme Evropiane. “Njëherësh jemi të gatshëm të ndihmojmë edhe Serbinë, edhe Kosovën që të bëjnë përparim”.
Këtë vizitë zëvendëskryeministrja Tahiri e ka konsideruar të rëndësisë së veçantë, siç ka thënë, për forcimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe BE-së. Pritjet e saj janë që të marrë siguri nga mysafirja nga Brukseli për ardhmërinë evropiane të Kosovës.
Ajo ka thënë se do t'ia shprehë kryediplomates së BE-së përkushtimin për të plotësuar të gjitha kriteret e Kopenhagës, si dhe do të theksojë se angazhimi i Kosovës për dialogun teknik me Serbinë është një angazhim me shumë objektiva të qarta, që ndërlidhen me përparimet ekonomiko-shoqërore të jetës së qytetarëve, e po ashtu edhe me kriteret e Kopenhagës për fqinjësinë e mirë dhe bashkëpunimin rajonal.

Tahiri, që drejton delegacionin e Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, ka vlerësuar se vizita e baroneshës Ashton do të përbëjë një shtytës për përparimin në arritje të marrëveshjeve për çështjet e hapura.
“Procesi i bisedimeve në kuadër të dialogut teknik ka shënuar avancime substanciale dhe jemi shumë afër marrëveshjeve për disa çështje, siç është çështja e lëvizjes së lirë, çështja e tregtisë së lirë, çështja e energjisë. Po ashtu ka mjaft përparime për çështjen e telekomunikacionit, si dhe për çështje tjera të hapura”, ka thënë Tahiri. “Kjo vizitë dhe takimet e zonjës Ashton gjatë vizitës në Prishtinë dhe Beograd, pa dyshim se janë një shtytje e re për dinamizmin e procesit dhe arritjes së marrëveshjes sa më shpejt”.
Ditën kur Ashton ka qëndruar në Beograd, Serbia ka arrestuar të kërkuarin e Tribunalit të Hagës, Ratko Mladiq. Brukseli zyrtar e ka vlerësuar menjëherë këtë si një hap para të shtetit serb drejt integrimit në BE.

Zëvendëskryeministrja Tahiri ka thënë se edhe Kosova ka dëshmi për Brukselin, që dëshmon përkushtimin për integrim.
“Angazhimi ynë i përkushtuar për plotësimin e standardeve në kuadër të obligimeve që kanë dalë nga Raporti i Progresit 2010 është shumë i madh dhe do të jemi në gjendje t'i plotësojmë të gjitha ato kërkesa për këtë episod. Ndërkohë që angazhimi ynë shumë serioz në kuadër të dialogut teknik, i cili tashmë është vlerësuar nga diplomacia perëndimore, si një angazhim i orientuar drejt zgjidhjeve, do të jetë një vlerë e shtuar drejt përparimeve”, ka thënë ajo. “Ne e kemi të qartë se, për të përparuar drejt BE-së, dialogu plus standardet që kërkohen nga Raporti i Progresit janë obligimet tona”.

http://www.panorama.com.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by ZooTemplate.Com
Banner

We Design

We Design eshte e specializuar ne ndertimin e faqeve te internetit. Ne perdorim teknologjine me te perparuar duke qene gjithnje ne pararoje te zhvillimit. Faqet e ndertuara nga ne kane dizajn profesional. Duke kombinuar anen estetike me ate funksionale, ne arrijme te krijojme faqe qe jane dinamike, lehtesisht te perdorshme, dhe qe hapen mjaft shpejt.
Faqet e ndertuara nga ne ne shumicen e rasteve perdorin database per mbajtjen e informacionit, i cili rifreskohet nga vete klientet nepermjet nje faqeje administrimi te mbrojtur me fjalekalim.

We Design

Gallery

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com
image
image
image
image

"Traviata" pa lekë, me dy gozhdë e dy dërrasa

Teksa moshatarët e tij këngëtarë në Opera, kishin fiksuar sytë te transmetimet e pafundme politike në televizor, Shyqyri Caushaj fliste për operën "Traviata" të Xhuzepe Verdit, që e ka në…

Lexo me shume

Ristani 48 ore kohe per rezultatin final te Bashkise se Tiranes

Menjehere pas mbledhjes se KQZ-se ku nuk u shqyrtua shpallja e rezultatit perfundimtar per Bashkine e Tiranes kryetari Ristani tha per mediat se akoma nuk ka nje rezultat final pasi…

Lexo me shume

Numërimi në Tiranë, Basha mbetet në avantazh

TIRANE- Kandidati demokrat Lulzim Basha vazhdon te mbetet ne avantazh ne Tirane, duke lene pas rivalin socialist, Edi Rama. Te dhenat e fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas numerimit…

Lexo me shume

Votimet, KQZ: Pjesëmarrja në rang vendi 50.9 përqind

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e para të pjesëmarrjes për disa qarqe dhe bashki të votuesve deri në orën 19:00 të ditës së sotme. Në bashkinë Tiranë pjesëmarrja…

Lexo me shume
img
img
img
img

We Design

We Design Studio

We Design Studio

One Logo Communicate...Thousands Of Ideas. Logo speaks Volumes. We Design

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Brand Identity

Brand Identity

Brand Identity

Colors, shapes, reflect the history that your business want to tell. Let us do what we do best

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Search Engine

Search Engine

Search Engine

We optimize your Web site for better ranking in search engine results. Study on Keywords, tags, search...

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Newsletter

Vendosni email-in tuaj per te marre te rejat me te fundit nga We Love Albania