
Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot ne mbledhjen e grupit te PD se rivlerësimi i votave të kontestuara përbën sistemin zgjedhor më të drejtin në historinë e zgjedhjeve shqiptare.
Berisha deklaroi se kërkesa e Partisë Demokratike për të rinumëruar çdo votë të kontestuar për Tiranën do të bëjë të mundur mbrojtjen e sistemit.
Duke folur në mbledhjen e grupit të PD-së, kryeministri Berisha theksoi se ky vendim është jetik ndërsa ka gantuar se mazhoranca nuk ka dijeni se kujt kandidati i përkasin fletët e kontestuara por dëshiron që me rinumërimin e tyre të përfitojnë shqiptarët.
“Në kërkojmë rivlerësim të votave të kontestuara. Sistemi ynë aktual zgjedhor ka si shtyllë të sigurisë të drejtën e kundërshtimit. Ky sistem në dallim nga ai i mëparshmi i cili në rast të një rezultati të ngushë lejonte rinumërimin ky sistem nuk i lejon. Sistemi bazohet në të drejtën e çdo komisioneri apo vëzhguesi të vendosë veton për çdo fletë votimi që duket që nuk është ashtu siç mendojnë të tjerët. Ky është një rregull që e bën sistemin tonë më të drejtë” theksoi Berisha duke shtuar se votat e kundërshtuara kanë fituar të drejtën e qytetarisë për tu vlerësuar në të gjitha instancat.
Shefi i qeverise tha se pretendimet e PS per manipulime jane te pabaza persa kohe sipas tij ishte gjithe hapesira e nevojshme kohore qe kjo parti dhe kreu i kesaj partie mund te bente ankimime per faktet qe ajo ka konstatuar dhe që e kanë shqetësuar gjatë zgjedhjeve në Tiranë. “Ti mund të kishe bërë padi për 2 mijë kuti, por bërë akuza vetëm pasi u mbyll procesi i ankimimit”, tha Berisha duke ju drejtuar kreut të opozitës.
balkanweb.com
One Logo Communicate...Thousands Of Ideas. Logo speaks Volumes. We Design
30 March 2011 Lexo me shume...Colors, shapes, reflect the history that your business want to tell. Let us do what we do best
30 March 2011 Lexo me shume...We optimize your Web site for better ranking in search engine results. Study on Keywords, tags, search...
30 March 2011 Lexo me shume...