
Ambasadorja gjermane në Tiranë, Carola Müller Holtkemper në një intervistë dhënë për “Dojçe Velen” thekson se, “pavarësisht nga fushata zgjedhore e polarizuar, dita e zgjedhjeve lokale të 8 majit kaloi mjaft mirë. Procesi elektoral nuk ka përfunduar, ai ende vazhdon. Varet nga institucionet shqiptare, ndaj theksoj se institucionet shqiptare duhet të sigurojnë që apelimet në Kolegjin Zgjedhor të trajtohen në një mënyrë të ndershme, transparente dhe në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar”. “Është e rëndësishme që në fund, të gjitha palët të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve. Që kjo të ndodhë, është e nevojshme të ndiqen në mënyrë transparente dhe të ndershme procedurat që përcakton Kodi Elektoral. Çështjet që nuk mbulohen në mënyrë të qartë nga kodi Elektoral, duhet të zgjidhen në frymën e dialogut dhe të konsensusit. Gjatë gjithë procesit duhet të mbizotërojë qetësia, pasi dhuna është krejtësisht e papranueshme”, - tha Holtkemper. Sipas saj, “dalja nga bllokimi që ende po vazhdon, është në interes të vendit dhe duhet të jetë synimi kryesor i të gjitha palëve, pra i të gjitha partive politike. Natyrisht që nuk na takon ne të huajve të interpretojmë qëllimet e aktorëve politikë në Shqipëri”. “Kemi kriteret e Kopenhagës që zbatohen për të gjitha vendet potencialisht kandidate për anëtarësim në BE. Dhe ato zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjitha vendet që dëshirojnë të marrin statusin e vendit kandidat për anëtarësim. Në këtë drejtim, bllokimi politik që po vazhdon në Shqipëri dëmton imazhin e saj në Europë. Shqipëria nuk mund të përballojë zvarritjen në këtë proces”, - tha ambasadorja gjermane.
balkanweb.com
One Logo Communicate...Thousands Of Ideas. Logo speaks Volumes. We Design
30 March 2011 Lexo me shume...Colors, shapes, reflect the history that your business want to tell. Let us do what we do best
30 March 2011 Lexo me shume...We optimize your Web site for better ranking in search engine results. Study on Keywords, tags, search...
30 March 2011 Lexo me shume...