
Partia Socialiste deklaron se mirëpret propozimin e ndërkombëtarëve për përfshirjen e Komisionit të Venecias në përpjekje për të shpëtuar zgjedhjet e 8 majit.
Propozimi për përfshirjen e Komisionit të Venencias në dhënien e asistencës për Kolegjin Zgjedhor u bë nga Kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian për Europën Juglindore, Eduard Kukan pak ditë më parë. Kolegji Zgjedhor ka në dorë rezultatin e Tiranës.
“PS falënderon miqtë e ndërkombëtarët,.... dhe bëjmë të qartë se ne mirëpresim propozimin për përfshirjen e Komisionit të Venecias në përpjekeje për të shpëtuar zgjedhjet e 8 majit. Për të dhënë opinionin e kualifikuar dhe të pakorruptuar”- deklaroi deputeti socialist Blendi Klosi në një prononcim për shtyp në selinë rozë, rreth orës 13:30 minuta.
Klosi përsëriti akuzat ndaj kryeministrit Berisha dhe kreun e KQZ-së Arben Ristani se kane kryer masaker elektorale me votat e banoreve te kryeqytetit . Para gazetarëve PS paraqiti dhe faktet që socialistët kanë mbledhur sa i përket manipulimeve që janë bërë me numërimin e votave. Ai publikoi një tabelë me qendra votimi ne Tirane ku numri i zgjedhësve nuk perputhej me votat e hedhura ne kuti.
Kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian për Europën Juglindore, Eduard Kukan sugjeroi asistencën e Komisionit të Venecias ndaj Kolegjit Zgjedhor në marrjen e vendimeve profesionale e të pandikuara nga politika. Në një intervistë të botuar javën e kaluar në "Dojçe Velen", Kukan tha se
"Ekspertë ligjorë dhe ekspertë të Kolegjit Zgjedhor duhet të marrin vendime të mbështetura në ligj dhe nëse ata kanë paqartësira, mund t'u drejtohen institucioneve ndërkombëtare, ndoshta Komisionit të Venecias, që ka profesionistë të vërtetë. Ne po i bëjmë thirrje këtij Kolegji të ndjekë procedura profesionale, transparente dhe të marrë vendime të pavarura nga politika".
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, tre ditë më parë, denoncoi faktin se në Tiranë, nga 117 qendra votimi që u morën në shqyrtim nga KQZ-ja, janë gjetur 357 fletë votimi më shumë sesa numri i votuesve në këto qendra.
balkanweb.com
One Logo Communicate...Thousands Of Ideas. Logo speaks Volumes. We Design
30 March 2011 Lexo me shume...Colors, shapes, reflect the history that your business want to tell. Let us do what we do best
30 March 2011 Lexo me shume...We optimize your Web site for better ranking in search engine results. Study on Keywords, tags, search...
30 March 2011 Lexo me shume...