
Kolegji Zgjedhor pas kërkesës së Partisë Socialiste për mosmiratimin e tabelës përmbledhëse të KZAZ 49 është tërhequr për të marrë vendim.
Përfaqësuesit e PS kanë kërkuar që të miratohet nga Kolegji kërkesë padia e tyre si për tabelën përmbledhëse të KZAZ 49 ashtu edhe për rezultatin e Tiranës.
Kolegji sot rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike e cila ka deklaruar se pretendimet e PS nuk qendron pasi vendimi tashëmë është marrë nga Komisioni Qendror Zgjedhor dhe aktpadia nuk ekziston.
Gjatë seancës së sotme të Kolegjit Zgjedhor ka shqyrtuar anskimin e PS për mosmiratimin e tabelës përmbledhëse të KZAZ 49 nga ana e KQZ-së si dhe tejkalimin e afatit për nxjerrjen e rezultatit të Tiranës.
Në kërkesën ankimore të paraqitur nga PS-ja thuhet se, në përfundim të numërimit të votave për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, dhjetë KZAZ-të e kësaj zone aprovuan tabelat përmbledhëse të rezultateve të qendrave të votimit, ndërsa KZAZ-ja nr.49 nuk e miratoi këtë tabelë.
Bëhej fjalë pikërisht për rezultatin e kutisë së fundit, nga numërimi i së cilës kandidati i PS-së për kryetar bashkie, Edi Rama, i cili e ka mbajtur këtë post për tre mandate rresht, doli në avantazh me dhjetë vota.
balkanweb.com
One Logo Communicate...Thousands Of Ideas. Logo speaks Volumes. We Design
30 March 2011 Lexo me shume...Colors, shapes, reflect the history that your business want to tell. Let us do what we do best
30 March 2011 Lexo me shume...We optimize your Web site for better ranking in search engine results. Study on Keywords, tags, search...
30 March 2011 Lexo me shume...