Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com
  • Lajme Flash
Argetim: Më e mirë e ëma se e bija! - Thursday, 02 June 2011 14:17
Kulture: Bienalja, 5 shqiptarët sot në Venecia - Thursday, 02 June 2011 14:15
Kulture: Duff McKagan sukses në "Qemal Stafa" prezanton albumin - Thursday, 02 June 2011 14:13
Politika: ODIHR: Fletët gabim, vendos Kolegji - Thursday, 02 June 2011 14:09
Ekonomi: Bregasi: Banka të tërhiqet, të jetë partnere me biznesin - Thursday, 02 June 2011 14:06
Ekonomi: Rimbursimi, shtohen 11 ilaçe te reja në listë - Thursday, 02 June 2011 14:04
Politika: Ambasadorët e Topi, negociata për pakt para kolegjit - Monday, 30 May 2011 15:04
Blue Grey Red

Tirana pa fitues deri më 3 qershor, Kolegji do shqyrtojë padinë PS

Procesi zgjedhor për kryetarin e ardhshëm të bashkisë së Tiranës është zhvendosur sot në Kolegjin Zgjedhor. Por ndërsa mendohej se sot do mësohej nëse në karrigen e kryetarit të Bashkisë do të ulej lideri i opozitës Edi Rama, apo ish ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, procesi mori një rrjedhë tjetër.

Në axhendën e sotme të Kolegjit Zgjedhor ishte parashikuar të merrej në shqyrtim kërkesë padia e Partisë Socialiste që kërkonte shfuqizimin e aktit normativ të miratur në parim nga KQZ më 18 maj.  Sipas këtij akti KQZ në rolin e një KZAZ superiore vendos numërimin e votave të hedhura në kutitë e gabuara. Nga ky numërim Lulzim Basha u shpall fitues me 81 vota më shumë . Partia Socialiste kërkon shfuqizimin e gjithë procedurave te ndjekura për numërimin e këtyre votave dhe shndërrimin e tyre në nul.

Në fillim të seancës përfaqësuesi ligjor i PS-se  Eno Bushi i kërkoi anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor që objekt padisë t'i shtohej dhe padia që PS kishte bërë pak ditë më vonë  dhe ku kundërshtonte vendimin e KQZ te datës 23 maj ku akti normativ ishte miratuar në tërësi dhe kishte marrë fuqi ligjore.

Nga ana e tyre pëfaqësuesit ligjor të KQZ e kundërshtuan kërkesën e PS-se, ndërsa sa i përket aktit normativ te 18 majit në KQZ deklaruan se nuk ka fuqi ligjore.

Kolegji Zgjedhor,me relatore gjyqtaren Sashenka Jonuzi e anëtarë Entela Prifti, Marie Qirjazi, Astrit Kalaja dhe Meriban Mullai u tërhoqën dhe në vendimin e marrë pas disa minutave, nuk pranoi kërkesën e PS për bashkimin e 2 objekt padive ne një, me argumentimin se PS nuk ka ndjekur procedurat për të shtuar objekt padinë.

Në këtë moment përfaqësuesi tligjor të Partisë Socialiste u tërhoqën nga padia për tu përgatitur për objekt padinë ku kërkohet pavlefshmëria e aktit normativ që KQZ miratoi në tërësi më 23 maj  për numërimin e fletëve të votimit për kryetarin e bashkisë në kutinë e gabuar.

Kjo kërkesë padi e dytë e paraqitur në Kolegjin Zgjedhor kundërshton vlefshmërinë e aktit normative që KQZ miratoi në tërësi vetëm me 4 votat e maxhorancës, ndërkohë që përfaqësuesit e opozitës e kundërshtuan.

Menjëherë pas seancës, avokati i Partisë Socialiste tha se “Hoqëm dorë nga kjo kërkesë padi, për të vazhduar me gjykimin e kërkesës tjetër, që ka një objekt padie më të plotë.”

Me hedhjen e shortit u caktua  gjyqtari Tom Ndreca si relator i çështjes dhe anëtarët e Kolegjit Zgjedhor të cilët më 3 qershor ora 10:00 do shqyrtojnë ankimimin e PS.

Në varësi të këtij procesi, Kolegji Zgjedhor do të vendosë për fatin e kreut të ardhshëm të Bashkisë. Nëse Kolegji vendos pro kërkesës, duke shpallur të “pavlefshëm” aktin normativ që nxorri Bashën fitues me 81 vota, Edi Rama do të shpallet kryetar i bashkisë së Tiranës, me 10 votat diferencë që mori nga rezultatet e 485 qendrave të votimit në 11 KZAZ. Nëse kolegji e hedh poshtë kërkesën e PS, Lulzim Basha, do të ulet në detyrën e kreut të ri të Bashkisë së Tiranës me 81 vota më shumë se rivali i tij, kreu aktual i PS.

Ndërkohë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të bëjë sot publike rezultatet në rang vendi në proporcional për secilën nga subjektet politike që garoi në zgjedhjet lokale të 8 Majit. “Gazeta Shqiptare” shkruan se rezultatet në rang vendi për proporcionalin që secila forcë politike ka arritur në 8 Maj”, u shpreh ai.

balkanweb.com

Joomla Templates and Joomla Extensions by ZooTemplate.Com
Banner

We Design

We Design eshte e specializuar ne ndertimin e faqeve te internetit. Ne perdorim teknologjine me te perparuar duke qene gjithnje ne pararoje te zhvillimit. Faqet e ndertuara nga ne kane dizajn profesional. Duke kombinuar anen estetike me ate funksionale, ne arrijme te krijojme faqe qe jane dinamike, lehtesisht te perdorshme, dhe qe hapen mjaft shpejt.
Faqet e ndertuara nga ne ne shumicen e rasteve perdorin database per mbajtjen e informacionit, i cili rifreskohet nga vete klientet nepermjet nje faqeje administrimi te mbrojtur me fjalekalim.

We Design

Gallery

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com
image
image
image
image

"Traviata" pa lekë, me dy gozhdë e dy dërrasa

Teksa moshatarët e tij këngëtarë në Opera, kishin fiksuar sytë te transmetimet e pafundme politike në televizor, Shyqyri Caushaj fliste për operën "Traviata" të Xhuzepe Verdit, që e ka në…

Lexo me shume

Ristani 48 ore kohe per rezultatin final te Bashkise se Tiranes

Menjehere pas mbledhjes se KQZ-se ku nuk u shqyrtua shpallja e rezultatit perfundimtar per Bashkine e Tiranes kryetari Ristani tha per mediat se akoma nuk ka nje rezultat final pasi…

Lexo me shume

Numërimi në Tiranë, Basha mbetet në avantazh

TIRANE- Kandidati demokrat Lulzim Basha vazhdon te mbetet ne avantazh ne Tirane, duke lene pas rivalin socialist, Edi Rama. Te dhenat e fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas numerimit…

Lexo me shume

Votimet, KQZ: Pjesëmarrja në rang vendi 50.9 përqind

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e para të pjesëmarrjes për disa qarqe dhe bashki të votuesve deri në orën 19:00 të ditës së sotme. Në bashkinë Tiranë pjesëmarrja…

Lexo me shume
img
img
img
img

We Design

We Design Studio

We Design Studio

One Logo Communicate...Thousands Of Ideas. Logo speaks Volumes. We Design

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Brand Identity

Brand Identity

Brand Identity

Colors, shapes, reflect the history that your business want to tell. Let us do what we do best

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Search Engine

Search Engine

Search Engine

We optimize your Web site for better ranking in search engine results. Study on Keywords, tags, search...

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Newsletter

Vendosni email-in tuaj per te marre te rejat me te fundit nga We Love Albania