Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com
  • Lajme Flash
Lajmet kryesore: Me 21 Dhjetor Kemi Diten Me Te Lumtur Ne Bote - Tuesday, 11 December 2012 18:53
Lajmet kryesore: Festimet për 100-vjetorin e pavarësisë së vendit - Friday, 23 November 2012 23:11
Lajmet kryesore: Njerëzit dynden për Skënderbeun - Friday, 23 November 2012 22:09
Lajmet kryesore: Kliko per te pare Google Kuq e Zi - Friday, 23 November 2012 21:17
Lajmet kryesore: Xhim Begeja me Ekipin e alpinisteve shqiptare ve flamurin ne Everest - Friday, 23 November 2012 20:06
Argetim: Më e mirë e ëma se e bija! - Thursday, 02 June 2011 14:17
Kulture: Bienalja, 5 shqiptarët sot në Venecia - Thursday, 02 June 2011 14:15
Kulture: Duff McKagan sukses në "Qemal Stafa" prezanton albumin - Thursday, 02 June 2011 14:13
Politika: ODIHR: Fletët gabim, vendos Kolegji - Thursday, 02 June 2011 14:09
Blue Grey Red

EUFT nënshkruan marrëveshje me EUROMED për zhvillimin e turizmit

Në qytetin e Leçes u firmos marrëveshja e bashkëpunimit mes Agjencisë për Trashëgiminë Kulturore Euromesdhetare dhe Universitetit Europian për Turizmin në Tiranë

LEÇE, ITALI 27 SHKURT 2011 – Universiteti Europian për Turizmin dhe Agjencia për Trashëgiminë Kulturore Euromesdhetare kanë firmosur në qytetin e Leçes, në Itali, marrëveshjen e bashkëpunimit dhe kooperimit.
Marrëveshja u firmos nga Prof. Dr. Salvatore Messina, rektor i Universitetit Europian për Turizmin dhe Senatorja, Prof. Dr. Adriana Poli Bortone, europarlamentare, presidente e Agjencisë për Trashëgiminë Kulturore Euromesdhetare – Euromediterraneo.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është promovimi dhe zhvillimi i projekteve e aktiviteteve të përbashkëta që kanë për bazë çështjet kulturore dhe zhvillimin ekonomik të zonave në të cilat do të shtrihen ato.
Në bazë të marrëveshjes synohet të zhvillohet dhe të favorizohet një sistem që do të promovojë rritjen kulturore dhe sociale, me anë të projekteve didaktiko-shkencore të profilit të lartë, në mënyrë që të plotësohen kërkesat e tregut të punës me specialistë. Marrëveshja u firmos nga rektori i Universitetit Europian për Turizmin, Salvatore Messina, dhe nga Presidentja e Agjencisë për Trashëgiminë Kulturore Euromesdhetare, Adriana Poli Bortone.
Gjatë ceremonisë morën pjesë edhe studentë të EUFT që për mbi një javë u gjendën në një tur studimor-turistik në jugun e Italisë, përfaqësues nga pushteti vendor në Leçe, gazetarë të shumtë të mediave italiane dhe shqiptare.
“Ky partnership, – shpjegoi Prof. Dr. Mesina, – është një strategji që do të finalizohet nga zhvillimi i një fabrike idesh, përmes burimeve që kanë territoret tona, duke synuar që të bëhet modeli i një mënyrë të re të investimeve. Universiteti Europian për Turizmin ka gjetur tek Agjencia për Trashëgiminë Kulturore Euromesdhetare antenën e laboratorit të vet për projektet e përbashkëta dhe krijimin e bizneseve inovative në turizëm. Gjithashtu synohet dhe thithja e projekteve të sistemit që lejojnë marrjen e të ardhurave që jepen direkt, ose indirekt nga Komisionin Europian dhe nga organizma të tjera ndërqeverisëse”. Përfaqësuesja e Agjencisë, Adriana Poli Bortone, e cila është senatore dhe deputete e Parlamentit Europian është ndalur në projektet dhe synimet e marrëveshjes.
“Ky bashkëpunim ka si bazë konkretizimin e objektivave të përbashkët dhe bindjen se vlera dhe trashëgimia kulturore dhe turistike mund të ndërtojnë një levë për zhvillimin social dhe dhënien e një impulsi për rritjen ekonomike të këtyre territoreve. Kjo marrëveshje është një pikë mbërritje, por edhe nisjeje, sepse hap mundësi të reja për zhvillim konkret dhe mbush boshllëkun institucional që ekzistonte. Pra plotëson mungesën e një enti që bën një bashkim mes kapaciteteve ekonomike, direktivave politike të shteteve, organizatave ndërkombëtare dhe marrëdhënieve konkrete mes projekteve dhe nismave të cilat janë të gatshme të ndikojnë në zhvillimin e territoreve tona”, tha ajo.
Iniciativa e parë do të jetë hapja e fushatës për regjistrimin për Master të Nivelit të Parë në turizëm për vitin akademik 2010/2011, që do të zgjas një vit dhe parashikon 50 vende të zgjedhura me konkurrim. Përzgjedhjet do të bëhen së shpejti në selinë e Agjencisë për Trashëgiminë Kulturore Euromesdhetare në qytetin e Leçes në Itali. Mund të regjistrohen si të sapodiplomuarit që kërkojnë një aktivitet më kualifikues në sektorin e turizmit, por edhe ata profesionistë që duan të konsolidojnë kompetencat e tyre profesionale në sektorin e turizmit. Kursi është i strukturuar në dy faza; nga tetori 2011, deri në shkurt 2012 do të zhvillohet në universitet. Më pas, nga marsi deri në shtator 2012 do të zhvillohet stazhi. Ky është një kurs formues i shkëlqyer për thellimin e informacionit të specializuar për turizmin, sektor që do të thithë 270 profesionistë gjatë çdo viti, për 15 vite në gjithë vendet e Europës.

Fonti: www.euft.eu

Joomla Templates and Joomla Extensions by ZooTemplate.Com
Banner

We Design

We Design Studio

One Logo Communicate...Thousands Of Ideas. Logo speaks Volumes. We Design

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Brand Identity

Brand Identity

Colors, shapes, reflect the history that your business want to tell. Let us do what we do best

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Search Engine

Search Engine

We optimize your Web site for better ranking in search engine results. Study on Keywords, tags, search...

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Newsletter

Vendosni email-in tuaj per te marre te rejat me te fundit nga We Love Albania