Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com
  • Lajme Flash
Lajmet kryesore: Me 21 Dhjetor Kemi Diten Me Te Lumtur Ne Bote - Tuesday, 11 December 2012 18:53
Lajmet kryesore: Festimet për 100-vjetorin e pavarësisë së vendit - Friday, 23 November 2012 23:11
Lajmet kryesore: Njerëzit dynden për Skënderbeun - Friday, 23 November 2012 22:09
Lajmet kryesore: Kliko per te pare Google Kuq e Zi - Friday, 23 November 2012 21:17
Lajmet kryesore: Xhim Begeja me Ekipin e alpinisteve shqiptare ve flamurin ne Everest - Friday, 23 November 2012 20:06
Argetim: Më e mirë e ëma se e bija! - Thursday, 02 June 2011 14:17
Kulture: Bienalja, 5 shqiptarët sot në Venecia - Thursday, 02 June 2011 14:15
Kulture: Duff McKagan sukses në "Qemal Stafa" prezanton albumin - Thursday, 02 June 2011 14:13
Politika: ODIHR: Fletët gabim, vendos Kolegji - Thursday, 02 June 2011 14:09
Blue Grey Red

Konkurueshmëria në turizëm, Shqipëria e 71 në 139 vende

Shqipëria ka ngjitur 19 vende në renditjen botërore për konkurueshmërinë në turizëm. Në këtë krahasim të Organizatës Botërore të Turizmit, Shqipëria lë pas Egjiptin, Maqedoninë. Në rajon kryeson Mali i Zi

Viti 2011 e sheh në një renditje më të lartë Shqipërinë, përsa i përket sektorit të turizmit. Organizata Botërore e Turizmit e ka renditur këtë vit Shqipërinë 19 vende më lart (vendi i 71-të), në krahasim me vitin 2009 (vendi 90), vit me të cilin bëhet edhe krahasimi në raport që ka lidhje me konkurrueshmërinë për turizmin, për vitin 2011. Sipas kësaj renditjeje, e cila vlen për 139 vende, Shqipëria është kuotuar me 4.01 pikë, pas Libanit dhe përpara Republikës Dominikane, Indonezisë, Gjeorgjisë, Egjiptit e fqinjit Maqedoni. Në raportin e vitit 2011, Zvicra renditet e para, duke u pasuar nga Gjermania, e cila ka fituar një pozicion më lart e po kështu edhe Franca. Në rajonin e Ballkanit, duket se vendi më konkurrues në fushën e turizmit është Mali i Zi, i cili nga vendi i 52-të, që ka qenë në vitin 2009, është pozicionuar në vendin e 36-të. Në këtë raport thuhet se pas një periudhe të vështirë, industria e turizmit do të nisë të rimëkëmbet, por me ritme të ngadalta. Ky raport mat dhe analizon konkurrueshmërinë e turizmit në ekonomi të ndryshme në botë dhe lista me dhjetë vendet e para kompletohet me Austrinë, Suedinë, Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadanë, Spanjën e Singaporin.

Në raport edhe shtyllat kryesore të performancave ekonomike, si ligjet e rregullat, mjedisi, siguria, shëndeti, infrastruktura turistike, kapitali njerëzor, transporti ajror dhe tokësor etj. Shqipëria ka fituar renditjen më të mirë (vendi i tretë), për sa i takon mikpritjes turistike, së bashku me Libanin e Barbadosin. Vendet që ofrojnë çmime më konkurruese e që joshin turistët e huaj janë Gambia e Malajzia. Kryesisht këto vende kanë çmime të lira të karburantit dhe të akomodimit. Në raportin e konkurrueshmërisë për vitin 2011 vihet re se Zvicra, Singapori e Islanda mbajnë vendet e para për burimet njerëzore, çfarë nënkupton edukim të fortë, lehtësi trajnimi, forcë pune të shëndetshme etj. Vendet më të pasura në burime natyrore renditen Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brazili e Tanzania, Suedia, Spanja e Britania e Madhe renditen ndër vendet që kanë konkurrueshmëri të lartë. Konkurrueshmëria në turizëm është tregues i rëndësishëm i ekonomisë. Vlerësohet si stimuluesi më i madh i ekonomisë. Turizmi vlerësohet si sektori që punëson më shumë njerëz. Kryesisht të rinj e gra. Turizmi i nxit njerëzit të konsumojnë. E njëjta gjë ndodh edhe me biznesin në rastin e konferencave të ndryshme. Këto dy elementë rrisin të ardhurat e eksportit. Turizmi arriti të shënonte rritje, përsa i takon numrit të vizitorëve me rreth 7%, në krahasim me vitin 2009, kur u shënua rënia më e fortë me rreth 4%. Sipas barometrit të Organizatës Botërore të Turizmit, pothuajse të gjitha destinacionet më popullore në botë shënuan shifra pozitive, por që më së shumti i orientuan nga vendet me ekonomi në zhvillim. Gjatë vitit 2010, numri i turistëve ndërkombëtarë arriti në 935 milionë, rreth 58 milionë më shumë se në vitin 2009. Kjo rritje, më e ulët në ekonomitë e zhvilluara (5%) e më e shpejtë se në ato në zhvillim (8%), erdhi si reflektim i situatës ekonomike në botë dhe parashikohet që të vazhdojë me këto ritme edhe gjatë këtij viti.

Sipas kësaj renditjeje, e cila vlen për 139 vende, Shqipëria është kuotuar me 4.01 pikë, pas Libanit dhe përpara Republikës Dominikane, Indonezisë, Gjeorgjisë, Egjiptit e fqinjit Maqedoni. Në raportin e vitit 2011, Zvicra renditet e para, duke u pasuar nga Gjermania

Fontihttp://www.mapo.al/

Joomla Templates and Joomla Extensions by ZooTemplate.Com
Banner

We Design

We Design Studio

One Logo Communicate...Thousands Of Ideas. Logo speaks Volumes. We Design

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Brand Identity

Brand Identity

Colors, shapes, reflect the history that your business want to tell. Let us do what we do best

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Search Engine

Search Engine

We optimize your Web site for better ranking in search engine results. Study on Keywords, tags, search...

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Newsletter

Vendosni email-in tuaj per te marre te rejat me te fundit nga We Love Albania