Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com
  • Lajme Flash
Lajmet kryesore: Me 21 Dhjetor Kemi Diten Me Te Lumtur Ne Bote - Tuesday, 11 December 2012 18:53
Lajmet kryesore: Festimet për 100-vjetorin e pavarësisë së vendit - Friday, 23 November 2012 23:11
Lajmet kryesore: Njerëzit dynden për Skënderbeun - Friday, 23 November 2012 22:09
Lajmet kryesore: Kliko per te pare Google Kuq e Zi - Friday, 23 November 2012 21:17
Lajmet kryesore: Xhim Begeja me Ekipin e alpinisteve shqiptare ve flamurin ne Everest - Friday, 23 November 2012 20:06
Argetim: Më e mirë e ëma se e bija! - Thursday, 02 June 2011 14:17
Kulture: Bienalja, 5 shqiptarët sot në Venecia - Thursday, 02 June 2011 14:15
Kulture: Duff McKagan sukses në "Qemal Stafa" prezanton albumin - Thursday, 02 June 2011 14:13
Politika: ODIHR: Fletët gabim, vendos Kolegji - Thursday, 02 June 2011 14:09
Blue Grey Red

Ministri i Turizmit: Burimet njerezore, te rendesishme per zhvillimin e turizmit

TIRANË, 7 SHKURT 2011 – Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferaj, thotë se Qeveria Shqiptare në programin e saj gjashtëvjeçar deri në vitin 2013 e konsideron zhvillimin e industrisë së turizmit si një ndër tre fushat kryesore për zhvillimin e shpejtë dhe të qëndrueshëm të vendit.
“Misioni ynë është të punojmë ngushtësisht me sektorin privat për të fuqizuar më tej në tregjet ndërkombëtare pozicionin e Shqipërisë dhe turizmit shqiptar”, tha z.Xhaferaj, në tryezën e rrumbullakët që ka organizuar më 5 shkurt 2011, Shoqata gjermane “Konrad Adenauer Stiftung” dhe Ambasada Gjermane me temë “Turizmi në Shqipëri dhe Gjermani”.
“Objektivi ynë madhor është kthimi i vendit në një destinacion turistik kryesor mesdhetar”, – tha z.Xhaferaj. Ai pohoi se për të realizuar këtë objektiv Qeveria Shqiptare ka ndërmarrë, në mënyrë të vazhdueshme dhe të pandërprerë, masa për nxitjen dhe lehtësimin e investimeve dhe sipërmarrjeve private, si nga ana ligjore ashtu edhe për infrastrukturën në përgjithësi.
Këtu, z.Xhaferaj pohoi se për të arritur këtë objektiv, po synohet zhvillimi i burimeve njerëzore.
Në tryezë, ishte i pranishëm edhe rektori i Universitetit Europian për Turizmin, Prof. Dr. Salvatore Messina, ambasadorja gjermane Carol Müller-Holtkem, si dhe përfaqësues nga MTKRS, GTZ, Unioni i Operatorëve Turistikë Shqiptarë, etj.
Dinamikat e zhvillimit të turizmit në Shqipëri, roli i operatorëve turistikë në zhvillimin e turizmit, politikat e zhvillimit të turizmit, projektet e bashkëpunimit dypalësh etj, ishin temat ku u fokusuan diskutimet.
Dr. Salvatore Messina, duke folur në tryezë, tha se “e vetmja mundësi ku Shqipëria mund të ketë rritje të zhvillimit është kjo pasuri turistike dhe menaxhimi i mirë i saj”. Sipas prof. Messina, ky është i vetmi sektor që e ka këtë aftësi dhe këtë mundësi rritjeje. Por ai nënvizoi se “fatkeqësisht këto që po ndodhin në Shqipëri po pengojnë turizmin”, duke konstatuar se sot ka një inferioritet në këtë zhvillim krahasuar me periudhën para këtyre protestave sepse të vdekurit peshojnë në ndërgjegjen e të gjithëve”.
Prof. Dr. Messina: Politikat që duhet të ndiqen për zhvillimin e turizmit në Shqipëri
INTERVISTA MEDIAT/ Imazhi i Shqipërisë jashtë shtetit me këtë manifestime demonstrative që po zhvillohen herë pas here, është penalizuar. Pohimin e bën dr. Salvatore Messina, ekspert i turizmit, rektor i Universitetit Europian për Turizmin. Ai thekson se në Shqipëri, ekziston një ngërç i cili ka ngelur që nga zgjedhjet e viti 2009 dhe vazhdon deri sot. Kurse në lidhje me situatën në vend thekson se “këto protesta janë një mjet që e largojnë dhe e pengojnë zhvillimin e turizmit dhe në të njëjtën kohë edhe zhvillimin e vendit”
“Turizmi në Shqipëri dhe Gjermani”, ka qenë objektivi i tryezës së rrumbullakët që ka organizuar më 5 shkurt 2011, Shoqata gjermane “Konrad Adenauer Stiftung” dhe Ambasada Gjermane.
Dinamikat e zhvillimit të turizmit në Shqipëri, roli i operatorëve turistikë në zhvillimin e turizmit, politikat e zhvillimit të turizmit, projektet e bashkëpunimit dypalësh etj, ishin temat ku u fokusuan diskutimet. Të pranishëm në aktivitet ishin ministri i TKRS, Ferdinand Xhaferaj, ambasadorja gjermane Carol Müller-Holtkem, rektori i Universitetit Europian për Turizmin, Prof. Dr. Salvatore Messina si dhe përfaqësues nga MTKRS, GTZ, Unioni i Operatorëve Turistikë Shqiptarë, etj. Në një intervistë dr. Messina tha se “e vetmja mundësi ku Shqipëria mund të ketë rritje të zhvillimit është kjo pasuri turistike dhe menaxhimi i mirë i saj”. Sipas prof. Messina, ky është i vetmi sektor që e ka këtë aftësi dhe këtë mundësi rritjeje. Por ai nënvizoi se “fatkeqësisht këto që po ndodhin në Shqipëri po pengojnë turizmin”, duke konstatuar se sot ka një inferioritet në këtë zhvillim krahasuar me periudhën para këtyre protestave sepse të vdekurit peshojnë në ndërgjegjen e të gjithëve”.
Si e shihni situatën aktuale në Shqipëri parë nga zhvillimet sidomos të javëve të fundit?

Imazhi i Shqipërisë jashtë shtetit me këtë manifestime demonstrative që po zhvillohen herë pas here, them se është penalizuar. Në Shqipëri, ekziston një ngërç i cili ka ngelur që nga zgjedhjet e viti 2009 dhe vazhdon deri sot. Në lidhje me situatën në vend dhe me këto protesta e manifestime në shesh mund të cilësoj se këto të fundit janë një mjet që e largojnë dhe e pengojnë zhvillimin e turizmit dhe në të njëjtën kohë edhe zhvillimin e vendit. Fatkeqësisht këto që po ndodhin në Shqipëri po pengojnë turizmin dhe vihet re që sot ka një inferioritet në këtë zhvillim krahasuar me periudhën para këtyre protestave sepse “të vdekurit peshojnë në ndërgjegjen e të gjithëve”.
Cilat janë politikat që duhet të ndiqen për zhvillimin e turizmit në Shqipëri?

Pikësëpari ne duhet të dallojmë politikat për këtë vend. Objektivat, sipas periudhave përkatëse të shkurtra, mesatare dhe të gjata në kohë. Por duhet theksuar se ka fakte, se ka prioritete duke pasur parasysh atë për të cilën ne flasim. Është e rëndësishme që ne të ndërhyjmë në burimet njerëzore sepse qendra e të gjithë problemit është cilësia e shërbimit dhe cilësia e relacionit mes kërkesës dhe ofertës. Shqipëria duhet ta kalojë këtë fazë të zhvillimit aktual të turizmit dhe të kalojë në një fazë strukturimi. Me pak fjalë duhet të kemi një kualifikim profesional, një ndarje mes pronësisë së hoteleve dhe agjencive turistike, gjithashtu të ketë dhe një klasifikim mes tyre dhe më kryesorja është që të gjitha këto të jenë me parametra europiane. Në të njëjtën kohë duhet të ketë edhe një rregullore turistike dhe sidomos për ato vende që kanë dhe një vokacion të tillë turistik sepse pikërisht këtu ne duhet të ndërhyjmë. Duhet të ndërhyjmë në ato zona që njihen aktualisht për vokacione të tilla. Kemi një periudhë të përcaktuar sidomos në muajt qershor-korrik dhe në gusht. Ajo çfarë ne duhet të bëjmë është të rrisim zhvillimin e turizmit në mënyrë organike. Këto janë prioritetet, pra të ndryshojmë në mënyrë drastike ligjin aktual dhe të bëjmë një grup ligjesh, një kompleks ligjesh për të realizuar kështu një aktivitet të orientuar, transparent dhe cilësor në mënyrë që publikut të marrë vesh çfarë pret kur hynë në një vend turistik.
Sipas jush cilat janë sfidat mbi turizmin shqiptar sot për sot?

Në beniflacion territorial integriteti mes trashëgimisë kulturore dhe asaj natyrale dhe ofertë turistike, një sistem komunikacioni që duhet të përmirësohet, gjithashtu struktura rrugore por edhe infrastrukturat intelektuale. Këto janë disa nga sfidat që duhet të ndjekim. Shteti duhet të ketë një strategji të vetëm të turizmit, të akorduar edhe në rrethe, në universitet etj. E vetmja mundësi ku Shqipëria mund të ketë një rritje të zhvillimit të vet është kjo pasuri turistike dhe menaxhimi i mirë i saj. Është i vetmi sektor që e ka këtë aftësi dhe këtë mundësi rritje.
Çfarë i duhet turizmit shqiptar për të ecur drejt zhvillimit dhe standardeve europiane?

Gjatë një konference kryeministri Berisha ka thënë se “turizmi shqiptar është në qendër të qeverisë. Kjo është e rëndësishme”. Duhet të shohim se sa para vë në dispozicion qeveria në shkëmbim të këtyre strukturave politike mbi turizmin.

Fonti: www.euft.eu

Joomla Templates and Joomla Extensions by ZooTemplate.Com
Banner

We Design

We Design Studio

One Logo Communicate...Thousands Of Ideas. Logo speaks Volumes. We Design

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Brand Identity

Brand Identity

Colors, shapes, reflect the history that your business want to tell. Let us do what we do best

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Search Engine

Search Engine

We optimize your Web site for better ranking in search engine results. Study on Keywords, tags, search...

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Newsletter

Vendosni email-in tuaj per te marre te rejat me te fundit nga We Love Albania