
Prej disa ndeshjesh ka fiksuar vendin e titullarit në formacion. Kjo mbase për zgjedhje teknike të Kuzhes, që në mungesë të Currit është detyruar të tërheqë Canën në qendër të mbrojtjes. Megjithatë, për Ervin Bulkun konkurrenca është pozitive në një skuadër, aq më tepër në një kombëtare. Sfidën e Bosnjës e sheh si ndeshje dlikate, por lojtari i Hajdukut të Splititi beson se kuqezinjtë e kanë kaluar prej 2 vjetësh atë fazë ku ndiheshin inferiore në minutat e para të ndeshjes. Për të Shqipëria është një moment ku mund të marrë vërtet shumë.
Një ndeshje shumë e rëndësishme ndaj Bosnjës. Shqipëria e ka vuajtur shumë euforinë në të shkuarën. Çfarë duhet të bëjmë këtë herë që të mbetemi me këmbë në tokë dhe të bëjmë një hap tjetër cilësor?
E rëndësishme për ne të gjithë është të marrim rezultat pozitiv, duke i hequr këto anësoret, euforik e jo euforik, pra duhet ta vlerësojmë kundërshtarin ashtu siç është në të vërtetë, as ta mbivlerësojmë e as ta nënvlerësojmë. Ne duhet të japim më të mirën tonë e të bëjmë lojën tonë. Pastaj t'ia lëmë fushës gjithçka.
Keni ndjerë atmosferën në ish-futbollin jugosllav. Çfarë na pret në Zenica?
Unë luaj me një ekip që ka një prej tifozllikut më të fortë e më të egër në Europë. Por nuk na pret asgjë. Se nuk besoj se kanë ata diçka më shumë se tifozët shqiptarë.
Rikthehet Curri, por edhe Lila është një alternativë potenciale në pozicionin e shkatërruesit. Ju a shton kjo pak presionin?
Çdo lojtar është i rëndsishëm për kombëtaren. Edhe Curri kthehet pas dëmtimit. Të 23 lojtarët janë të rëndësishëm. Çdo futbollist ka dëshirë të jetë në 11-she. Është diçka pozitive për ekipin, pasi rritet cilësia. Mua nuk më tremb konkurrenca, pasi e kam provuar edhe herët e tjera. E rëndësishme është që cilido të hidhet në fushë nga trajneri të japë maksimumin e tij.
Ka diçka që ju shqetëson nga Bosnja, për aq sa e kani parë e studiuar në dvd, apo dhe ndeshja e kaluar?
Ne e njohim mirë Bosnjën pasi jemi ndeshur me ta në fushën tonë e kemi barazuar 1-1. por kjo është më shumë punë e trajnerit që e do ta studiojë me detaje dhe do t'u japë detyrat titullarëve, por edhe atyre të stolit që ta përballojmë me sukses dhe të marrim rezultat pozitiv.
Diçka për merkaton. Do të rrish te skuadra aktuale?
Unë kam lexuar në shtypin shqiptar shumë për të ardhmen time por unë kam dhe një vit kontratë me Hajdukun e Splitit. Se çfarë do të ndodhë më tej nuk e di.
Ju keni detyrë të vështirë për të mbuluar Pjaniçin, një lojtar i jashtëzakonshëm. Si do të luajë Shqipëria?
Shqipëria do të bëjë lojën e saj, ashtu si ka luajtur gjithmonë. Nuk është e rëndësishme të kapim individët. Ata kanë lojtarë të spikatur individualisht, por arma jonë më e fortë është loja në grup dhe shpresojmë të arrijmë rezultat pozitiv.
Çfarë aspekti të lojës mendon se do të jetë më i rëndësishëm për ne. Kuzhe tha dje se kërkon të luhet shpejt me topin.
E thashë dhe më sipër. E rëndësishme është që të gjithë lojtarët të japin maksimumin dhe të respektojnë detyrat që jepen nga trajneri. Pastaj kjo varet nga sa do të respektohen ato detyra. Kjo nuk është diçka e prerë me thikë, që ajo çfarë thuhet në aspektin teorik me atë që zbatohet në fushë. Pra më mirë t'ia lëmë fushës, e rëndësishme është të marrim rezultat pozitiv.
Ia keni frikën minutave të para. Kombëtarja do pak kohë sa të organizohet, më pas vështirë se mund të çahet.
Unë do të thosha se në dy vitet e fundit ne futemi në fushë pa frikë dhe kur futesh me vetëbesim arrin të marrësh dhe atë që dëshiron. Nëse jep maksimumin, pra ne si skuadër japim maksimumin, kemi treguar se dimë të ndalojmë apo të fitojmë ndaj çdo lloj kundërshtari.
mapo.al

Të hënën, ndaj Holandës, do të jetë shumë më e vështirë, pasi do të kemi disa mungesa
Shqipëri-Uzbekistan 1-0
Shqipëria: Frashëri, Peqini, Sykaj, Sallaj, Gava, Bunjaku, Vucaj, Brahimi, Vajushi, Shkurtaj, Bala (u aktivizuan: Kaçe, Osaj). Trajner: Artan Bushati
Ishte një ndeshje shumë e bukur, që e justifikon pjesëmarrjen e ekipit tonë në këtë turne. Një pjesën e parë, kuqezinjtë 21 vjeçarë luajtën shumë mirë, por edhe kundërshtarët uzbekë u kundërpërgjigjën rrezikshëm. Sidomos loja e bukur e Vajushit krijoi simpati te shikuesit në tribunën e stadiumit tërheqës austriak.
Tanët iu afruan disa herë portës kundërshtare me Shkurtajn dhe Vajushin, i cili në minutën e 25 të, pas një kombinimi model mes Balës dhe Shkurtajt, merr nje top vertikal, driblon ata që i dalin përpara, madje edhe portierin, dhe 1 0. Kundërshtarët mbesin të rrezikshëm deri në mbylljen e pjesës së parë.
Në pjesën e dytë kemi një tërheqje të tanëve dhe një rritje të lojës së uzbekëve, të cilët rrezikojnë disa herë, por në rastet vendimtare Frashëri, Sykaj, Sallaj dhe sidomos Peqini ishin në krye të detyrës. Gjithsesi, edhe në këtë pjesë loje tanët kishin rastet me të shumta e më të pastra për shënim.
Vajushi e Shkurtaj mund të shënonin gola të tjerë po të ishin treguar më të vëmendshëm. Loja u mbyll me një depërtim të bukur të Osajt në të djathtë, që i jep mundësinë e golit të dytë Vajushit, i cili, pranë portës, gjuan jo saktë.
Kujdes duhet bërë nga ekipi dhe trajneri në një harmonizim më të mirë të mesit të fushës dhe mbrojtjes, pasi në momente të caktuara u vërejtën distanca të mëdha mes reparteve. Kujdes nga Holanda, kundër së cilës do të luajmë të hënën.
Pamë ndeshjen e Holandës kundër Izraelit dhe dalluam qartë një ekip klasi, që përbëhej nga lojtarë stabël të kampionatit holandez. Aq më tepër që ekipit tonë do t'i mungojnë Roshi, Bunjaku, Brahimaj dhe Sinani.
Page 1 of 3
One Logo Communicate...Thousands Of Ideas. Logo speaks Volumes. We Design
30 March 2011 Lexo me shume...Colors, shapes, reflect the history that your business want to tell. Let us do what we do best
30 March 2011 Lexo me shume...We optimize your Web site for better ranking in search engine results. Study on Keywords, tags, search...
30 March 2011 Lexo me shume...