Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com
  • Lajme Flash
Argetim: Më e mirë e ëma se e bija! - Thursday, 02 June 2011 14:17
Kulture: Bienalja, 5 shqiptarët sot në Venecia - Thursday, 02 June 2011 14:15
Kulture: Duff McKagan sukses në "Qemal Stafa" prezanton albumin - Thursday, 02 June 2011 14:13
Politika: ODIHR: Fletët gabim, vendos Kolegji - Thursday, 02 June 2011 14:09
Ekonomi: Bregasi: Banka të tërhiqet, të jetë partnere me biznesin - Thursday, 02 June 2011 14:06
Ekonomi: Rimbursimi, shtohen 11 ilaçe te reja në listë - Thursday, 02 June 2011 14:04
Politika: Ambasadorët e Topi, negociata për pakt para kolegjit - Monday, 30 May 2011 15:04
Blue Grey Red

Betejë penalltish dhe Tirana fiton Kupën e Shqipërisë

Tirana e Dinamo kanë luajtur zhvilluar dje ndeshjen e fundit që mund t'u shpëtonte sezonin. Kupa e Shqipërisë, më shumë sesa një trofe i dëshiruar, u shndërrua në trofe të detyruar, pasi ishte e vetmja rrugë e skuadrave kryeqytetase për të marrë pjesë në Kupat e Europës.

Dinamo e nis më mirë ndeshjen, teksa që në sekondat e para, Malota ka pasur një mundësi të mirë shënimi, por topi i goditur me kokë prej tij pas goditjes së këndit të ekzekutuar nga Ferraj, përfundon jashtë. Është sërij Ferraj njeriu që frymëzon aksionet e bluve, kur në minutën e pestë do të pasojë saktë në zonë për Emiljano Vilën, por ky i fundit gjuan keq. Mërgjyshi duket se i jep të drejtë vetes që i ka besuar një fanellë titullari Ferrajt, kur ky do të rrezikojë seriozisht portës pas një goditje dënimi. Tirana zgjohet dhe do të jetë Gilman Lika njeriu që do të mund të kishte shënuar për bardheblutë, nëse topi i goditur prej tij nuk do të “qethte” shtyllën e majtë. 24 herë kampionët e vendit janë të karikuar dhe do ta shohin veten shumë pranë avantazhit, por Hyka nuk do ta finalizojë aksionin e mrekullueshëm të tij. Por Dinamo është aty dhe Mllade Brkiç do të shënojë golin e parë. Përgjumje e mbrojtjes tiranase. Topi përfundon brenda zonës. Zotëron kapiteni Allmuça, vetëm për vetëm me portierin Lika, pason për Brkiç. Me portën bosh, serbi kalon në avantazh skuadrën e tij. Gabim i pafalshëm i të katër mbrojtësve tiranas që luajnë keq kurthin e pozicionit jashtë loje. Mundësi e artë për Tiranën në minutën e 31-të. Lilaj do të krosojë në zonë nga e djathta për Pejiç, por është mbrojtësi Dushku që mbërrin dhe nga fare pranë, e kalon topin mbi portierin Hoxha, por Miloviç arrin të largojë mbi vijën fatale. Rast i shkëlqyer për bardheblutë. Skuadrat shkojnë kështu në pushimin e ndeshjes. Fraksioni i dytë nis sërish me Dinamon në sulm. Opoku mund të kishte pasuar në të 47-ën në vend që të gjuande dobët nga distance, pasi blutë ishin më të shumtë në numër se mbrojtja bardheblu. Dhe kur nuk shënon do të pëson. Në minutën e 53-të barazohet rezultati. Pejiç është autori i golit për bardheblutë. Kroati u shërbye me kokë brenda zonës prej Lilës. Pejiç ndodhej mbi pikën e penalltisë kur realizoi befasishëm. Asnjë shans për portierin Hoxha. Kështu, për të dyja skuadrat gjjithçka nis nga e para. Skuadrat do të kërkojnë të fitojnë terren, por duket se janë të “pajtuara” me faktin se gjithçka po i drejtohej shtesës, pasi edhe rastet për shënim nuk janë aq fatale sin ë 53 minutat e para të ndeshjes. Pas një pushimi të shkurtër ekipet rinisin lojën dhe rastin më të mirë do ta ketë Vila, që gjuan rreptë, por portieri Lika grushton në vështirësi. Por për Tiranën ndeshja do të bëhet edhe më e vështirë. Osmani do të ndëshkohet me karton të kuq, teksa do të pengojë në mënyrë të parregullt Martinenën në hyrje të zonës, por Ferraj nuk do të shënonte. Edhe në shtesën e dytë, Dinamo do të jetë më afër golit me Martinenën, por nuk do të koleksionite asgjë më shumë sesa një karton të kuq, i marrë nga Peqini pas të verdhës së dytë. Kështu, skuadrat i drejtohen pikës së bardhë të penalltisë, prej së cilës do të tregohet më e saktë Tirana, që e bën për vete kështu Kupën e Shqipërisë. Fatale për Dinamon gjuajtja e fundit e Opokut, që grushtohet nga Lika.

mapo.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by ZooTemplate.Com
Banner

We Design

We Design eshte e specializuar ne ndertimin e faqeve te internetit. Ne perdorim teknologjine me te perparuar duke qene gjithnje ne pararoje te zhvillimit. Faqet e ndertuara nga ne kane dizajn profesional. Duke kombinuar anen estetike me ate funksionale, ne arrijme te krijojme faqe qe jane dinamike, lehtesisht te perdorshme, dhe qe hapen mjaft shpejt.
Faqet e ndertuara nga ne ne shumicen e rasteve perdorin database per mbajtjen e informacionit, i cili rifreskohet nga vete klientet nepermjet nje faqeje administrimi te mbrojtur me fjalekalim.

We Design

Gallery

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com
image
image
image
image

"Traviata" pa lekë, me dy gozhdë e dy dërrasa

Teksa moshatarët e tij këngëtarë në Opera, kishin fiksuar sytë te transmetimet e pafundme politike në televizor, Shyqyri Caushaj fliste për operën "Traviata" të Xhuzepe Verdit, që e ka në…

Lexo me shume

Ristani 48 ore kohe per rezultatin final te Bashkise se Tiranes

Menjehere pas mbledhjes se KQZ-se ku nuk u shqyrtua shpallja e rezultatit perfundimtar per Bashkine e Tiranes kryetari Ristani tha per mediat se akoma nuk ka nje rezultat final pasi…

Lexo me shume

Numërimi në Tiranë, Basha mbetet në avantazh

TIRANE- Kandidati demokrat Lulzim Basha vazhdon te mbetet ne avantazh ne Tirane, duke lene pas rivalin socialist, Edi Rama. Te dhenat e fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas numerimit…

Lexo me shume

Votimet, KQZ: Pjesëmarrja në rang vendi 50.9 përqind

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e para të pjesëmarrjes për disa qarqe dhe bashki të votuesve deri në orën 19:00 të ditës së sotme. Në bashkinë Tiranë pjesëmarrja…

Lexo me shume
img
img
img
img

We Design

We Design Studio

We Design Studio

One Logo Communicate...Thousands Of Ideas. Logo speaks Volumes. We Design

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Brand Identity

Brand Identity

Brand Identity

Colors, shapes, reflect the history that your business want to tell. Let us do what we do best

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Search Engine

Search Engine

Search Engine

We optimize your Web site for better ranking in search engine results. Study on Keywords, tags, search...

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Newsletter

Vendosni email-in tuaj per te marre te rejat me te fundit nga We Love Albania