
Për kalimin e mesfushorit shqiptar të Gallatasarajit në kryeqytetin italian mungojnë vetëm disa detaje. Lajmin e ka bërë të ditur gazeta italiane “La Repubblica” në një artikull të posaçëm për Lorik Canën.
Dhe në Facebook është vetë Cana që zbalancohet dhe lajmëron transferimin. “Është e lirë fanella me numrin 19 apo jo? E kam prentouar…”
Sipas gazetës prestigjioze italiane, një takim i gjatë merkatoje është zhvilluar në Stamboll mes presidentit të ri të Gallatasarajit dhe trajnerit Fatih Terim, por Lorik Cana tashmë ndihet si lojtar i Lacios: “Tani e tutje do të flas vetëm në gjuhën italiane dhe atë shqipe. Është e lirë fanella me numrin 19 te Lacio apo jo? Kështu që do të jetë e imja”, shkruan lojtari i Kombëtares shqiptare në ‘Facebook'.
Baba Agimi prezanton Canën
Faqja e tij në ‘Facebook' është pushtuar nga komentet e tifozëve lacialë, por Lorik Cana i ka lënë pezull për pak: pret vetëm që Gallatasaraji t'i hapë rrugë transferimit të tij dhe ndihet si të kishte fanellën me numrn 19 të Lacios veshur: “Është e prenotuar”.
Të premten pasdite presidenti i ri i klubit turk dhe trajneri i sapozgjedhur Fatih Terim kanë diksutuar edhe për këtë çëështje gjatë një mbledhjeje që zgjati thuajse 4 orë: “Po e vlerësojmë mirë situatën, do të vendosim brenda fundjavës”, ka thënë “perandori”.
Ndërkaq, Agim Cana, babai i Lorikut dhe një emër i njohur i futbollit kosovar, gjë që “La Repubblica” nuk e lë pa përmendur, u ka prezantuar tifozëve bardhebkaltër mesfushorin e fuqishëm nëpërmjet gazetës italiane.
“Jam shumë krenar për djalin tim. Si prind, bashkë edhe me gruan time, jam përpjekur t'i transmetoj vlera të rëndësishme dhe ia kam dalë mbanë shumë mirë, thotë Agimi për gazetën italiane. Por merita kryesore i takon Lorikut, ai është një djalë i shkëlqyer dhe i drejtë. Nga unë ka marrë një tipar thelbësor. Nuk dorëzohet kurrë, nuk ka frikë nga asnjë kundërshtar, ndonëse gjithnjë i respekton”.
Përposa kësaj, ata kanë edhe diçka tjetër të përbashkët: “Ndoshta Lorik është më i fortë në aspektin teknik klrahasuar me mua, vazhdon Agimi, por si unë ashtu edhe ai kemi luftuar në fushë deri në pikën e fundit të djersës. Fanella që kemi veshur shpesh është shndërruar në lëkurën tonë dhe e kemi mbrojtur deri në fund”.
Më pak fjalë “La Repubblica” bën me dije tifozët se te Lacio po vjen një mesfusor me një karakter shumë të fortë. “Grinta e tij do t'i nevojitet patjetër Lacios dhe Loriku është i lumtur për transferiin te bardhekaltrit”, përfundon artikulli i gazetës italiane.
http://www.sportishqiptar.com.al
One Logo Communicate...Thousands Of Ideas. Logo speaks Volumes. We Design
30 March 2011 Lexo me shume...Colors, shapes, reflect the history that your business want to tell. Let us do what we do best
30 March 2011 Lexo me shume...We optimize your Web site for better ranking in search engine results. Study on Keywords, tags, search...
30 March 2011 Lexo me shume...