
Katër ditë për të vërtetën blu. Tifozët e shumtë të një prej emrave më të mëdhenj të futbollit shqiptar mbajnë frymën me ankth, teksa në kokë u vërtitet ai mendim fatal: a do të kemi vallë fatin e Partizanit? Dinamo u mposht ditën e diel nga Tirana në finalen e Kupës së Shqipërisë që u zhvillua në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Por, përveçse humbi trenin për në Kupat e Europës, Dinamo duket se ka humbur edhe mbështetjen totale të presidencës përpara ndeshjes me Besëlidhjen, e vlefshme për play-out-in e ditës së premte.
Në fakt, edhe premio prej 60 mijë eurosh dukej si një përkëdhelje boshe nga ana e presidentit Sulaj, pasi dihet problematika e pagave që e ka shoqëruar Dinamon që nga fillimi i edicionit. Madje ishte kjo një nga arsyet që blutë e shitën Bakajn pa një pa dy te homologët e Bukureshtit. Por tani, kur po mbërrihet vërtet në finishin e tmerrshëm, Dinamo e ndjen veten të lodhur. E lodhur nga shumë strese të këtij sezoni, por Igli Allmuça u bën thirrje shokëve të skuadrës që të bëjnë edhe një sforco minimale, ta shpëtojnë Dinamon dhe më pas të mendojnë për të ardhmen e tyre. “Është e qartë se skuadra është e demoralizuar pasi dihen sikletet që kemi kaluar, - tregon Igli Allmuça një ditë pas humbjes ndaj Tiranës në finalen e Kupës së Shqipërisë -. Kemi vuajtur në këtë sezon, ndonëse e nisëm shumë. Pastaj ndodhën të gjitha me radhë, duke përfshirë edhe kalimin nga Ministria e Rendit, te MTKRS. Por, unë do t'u kërkoja shokëve të skuadrës që të bëjmë çmos që ta shpëtojmë emrin e Dinamos. Është situata më e rëndë në historinë e klubit, pasi kurrë Dinamo nuk e ka parë veten kaq afër rënies nga kategoria. Nuk duhet ta nënvlerësojmë Besëlidhjen. Ajo është një skuadër me eksperiencë në superligë dhe vjen shumë e uritur. Ne na duhet vetëm një mund i fundit, të japim maksimumin tonë edhe në një ndeshje”.
Dinamo nuk e di se ku do të luhet
Nëse pak ditë më parë ishte menduar që ndeshja Dinamo-Besëlidhja do të zhvillohej në “Niko Dovana” të Durrësit, tani blutë nuk e kanë të qartë se ku do të zhvillohet ndeshja e vlefshme për play-out. E njëjta histori vlen edhe për Shkumbinin, pasi federata po mendon që ta spostojë ndeshjen Shkumbini-Mamurrasi nga kryeqyteti. Sipas të gjitha gjasave, kjo përballje mund të zhvillohet në Kavajë, por ende nuk ka asgjë të konfirmuar.
mapo.al
One Logo Communicate...Thousands Of Ideas. Logo speaks Volumes. We Design
30 March 2011 Lexo me shume...Colors, shapes, reflect the history that your business want to tell. Let us do what we do best
30 March 2011 Lexo me shume...We optimize your Web site for better ranking in search engine results. Study on Keywords, tags, search...
30 March 2011 Lexo me shume...