Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com
  • Lajme Flash
Argetim: Më e mirë e ëma se e bija! - Thursday, 02 June 2011 14:17
Kulture: Bienalja, 5 shqiptarët sot në Venecia - Thursday, 02 June 2011 14:15
Kulture: Duff McKagan sukses në "Qemal Stafa" prezanton albumin - Thursday, 02 June 2011 14:13
Politika: ODIHR: Fletët gabim, vendos Kolegji - Thursday, 02 June 2011 14:09
Ekonomi: Bregasi: Banka të tërhiqet, të jetë partnere me biznesin - Thursday, 02 June 2011 14:06
Ekonomi: Rimbursimi, shtohen 11 ilaçe te reja në listë - Thursday, 02 June 2011 14:04
Politika: Ambasadorët e Topi, negociata për pakt para kolegjit - Monday, 30 May 2011 15:04
Blue Grey Red

Halili, ftesë Starovës për pankinën

Tek Tirana është ndezur drita jeshile për një të ardhme mjaft premtuese. Arritja e trofeut të dytë më të rëndësishëm në vend ka kthyer buzëqeshje dhe një atmosferë premtuese për vitin e ri futbollistik ose më saktë duke filluar nga Liga e Europës.Presidenti Refik Halili gjatë mbrëmjes së djeshme, ku është organizuar edhe festa e fitimit të trofeut dhe pjesëmarrja në Europë, ka sqaruar diçka për të ardhmen e ekipit. Kreu i klubit shprehu elozhet e tij për trajnerin Krstiçeviç, i cili pritet të jetë pjesë e stafit teknik, por jo trajner. Në deklaratën e dhënë në “SuperSport”, në debat e sipër i ka bërë një ftesë të hapur Sulejman Starovës që të jetë në krye të pankinës. Në fakt reagimi i trajnerit nuk ishte negativ ndonëse nuk dha përgjigje, pasi e shoqëroi me një buzëqeshje. “Më duhet të them fjalët më të mira për trajnerin Krstiçeviç, pasi është një njeri shumë punëtor dhe i ndershëm mbi të gjitha. Ndaj do të dëshiroja që ai të ishte pjesë e stafit drejtues qoftë edhe si trajner i dytë, apo të merret me akademinë. Mirëpo, kjo është në dorë të Misho që vetëm sot do ta zgjidhim, pasi e kam lënë që të takohemi”, – tha paraprakisht Halili, teksa vijoi të thurte elozhe për Sulejman Starovën, që është treguar i kuptueshëm në anën financiare. “Startova është treguar i kuptueshëm me mua, pasi i detyrohem si trajner nga ana ekonomike, dhe për këtë e vlerësoj së tepërmi. Ndaj dëshira ime që edhe në ardhmen të kemi kontakte, pse jo të jetë në krye të skuadrës së Tiranës. Por një përgjigje më të detajuar do jua jap vetëm pasi të flas privatisht me Sulën”, – tha presidenti për kreun e ri të pankinës së bardhebluve.
Trofeu – Halili është tepër i lumtur për fitimin e Kupës, pasi kërkon t'i tregojë të gjithëve se ai nuk është presidenti që nuk di të organizojë ekipin dhe të fitojë trofe. “Në 7 vite në krye të Tiranës, dhe 3 i vetëm pa aksioner të tjerë, arrita të merrja këtë trofe që për mua ka shumë vlerë. Premtoj se ky është vetëm fillimi, pasi në sezonin e ardhshëm do të synojmë një ekip më të fortë dhe me elementë më cilësorë, që jo vetëm do të luftoj për titullin kampion, por do të realizoj nj paraqitje dinjitoze në Europë. Mirëpo, fillimisht kemi një problem të madh që ka të bëjë me kthimin e klubit në sh.a. Unë uroj që kushdo që të jetë kryetari i ri i Bashkisë, të mbledhë sa më shpejt këshillin që të bëjmë konvertimin. Rrezikojmë pjesëmarrjen në Europë, ndaj shpresoj që gjithçka të zgjidhet sa më shpejt, pasi me anën futbollistike jam i sigurt që gjithçka do të shkoj për mrekulli”.

Skënderbeu, akord me Vilen dhe Orelesin

Mesfushori nigerian, Nuredin Orelesi, mund të quhet blerja e parë e Skënderbeut. Dje, numri një i presidencës korçare, Agim Zeqo, është takuar kokë më kokë me homologun e tij të Dinamos, Besnik Sulaj. Përsa i përket lojtarit nigerian, mësohet se pika ku diskutimet janë lënë të hapura, është ana financiare. Ndonëse nga burime pranë klubit bardhekuq bëhet e ditur se është arritur akordi me lojtarin në fjalë, i cili pa frikë mund të konsiderohet një nga afrimet më të bujshme të kampionëve në prag të sfidës së Champions League. Megjithatë, gjithçka do të bëhet zyrtare vetëm atëherë kur lojtari të hedhë firmën në kontratë. Ndërkaq, drejtuesit e ekipit korçar, kanë arritur një akord edhe me Emiliano Vilën.

panorama.com.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by ZooTemplate.Com
Banner

We Design

We Design eshte e specializuar ne ndertimin e faqeve te internetit. Ne perdorim teknologjine me te perparuar duke qene gjithnje ne pararoje te zhvillimit. Faqet e ndertuara nga ne kane dizajn profesional. Duke kombinuar anen estetike me ate funksionale, ne arrijme te krijojme faqe qe jane dinamike, lehtesisht te perdorshme, dhe qe hapen mjaft shpejt.
Faqet e ndertuara nga ne ne shumicen e rasteve perdorin database per mbajtjen e informacionit, i cili rifreskohet nga vete klientet nepermjet nje faqeje administrimi te mbrojtur me fjalekalim.

We Design

Gallery

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com
image
image
image
image

"Traviata" pa lekë, me dy gozhdë e dy dërrasa

Teksa moshatarët e tij këngëtarë në Opera, kishin fiksuar sytë te transmetimet e pafundme politike në televizor, Shyqyri Caushaj fliste për operën "Traviata" të Xhuzepe Verdit, që e ka në…

Lexo me shume

Ristani 48 ore kohe per rezultatin final te Bashkise se Tiranes

Menjehere pas mbledhjes se KQZ-se ku nuk u shqyrtua shpallja e rezultatit perfundimtar per Bashkine e Tiranes kryetari Ristani tha per mediat se akoma nuk ka nje rezultat final pasi…

Lexo me shume

Numërimi në Tiranë, Basha mbetet në avantazh

TIRANE- Kandidati demokrat Lulzim Basha vazhdon te mbetet ne avantazh ne Tirane, duke lene pas rivalin socialist, Edi Rama. Te dhenat e fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas numerimit…

Lexo me shume

Votimet, KQZ: Pjesëmarrja në rang vendi 50.9 përqind

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e para të pjesëmarrjes për disa qarqe dhe bashki të votuesve deri në orën 19:00 të ditës së sotme. Në bashkinë Tiranë pjesëmarrja…

Lexo me shume
img
img
img
img

We Design

We Design Studio

We Design Studio

One Logo Communicate...Thousands Of Ideas. Logo speaks Volumes. We Design

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Brand Identity

Brand Identity

Brand Identity

Colors, shapes, reflect the history that your business want to tell. Let us do what we do best

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Search Engine

Search Engine

Search Engine

We optimize your Web site for better ranking in search engine results. Study on Keywords, tags, search...

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Newsletter

Vendosni email-in tuaj per te marre te rejat me te fundit nga We Love Albania