
Shqiptarët e Maqedonisë kërkojnë që ndeshjet e kombëtares së Shqipërisë të zhvillohen në stadiumin e Shkupit nëse dështojnë përpjekjet për zhvillimin e tyre në Prishtinë. Kërkesa është bërë nga Lëvizja qytetare "Zgjohu", e cila ia ka dërguar kërkesën Federatës Shqiptare të Futbollit.
"Pas vendimit të Qeverisë dhe Federatës Shqiptare të Futbollit për ndërtimin e stadiumit të ri në kryeqytetin e shqiptarëve Tiranë me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, Lëvizja Qytetare ZGJOHU! fton Federatën dhe Kombëtaren Shqiptare që të zhvillojë ndeshjet kualifikuese për EURO 2012 në stadiumin e Shkupit në rast se dështojnë përpjekjet për t'i zhvilluar ndeshjet në Prishtinë. Ftojmë Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, të merr në konsideratë këtë gatishmëri dhe mundësi që t'a sjell kombëtaren shqiptare më afër shqiptarëve gjer në përfundimin e Arenës së Shqiponjave në Tiranë", thuhet në kërkesën e Lëvizjes qytetare Zgjohu!
Sipas kësaj organizate, stadiumi në Shkup plotëson të gjitha kriteret që i kërkon FIFA e UEFA.
One Logo Communicate...Thousands Of Ideas. Logo speaks Volumes. We Design
30 March 2011 Lexo me shume...Colors, shapes, reflect the history that your business want to tell. Let us do what we do best
30 March 2011 Lexo me shume...We optimize your Web site for better ranking in search engine results. Study on Keywords, tags, search...
30 March 2011 Lexo me shume...