
Sonte, në orën 20:30, Altin Lala do të jetë titullar në ndeshjen Frajburg-Hanover
Vendimi tashmë është marrë: luftëtari i madh ka fituar… Në euro-sprintin e ditës së sotme në Frajburg (ndeshje nis në orën 20:30), Altin Lala do ta nisë ndeshjen titullar. Gjithçka është në rregull. Shqiptari “i vogël” doli i buzëqeshur nga seanca stërvitore e dy ditëve më parë.
Ai ishte pjesë e skuadrës së parë (A) në fitoren 3-1 me skuadrën e dytë (B). Pezullimi i Pintos (ka marrë numrin e nevojshëm të kartonëve për të mos luajtur në ndeshjen e radhës) i ka hapur rrugë aktivizimit të kapitenit të Shqipërisë përkrah Manuel Schmiedebach.
Ndonëse trajneri Slomka nuk dëshiron ta pohojë, Altin Lala mbetet zgjedhja e parë për të luajtur titullar ndaj Frajburgut. Për të kontrolluar topat në thellësi të mbrojtjes, Slomka u beson mbrojtësve Pogatetz dhe Hagui, ndërsa për kontrollin e mesfushës trajneri i Hanoverit ka Lalën dhe Schmiedebach. Shqiptari ka fituar “duelin” edhe me shtatshkurtrin Manu (1.70), pasi ka 2 cm më shumë (1.72).
Lala, pas 13 muajsh rigjen Frajburgun
Në fillim të marsit 2010, Altin Lala ka luajtur ndeshjen e fundit si titullar. Hanover 96 mundi 2-1 Frajburgun në betejën për të mos rënë nga kategoria. Ajo ishte fitorja e parë e trajnerit Slomka pas gjashtë humbjeve radhazi.
Sonte, futbollistët e Hanoverit nuk luajnë për mbijetesë, por për një vend në Champions League. Hanoveri kërkon të bëjë maksimumin në këtë sezon, por një gjë është e sigurt: do të luajë në kupat e Europës sezonin e ardhshëm.
Kapiteni i Shqipërisë nuk do të donte ta humbiste këtë rast, ndaj është shumë pranë rinovimit të kontratës edhe një vit me Hanoverin. Fatkeqësisht, sa i përket kombëtares shqiptare, e ka thënë disa herë: “Ky është edicioni i fundit.”
http://www.sportishqiptar.com.al/
One Logo Communicate...Thousands Of Ideas. Logo speaks Volumes. We Design
30 March 2011 Lexo me shume...Colors, shapes, reflect the history that your business want to tell. Let us do what we do best
30 March 2011 Lexo me shume...We optimize your Web site for better ranking in search engine results. Study on Keywords, tags, search...
30 March 2011 Lexo me shume...