
Mbyllet sezoni për të gjithë kuqezinjtë, Salihi, Duro dhe Elis Bakaj luajtën të fundit
Një sinjal tepër pozitiv për trajnerin Josip Kuzhe dhe për të gjithë tifozët kuqezi vjen nga Austria, në javën e fundit të kampionatit. Hamdi Salihi, sulmuesi i Rapidit të Vjenës, ka shënuar një tjetër gol në Bundesligën Austriake, teksa skuadra e tij ka mundur 2-1 në transfertë LASK Linzin e vendit të fundit.
Vendësit kaluan të parët në avantazh në minutën e 5-të (Kaufman), ndërsa miqtë barazuan në të 36-n (Heikinen). Katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Hamdi Salihi shënoi golin e avantazhit për Rapidin, të 18-in personal në kampionat.
Sulmuesi shqiptar ka qenë në garë deri në javën e fundit për të fituar “Këpucën e Artë”, por e ka mbyllur sezonin me 18 gola, tre më pak se Linz i Austrisë së Vjenës dhe një më pak se Kienast i Shturmit. Roman Uallner i Salzburgut ka shënuar sa Salihi, 18 gola.
Mbrëmë përballë Salihit ka qenë futbollisti tjetër i kobëtares shqiptare, Klodian Duro, i cili ka luajtur deri në minutën e 61-të. Më rënien e LASK-ut një kategori më poshtë duket se edhe Duro e ka mbyllur me këtë skuadër.
Elis Bakaj e mbylli pa trofe këtë sezom me skuadrën rumune të Dinamos së Bukureshtit. 24-vjeçari, i cili u transferua në janar nga Dinamo e Tiranës në kampionatin rumun nuk mundi të lërë shenjë në finalen e Kupës së Rumanisë, Dinamo Bukuresht - Steaua Bukuresht 1-2.
Trajneri Andone nuk e aktivizoi Bakajn qysh nga minuta e parë e takimit, por e hodhi në fushë vetëm 15 minutat e fundit, teksa rezultati ishte mbërthyer në shifrat 1-2. Steaua shënoi e para në pjesën e parë, por Dinamo e barazoi takimin.
Në pjesën e dytë skuadra e Bakajt u ndëshkua me një tjetër gol, që i shkaktoi humbjen. Kupa e Rumanisë ishte e vetmja shpresë për Dinamon e Bukureshtit për të luajtur në Europë, pasi kampionatin e mbylli në vendin e 6-të, me 56 pikë.
http://www.sportishqiptar.com.al
One Logo Communicate...Thousands Of Ideas. Logo speaks Volumes. We Design
30 March 2011 Lexo me shume...Colors, shapes, reflect the history that your business want to tell. Let us do what we do best
30 March 2011 Lexo me shume...We optimize your Web site for better ranking in search engine results. Study on Keywords, tags, search...
30 March 2011 Lexo me shume...