
E ka parë pisk punën Shkumbini. Skuadra peqinase që militon në superligë që prej vitit 1994, ka qenë shumë pranë një kolapsi në përballjen me Mamurrasin, e vlefshme për fazën play-out. Ka menduar Erjon Mustafaj që ta nxjerrë nga situata skuadrën e tij, teksa ka realizuar golin e vetëm të takimit në minutën e 93-të, pasi koha e rregullt përfundoi 0-0. Me shumë pesë ka qenë edhe kartoni i kuq i Ivanajt, që e la ekipin e tij me 10 vetë në minutën e 75-të të ndeshjes.
Kësaj radhe e ka parë me të vërtetë keq skuadra peqinase. Nëse në sezonet e shkuara, të mëdhatë i kanë dhënë një dorë për të mos “rrëshkitur”, kundër Mamurrasit, ekipi i drejtuar nga Mile ka qenë vërtet buzë humerës. Ndonëse ndeshjej me një skuadër pa përvojë, Shkumbini nuk ka arritur ta vërë nën kontroll kundërshtarin, teksa këta të fundit kanë kërkuar me shumë dëshirë të bënin historinë duke synuar ngjitjen në superligë. Ndeshja nis e fortë dhe të dyja skuadrat kanë shumë dëshirë për të luftuar. Shkumbini duket se është më mirë i vendosur në fushë, por ndryshe nga peqinasit, Mamurrasi nuk ka asgjë për të humbur, ndaj shfaq më shumë siguri. Do të ketë disa momente të mira për skuadrën e Kategorisë së Dytë, por eksperienca do të bëjë të sajën dhe porta bardhekaltër do të kalojë qetë. Shkumbini e kupton se nuk mund t'ia hedhë lehtë, ndaj nis ofensivën. Rastet për skuadrën e Miles nuk do të mungojnë dhe homologu i tij, Sinan Bardhi ndjen se skuadra nga superliga po tregon superioritetin e saj. Por mungon konkretizimi dhe mes të dyja skuadrave shfaqet nervozizmi, të cilin nuk e mban dot brenda vetes Ivanaj, që ndëshkohet me kartonin e kuq në minutën e 75-të. Ky do të jetë momenti i kthesës reale të ndeshjes. Peqinasit nisin me furi sulmet, ndërsa Mamurrasi mbrohet për të shkuar kështu te penalltitë. Dhe duket se skuadra e Bardhit do t'ia arrijë diçkaje të tillë, kur i mbyll 90 minutat me portën e paprekur. Por në shtesën e parë është Mustafaj ai që do të kthejë sërish me këmbë në tokë Mamurrasin, kur do të shënojë pas vetëm 3 minutash golin e vetëm të ndeshjes. Megjithatë, Shkumbini nuk do të tërhiqet pas, teksa do të kërkoja ta mbyllë ndeshjen. Do t'i shkojë shumë pranë Allmeta në të 108-ën, por topi i tij do të ndalet vetëm nga shtylla. Sidoqoftë, skuadra peqinasi do ta menaxhojë shumë mirë avantazhin e çmuar dhe do të mbajë vendin e saj në superiore, duke e lënë Mamurrasin në të parën.
Play-out në Kavajë
Dinamo e Besëlidhja, ndajë sot fatet
Pasi Shkumbini arriti të sigurojë edhe për një vit superligën, i takon Dinamos sot që të bëjë të njëjtën gjë ndaj Besëlidhjes. Në orën 16:00 në stadiumin “Besa”, Dinamo e Besëlidhja do të ndajnë fatet e tyre. Cilësisht, skuadra kryeqytetase qëndron më lart se ajo lezhjane, por kjo e fundit mund të përfitojë nga mungesa e përqëndrimit që ka përfshirë prej muajsh formacionin blu.
mapo.al
One Logo Communicate...Thousands Of Ideas. Logo speaks Volumes. We Design
30 March 2011 Lexo me shume...Colors, shapes, reflect the history that your business want to tell. Let us do what we do best
30 March 2011 Lexo me shume...We optimize your Web site for better ranking in search engine results. Study on Keywords, tags, search...
30 March 2011 Lexo me shume...