Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com
  • Lajme Flash
Lajmet kryesore: Me 21 Dhjetor Kemi Diten Me Te Lumtur Ne Bote - Tuesday, 11 December 2012 18:53
Lajmet kryesore: Festimet për 100-vjetorin e pavarësisë së vendit - Friday, 23 November 2012 23:11
Lajmet kryesore: Njerëzit dynden për Skënderbeun - Friday, 23 November 2012 22:09
Lajmet kryesore: Kliko per te pare Google Kuq e Zi - Friday, 23 November 2012 21:17
Lajmet kryesore: Xhim Begeja me Ekipin e alpinisteve shqiptare ve flamurin ne Everest - Friday, 23 November 2012 20:06
Argetim: Më e mirë e ëma se e bija! - Thursday, 02 June 2011 14:17
Kulture: Bienalja, 5 shqiptarët sot në Venecia - Thursday, 02 June 2011 14:15
Kulture: Duff McKagan sukses në "Qemal Stafa" prezanton albumin - Thursday, 02 June 2011 14:13
Politika: ODIHR: Fletët gabim, vendos Kolegji - Thursday, 02 June 2011 14:09
Blue Grey Red

Turizmi

La Reppubblica: Shqipëria, një parajsë surprizë

“Shqipëria, një parajsë surprizë” është reportazhi i gazetarit Paolo Gallori të gazetës prestigjoze italiane ‘La Reppubblica”. Në një udhëtim nëpër Shqipëri, ai kërkon të vërtetojë madhështinë e vendit tonë, të promovuar nga Lonely Planet. Pasi gjen në të dhe gjurmë të modernizmit të sforcuar, ai nuk rresht të hyjë thellë në Shqipëri, për të prekur ujërat e Adriatikut dhe Liqenet e Lurës, për t'i dhënë të drejtë se Shqipëria është vendi më i bukur për 2011 për t'u vizituar. “"Lonely Planet" e ka përzgjedhur si destinacionin më të mirë për 2011. Një gazetari ynë e kishte kuptuar dhe na shpjegoi pse. Mes natyrës, kujtimeve të së kaluarës antike dhe të vonë, dhe kundërshtive të dëshiruara për të rilindur” - nis reportazhi i Gallori.

Vlerësimi

Dhe vazhdon, Shqipëria, vendi që Lonely Planet e vendosi në vend të parë të listës së dhjetë vendeve për të vizituar në 2011. Askush si italiani mesatar, nuk mund të jetë më i suprizuar nga një klasifikim që i jep Brazilit, vendin e dytë, dhe Italisë vendin e shtatë. Por si ka mundësi, vite me radhë lajmesh ku një vend të rëndësishëm e zinin skafistët shqiptarë, emigrantët (dhe flasim kështu për të qenë politikisht korrekt, dhe përkufizimet shpesh ishin të një mënyrë tjetër) shqiptarë, tani vini dhe na tregoni që në anë tjetër të Adriatikut ndodhet parajsa?? Të bindur që parajsa në tokë nuk ekziston, ato kronika datojnë mbi të gjitha në vitet ‘90”, kur shqiptarët lanë pas shpine regjimin komunist të Enver Hoxhës dhe nisën aventurën përtej detit, duke besuar që do të gjenin Amerikën. Dhe ato pamje me njerëz në arratisje, të përhapura edhe në kopertinën e “Time”, i përkasin të kaluarës. Nga Lonely Planet nuk shton vetëm një ftesë për të riparë disa (para) gjykime të derivuar nga eksperienca "e vendit". Është padurimi për të hapur mendjen dhe zemrën një eksperience udhëtimi të një bukurie të pashmangshme, mes detit dhe malit, historisë dhe natyrës, ushqimit dhe kulturës. Mund të përgatitemi për të takuar një vend me një popull të gatshëm që përballet me kontradiktat tipike të kujt jeton modernizim me etapa të sforcuara, me rrezikun për të humbur në një globalizimi pa shpirt. Ajo që dëshiron të mbrojë Edi Rama, kryebashkiak i Tiranës dhe kreu i Partisë Socialiste, në kohë tensioni të një kryeqyteti të ndarë mes perëndimit dhe identitetit konservator. Në 2004, një sondazh në internet nxori Ramën qytetarin e parë më të mirë për impenjimin e tij, në përpjekjet e tij për të përmirësuar degradimin e hapësirave publike, u përgëzua ideja e tij për të rigjeneruar lagjet, objektet e vjetra, duke i lyer me ngjyra të ndezura, nga lejla në portokalli, në mënyrë që të gjallëronte shikimin nga trishtimi arkitektonik. I njëjti kryebashkiak sot kundërshton idenë për të shkatërruar muzeun piramidë të Enver Hoxhës, për t'i bërë vend një godine të re parlamentare, ashtu siç kërkon kryeministri Sali Berisha, lideri i Partisë Demokratike. Djelmoshat janë të gjithë me Ramën: ku mund të gjejnë ata një vend për të luajtur skateboard? E heshtur dhe enigmatike, nga një muze i kryeqytetit vëzhgon kontesha "E bukura e Durrësit", një nga mozaikët antikë më të bukur të Europës". “Mrekulli, dua të jetoj pikërisht atje lart". Ja çfarë do t'ju përgjigjeshin 9 shqiptarë në 10, nëqoftëse do t'ju kërkoje se çfarë mendojnë për pallatet 20-katësh, të cilët pengojnë diellin lagjeve të vjetra të qytetit. Në fillim të viteve ‘90, pak kioska shisnin pije freskuese të markave të panjohura, bënin ëmbëlsira, shisnin parfume. Provë e tregtisë së lirë, në një vend që sot krenohet me qendrat tregtare, sportelet e bankomatëve, dyqane të telefonisë, etj.

Durrësi për italianët

Si italian, në Durrës mund të kënaqesh shumë. Të hash peshk të freskët kushton më pak se një picë. Pausini këtu është më e adhuruar se Lady Gaga. Megjithë ligjin antiduhan, këtu tymoset gjithkund. Pothuajse të gjithë flasin nga pak italisht e nëqoftëse iu kushton vëmendje, të përshëndesin me buzëqeshje duke vendosur dorën mbi zemër. Ata mund të të tregojnë menunë tradicionale, byrekun, spinaqin, djathin dhe që mund t'i shoqërosh me kos. Mund të duhen vetëm pak lekë për të shëtitur qendrën me taksi 30 km përgjatë vijës bregdetare. Ja Hotel Adriatik, që përfaqëson tipin e një monumenti kombëtar. Në këtë hotel, dikur akomodoheshin vetëm diplomatët e vendeve të tjera komuniste. Shqiptarëve u ishte e ndaluar edhe të afroheshin. Sot, këtu, Berisha mirëpret delegacionet e huaja në hall, në një mjedis të pastër, i përshtatur me çdo komoditet dhe me një shërbim të një cilësie të lartë. Të cilën e shijojnë më tepër turistët e huaj.

Është çmimi që mban larg Adriatikut shqiptarin me të ardhura mesatare, por të paktën, tani mund të qëndrojnë përpara derës dhe mund të bëjnë foto për kujtim. Në gusht, një dhomë dopiotek Adriatik kushton afërsisht 100 euro në ditë, përfshirë mëngjesin, çadrën dhe shezlongjet në plazhin privat, ku shëtisin vajtje-ardhje tregtarët ambulantë për orë të tëra me gjithëfarë produktesh si pije freskuese, ëmbëlsira, fruta, sanduiç, kapele, komerdare. Një spektakël humanitar. Shëtitja me taksi vazhdon. Mbërrijmë në Golem, një plazh që dikur ishte vend i virgjër. Tanimë nuk duken më as pishat, as deti: në të dyja anët e asfaltit mund të vihen re pallate të lartë dhe hotele, të tmerrshëm, të lyer me jeshile, të verdhë, të kuqe, portokalli, të ngritura befas, nga sot nesër sipas stileve të ndryshëm. Nëqoftëse mirëqenia e re tregon muskujt, kujtesa qan. Është një krim të ripërsëritësh gabimet e të tjerëve, duke dashur të imitosh më të mirën.

Ku mund ta gjesh atëherë, Shqipërinë që Lonely Planet e sponsorizon me kaq bindje? "Kam udhëtuar për orë të tëra dhe kam pasur një lodhje të tmerrshme, për të mos hequr vështrimin nga rruga. Çfarë bregu fantastik..". Dy djem toskanë na tregojnë rrugën. Me motor, duke ardhur nga Greqia për t'u kthyer në Itali, përmes Malit të Zi, qëndruan në Sarandë, në jug të Vlorës. Dhe të mrekulluar ndaluan motorin për të shijuar spektaklin. Male pranë detit, profil i shpërndarë, ujë i filtruar dhe transparent nga ku duken gurët e bardhë dhe idea që asgjë nuk mund ta dëmtojë gjithë këtë, nëqoftëse nuk do të ishte për muzikën tekno që shpërndahej natën në atë zonë.

Kur lodhesh nga bukuria

Saranda është larg Durrësit 315 kilometra. Për të gjithë ata që pëlqejnë udhëtimet, duke qenë të kujdesshëm, përsa i përket stilit të guidës të shoferëve shqiptarë, mund të jetë një kënaqësi e mrekullueshme të kalosh ato kthesa që bien me pamje në det. Duke kaluar qendra të vogla të banuara, të cilat i kanë qëndruar më besnike nga çfarë ishte përpara rënies së murit. Derisa të mbërrish në këtë qytezë, deti që përqafohet nga porti i saj, vendi ku vijnë tragetet, me të cilët është e mundur të arrish në Sarandë nga Greqia. Të zbulosh së bashku me natyrën, frymëmarrjen e së kaluarës që fryn afër vendit arkeologjik të Butrintit. E themeluar, sipas Virgjilit, nga trojanët në arratisje, nga grekët për historinë, Butrinti ishte një qytet i fortifikuar nga aktivitetet e lulëzuara tregtare, nga të cilat kanë mbetur rrënojat e mrekullueshme, si akropoli, një teatër qetësues i shekullit të tretë përpara Krishtit. Është kjo ide e detit, për ne kaq afër dhe kaq larg publicitetit të bërë nga entet e turizmit shqiptar, për t'i tërhequr vëmendjen turistëve europianë. Por Mesdheu nuk është vetëm një shumëllojshmëri e mrekullueshme gjërash, por edhe karta me të cilën shumë popuj kanë shkruar historinë e tyre. Një histori që këtu pëshpërit rithirrjen mes maleve, dëshmitarëve të përhershëm të ngjarjeve të "Vendit të Shqiponjave"

60 kilometra me autobus nga Durrësi dhe ja befasuese, goja e ngushtë e një lumi ku degët bashkohen, si një banesë humane, pastaj, shtëpitë e bardha të Beratit, "qyteti i një mijë e një dritareve". Si një mijë sy të fiksuar mbi rrugën e bërë në këmbë, të heshtur dhe joekspresivë të gjitha pa ballkone. Përtej burimit të lumit, lagjja kristiane e Gorat, dhe ajo e Mangalem, me popull musliman, ku evidentoheshin minaretë e xhamive. Dy kultura, dy herë përballë pasqyrës. Berat, që ka jetuar një të shkuar të perandorisë biznatine, shtrihet më së shumti mbi një kodër që dominon Mangalem: një qytezë e fortifikuar që daton në shekullin e XIV, ende e banueshme, ku arrihet duke u djersitur mbi gurët e një rruge antike në ngjitje. Gurë të zbathur, të fortë, përshkojnë qytezën, që rrjedh ditët të njëjta pranë muzeut dedikuar Onufrit, piktori më i madh shqiptar i shekullit XVI, i specializuar në ikona të shenjta. Gurë që përpiqen të mbrojnë kohët e kritianizmit Cristianesimo nga uzurpimi otoman: Katedralja e Zonjës tonë, Kisha e Trinitetit të Shenjtë dhe Kisha e Evangjelistëve. Ndodh shpesh t'i nënshtrohesh një gjeografie të shenjuar nga krahu i hekurt mes besimeve, duke përshkuar rrugët e gjithë Shqipërisë. Por vendi di të ofrojë edhe arratisje nga diktatura e asaj kujtese. Për tu harruar në misticizëm që ka një tokën e saj mëmë një ide të vetme. Nevojitet të largohesh 120 Km nga Tirana për në veri-lindje, në kufi me Kosovën. Për t'u zvarritur deri në në vendin e quajtur Kurorë. Dhe nga ajo lartësi, 2120 metra, duke hedhur vështrimin dhe takuar "sytë bojëqielli të natyrës". Kështu shqiptarët thërrasin "shtatë liqenet e Lurës", pasqyra të vogla uji në një peisazh të heshtur dhe solemn. Liqenet e Lurës, sytë bojëqielli që dimri i mbyll me copa të bardha akulli. Kështu ka qenë për shekuj me radhë, që kanë imponuar gjurmë adhurimi në dritaret e udhëtarëve ballkanas. E ndoshta nuk do të jetë më, nëqoftëse industria e turizmit do të dojë të ndërtojë në parkun e Lurës hotele dhe teleferikë për masën. Pas Lurës, është thelbësor një moment përpara se të kthehemi. Aeroporti ndërkombëtar i Tiranës është perfekt. I rimoderuar dhe plot dritë, me hapësira të mëdha publicitare mbi mur.

mapo.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by ZooTemplate.Com
 

Lesi-Rifai: Shqipëria, destinacion atraktiv për turistët

Suksesi i Shqipërisë si një destinacion atraktiv turistik është konfirmuar edhe nga Organizata Botërore e Turizmit, gjatë vizitës së numrit dy të Ministrisë së Turizmit të vendit tonë në Spanjë, Nikoll Lesi. Zëvendësministri dhe kreu i OBT-së, Taleb Rifai, nënvizuan në takimin e tyre se rritja e numrit të vizitorëve drejt vendit tonë është një arritje e rëndësishme. Lesi ka vënë theksin në faktin që Shqipëria për këtë vit është zgjedhur si një ndër dhjetë destinacionet kryesore të botës për t'u vizituar. Ndërkaq, nga ana tjetër edhe kreu i OBT, Rifai, në cilësinë e numrit një të turizmit botëror tha se Shqipëria ka bërë shumë hapa para në drejtimin e turizmit dhe se institucioni që ai drejton do ta ketë në qendër të vëmendjes eksperiencën shqiptare në këtë fushë. Një tjetër temë diskutimi mes palëve ishte edhe ajo që lidhej me kërkesën e Ministrisë shqiptare të Turizmit për pajisjen në mënyrë elektronike në prerjen e biletave në parqet arkeologjike, muzetë e kalatë e Shqipërisë, në mënyrë që jo vetëm të ketë kushte moderne për t'u shërbyer turistëve, por edhe si një mënyrë për të matur saktësisht numrin e tyre dhe për të shmangur korrupsionin në këto parqe, pasi eliminohet prerja e biletave me dorë. Pasi ka marrë mbështetjen e kreut të OBT, Lesi ka zhvilluar një takim me numrin dy të Ministrisë së Turizmit në Spanjë, Horacio Diaz del Barco, ku u diskutua për përgatitjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi mes dy Ministrive të Turizmit, marrëveshje e cila do të nënshkruhet brenda këtij viti.

http://www.panorama.com.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by ZooTemplate.Com
 
 
Banner

We Design

We Design eshte e specializuar ne ndertimin e faqeve te internetit. Ne perdorim teknologjine me te perparuar duke qene gjithnje ne pararoje te zhvillimit. Faqet e ndertuara nga ne kane dizajn profesional. Duke kombinuar anen estetike me ate funksionale, ne arrijme te krijojme faqe qe jane dinamike, lehtesisht te perdorshme, dhe qe hapen mjaft shpejt.
Faqet e ndertuara nga ne ne shumicen e rasteve perdorin database per mbajtjen e informacionit, i cili rifreskohet nga vete klientet nepermjet nje faqeje administrimi te mbrojtur me fjalekalim.

We Design

Gallery

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com
image
image
image
image

Me 21 Dhjetor Kemi Diten Me Te Lumtur Ne Bote

Me 21 Dhjetor kemi diten me te lumtur ne Bote ! – Kjo le te kuptoje se Asnjehere Skemi pas Ngrohje Globale, Anjehere Skemi pas Ftohje Globale, Asnjehere Skemi pas…

Lexo me shume

Festimet për 100-vjetorin e pavarësisë së vendit

Tirana është e veshur e gjitha kuq e zi, flamuj të shumtë, midis të cilëve edhe ai gjigand në qëndër të qytetit janë dëshmi e ditëve festive të 100 vjet…

Lexo me shume

Njerëzit dynden për Skënderbeun

Armët e Skënderbeut u ekspozuan dje për herë të parë në Muzeun Historik Kombëtar. Ndërsa në ambientet e brendshme zhvillohej ceremonia zyrtare, një gardh i gjatë njerëzish qëndronin jashtë muzeut.…

Lexo me shume

Kliko per te pare Google Kuq e Zi

Klikoni tek ky link per te plotesuar peticionin. Vetem 30 Sekonda: http://www.change.org/petitions/google-have-a-doodle-for-albania-s-100-year-anniversary-of-independence

Lexo me shume
img
img
img
img

We Design

We Design Studio

One Logo Communicate...Thousands Of Ideas. Logo speaks Volumes. We Design

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Brand Identity

Brand Identity

Colors, shapes, reflect the history that your business want to tell. Let us do what we do best

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Search Engine

Search Engine

We optimize your Web site for better ranking in search engine results. Study on Keywords, tags, search...

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Newsletter

Vendosni email-in tuaj per te marre te rejat me te fundit nga We Love Albania