Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com
  • Lajme Flash
Argetim: Më e mirë e ëma se e bija! - Thursday, 02 June 2011 14:17
Kulture: Bienalja, 5 shqiptarët sot në Venecia - Thursday, 02 June 2011 14:15
Kulture: Duff McKagan sukses në "Qemal Stafa" prezanton albumin - Thursday, 02 June 2011 14:13
Politika: ODIHR: Fletët gabim, vendos Kolegji - Thursday, 02 June 2011 14:09
Ekonomi: Bregasi: Banka të tërhiqet, të jetë partnere me biznesin - Thursday, 02 June 2011 14:06
Ekonomi: Rimbursimi, shtohen 11 ilaçe te reja në listë - Thursday, 02 June 2011 14:04
Politika: Ambasadorët e Topi, negociata për pakt para kolegjit - Monday, 30 May 2011 15:04
Blue Grey Red

Arvziu: Shqipëria me potenciale të larta turistike, ruani stabilitetin në zgjedhje

Ambasadori amerikan në Tiranë, Arvziu promovon turizmin shqiptar. Gjatë një konference të zhvilluar dje për këtë qëllim, dy ditë përpara panairit të turizmit që do të mbahet në Pallatin e Kongreseve dhe në një periudhë fushate elektorale, ku gjasat për mungesë stabiliteti dhe efektet negative në ekonomi e mbi të gjitha në turizëm janë më të mundshme, ambasadori Arvziu deklaroi se është optimist për potencialet turistike të Shqipërisë, duke e konsideruar vendin tonë si të bekuar dhe me bukuri natyrore të pafund. “Shqiptarët janë një popull krenar për vendin dhe kulturën e tyre. Është e habitshme sa shumë shqiptarë praktikojnë gjuhë të huaja, anglisht mbi të gjitha. Turizmi shqiptar premton shumë. Mendoj që janë të shumta arsyet se përse duhet të jemi optimist, përsa i përket zhvillimit të turizmit në Shqipëri. Janë të shumta arsyet se pse duhet vizituar ky vend. Shqipëria është e bekuar me bukuri natyrore të pafund, tashmë vendi juaj është akoma më afër, e akoma më shumë pjesë e Europës dhe kjo e bën që të jetë më tërheqës për turistët europiane, dhe jo vetëm për ta, pasi Europa është në fokusin e shumë turistëve nga thuajse e gjithë bota. Në Shqipëri kanë filluar të vijnë edhe anije kroçere, një pjesë e turizmit kjo që ka filluar të zhvillohet sëfundmi. Po ashtu ju keni një aeroport, i cili po ecën shumë mirë, e me sa kam dëgjuar unë parashikohet edhe hapja e disa të tjerëve” - tha ambasadori Arvziu. Ai vlerësoi gjatë fjalës së tij se Shqiptarët janë një popull krenar për vendin dhe kulturën e tyre. “Është e habitshme sa shumë shqiptarë praktikojnë gjuhë të huaja, anglisht mbi të gjitha. Turizmi shqiptar premton shumë, por nuk mund të them që nuk ka dhe probleme e sfida që duhen kaluar. Duhet patjetër që çdo gjë të jetë e planifikuar, sidomos përsa i përket ndërtimeve në zona turistike. Gjithashtu duhet zgjidhur përfundimisht çështja e pronësisë mbi tokën, pasi pengon zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori”, tha ai. Ambasadori Arvziu i kërkoi qytetarëve shqiptarë që të ruajnë stabilitetin e vendit, me qëllim zhvillimin e turizmit. “Ju bëj thirrje gjithashtu që të ruani stabilitetin në vend, kjo është shumë e rëndësishme. Unë e shoh shumë të ndritur të ardhmen e turizmit shqiptar, kështu e kam menduar qe ne fillimin e eksperiencës time si ambasador në vendin tuaj “- shtoi ambasadori në fund të fjalës së tij. Ndërsa saiti prestigjoz ‘Lonely Planet’ e ka cilësuar Shqipërinë destinacionin kryesor turistik për 2011 dhe ligji për turizmin është drejt ndryshimit, pritet që treguesit për turizmin këtë vit të rriten ndjeshëm në krahasim me një vit më parë. Sektori i turizmit është shpallur edhe nga qeveria një nga prioritetet kryesore. Shoqata Shqiptare e Turizmit, ndërkohë ka nisur dhe po aplikon projektin për diferencimin cilësor të industrisë së turizmit ku turistët vendas dhe të huaj do të kenë mundësi të përzgjedhin sipas kërkesave të tyre, hotelet, restorantet dhe vendet më cilësore turistike për të pushuar.

Fontihttp://www.mapo.al/

Joomla Templates and Joomla Extensions by ZooTemplate.Com

Artikuj te rinj
Artikuj te tjere

Banner

We Design

We Design eshte e specializuar ne ndertimin e faqeve te internetit. Ne perdorim teknologjine me te perparuar duke qene gjithnje ne pararoje te zhvillimit. Faqet e ndertuara nga ne kane dizajn profesional. Duke kombinuar anen estetike me ate funksionale, ne arrijme te krijojme faqe qe jane dinamike, lehtesisht te perdorshme, dhe qe hapen mjaft shpejt.
Faqet e ndertuara nga ne ne shumicen e rasteve perdorin database per mbajtjen e informacionit, i cili rifreskohet nga vete klientet nepermjet nje faqeje administrimi te mbrojtur me fjalekalim.

We Design

Gallery

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com
image
image
image
image

"Traviata" pa lekë, me dy gozhdë e dy dërrasa

Teksa moshatarët e tij këngëtarë në Opera, kishin fiksuar sytë te transmetimet e pafundme politike në televizor, Shyqyri Caushaj fliste për operën "Traviata" të Xhuzepe Verdit, që e ka në…

Lexo me shume

Ristani 48 ore kohe per rezultatin final te Bashkise se Tiranes

Menjehere pas mbledhjes se KQZ-se ku nuk u shqyrtua shpallja e rezultatit perfundimtar per Bashkine e Tiranes kryetari Ristani tha per mediat se akoma nuk ka nje rezultat final pasi…

Lexo me shume

Numërimi në Tiranë, Basha mbetet në avantazh

TIRANE- Kandidati demokrat Lulzim Basha vazhdon te mbetet ne avantazh ne Tirane, duke lene pas rivalin socialist, Edi Rama. Te dhenat e fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas numerimit…

Lexo me shume

Votimet, KQZ: Pjesëmarrja në rang vendi 50.9 përqind

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e para të pjesëmarrjes për disa qarqe dhe bashki të votuesve deri në orën 19:00 të ditës së sotme. Në bashkinë Tiranë pjesëmarrja…

Lexo me shume
img
img
img
img

We Design

We Design Studio

We Design Studio

One Logo Communicate...Thousands Of Ideas. Logo speaks Volumes. We Design

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Brand Identity

Brand Identity

Brand Identity

Colors, shapes, reflect the history that your business want to tell. Let us do what we do best

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Search Engine

Search Engine

Search Engine

We optimize your Web site for better ranking in search engine results. Study on Keywords, tags, search...

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Newsletter

Vendosni email-in tuaj per te marre te rejat me te fundit nga We Love Albania