Last Updated on Wednesday, 06 April 2011 17:09 Written by Administrator Wednesday, 06 April 2011 16:54
GJIROKASTER – Në Gjirokastër implementohet për herë të parë projekti ndërkombëtar rajonal i quajtur “Vlerat Europiane në Trashëgimi”, financuar nga BE. Projekti 18-mujor synon rritjen e informimit dhe ndërgjegjësimit të publikut dhe organizmave përkatëse për standardet, legjislacionin, rregullat dhe praktikat në BE në ruajtjen e qyteteve historike dhe zhvillimin e traditave të artizanatit. Veç Gjirokastrës, ky projekt prek edhe qytete të tjera në Greqi, Kosovë dhe Maqedoni. Stefano Kalabreta, menaxher programi në delegacionin e BE-së në Shqipëri, ka identifikuar rolin e OJQ-ve në stabilizimin e demokracisë dhe procesin e integrimit europian. Projekti në fjalë, synon të sjellë rritjen e vlerësimit, por në radhë të parë përmirësimin e kujdesit për vlerat e trashëgimisë në qytetet historike. Për më tepër, me përfshirjen e katër OJQ-ve nga katër vendet fqinje, projekti mundëson krijimin e një rrjeti, i cili do të prodhojë sinergji në përpjekjet e organizatave të shoqërisë civile për mbrojtjen e qyteteve historike dhe zhvillimin e artizanatit, gjithnjë duke u bazuar në vlerat e përbashkëta dhe standardet europiane. Sot në Gjirokastër, ekzistojnë mjaft ndërtesa të parestauruara ose të shformuara si pasojë e ndërhyrjeve të papërshtatshme, ndërkohë që strukturat urbane janë lënë pas dore dhe kanë pësuar modernizime të pabazuara në njohjen e duhur të kontekstit historik urban. Sipas Kalabreta-s, zejet dhe artizanati thuajse janë zhdukur për shkak të mungesës së mjedisit të përshtatshëm urban që do të mundësonte krijimin e një atmosfere nxitëse për biznesin në vendet e Ballkanit. “Shpesh harrohet se integrimi nuk është vetëm çështje ekonomike, politike, gjeografike dhe juridike, por kryesisht një çështje e kulturës së përbashkët dhe të historisë”, shprehet Stephan Doempke, koordinatori i projektit. Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të mendojnë vetëm çka do të marrin nga BE, por edhe atë që ata mund të sjellin në të, veçanërisht në fushën e kulturës, në mënyrë që të formësohet identiteti i përbashkët. “Promovimi i Europës si një realitet kulturor, rritja e ndërgjegjësimit se tek vlerat e përbashkëta kulturore qëndron baza e stabilitetit ekonomik dhe politik, që e ka bërë BE-në një model aq tërheqës, janë jetësore në përgatitjen e vendeve për integrimin dhe anëtarësimin në Bashkimin Europian”, ka përfunduar Dempke.
Fonti: http://www.panorama.com.al/
One Logo Communicate...Thousands Of Ideas. Logo speaks Volumes. We Design
30 March 2011 Lexo me shume...Colors, shapes, reflect the history that your business want to tell. Let us do what we do best
30 March 2011 Lexo me shume...We optimize your Web site for better ranking in search engine results. Study on Keywords, tags, search...
30 March 2011 Lexo me shume...