Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com
  • Lajme Flash
Lajmet kryesore: Me 21 Dhjetor Kemi Diten Me Te Lumtur Ne Bote - Tuesday, 11 December 2012 18:53
Lajmet kryesore: Festimet për 100-vjetorin e pavarësisë së vendit - Friday, 23 November 2012 23:11
Lajmet kryesore: Njerëzit dynden për Skënderbeun - Friday, 23 November 2012 22:09
Lajmet kryesore: Kliko per te pare Google Kuq e Zi - Friday, 23 November 2012 21:17
Lajmet kryesore: Xhim Begeja me Ekipin e alpinisteve shqiptare ve flamurin ne Everest - Friday, 23 November 2012 20:06
Argetim: Më e mirë e ëma se e bija! - Thursday, 02 June 2011 14:17
Kulture: Bienalja, 5 shqiptarët sot në Venecia - Thursday, 02 June 2011 14:15
Kulture: Duff McKagan sukses në "Qemal Stafa" prezanton albumin - Thursday, 02 June 2011 14:13
Politika: ODIHR: Fletët gabim, vendos Kolegji - Thursday, 02 June 2011 14:09
Blue Grey Red

Dako: Durrësi me turizëm elitar, s’do lejoj “golemizimin”

Kërkon për herë të dytë mandatin e kryebashkiakut në Durrës dhe projektet e tij radhiten në 7 shtylla kryesore, por prioritete mbeten infrastruktura dhe turizmi elitar. Jo se kandidati i koalicionit opozitar “Aleanca për të ardhmen”, Vangush Dako, nuk i ka pasur të tilla gjatë mandatit të parë, por shumë prej tyre i kanë mbetur në mes.Për këtë ai ua hedh kryesisht fajin këshilltarëve të djathtë, ndërsa të tjera duan më shumë afat kohor. Kësaj here ka përballë ish-ministrin e Kulturës, Ferdinand Xhaferraj, i cili gjithashtu ka projektet e tij për Durrësin, por në një intervistë për “Panoramën”, Dako jep arsyet se pse më 8 maj qytetarët duhet ta rivotojnë…
Zoti Dako, kërkoni mandatin e dytë si kryebashkiak i Durrësit. Çfarë keni bërë gjatë mandatit të parë për këtë qytet?
Gjatë këtij mandati 4-vjeçar kemi bërë një punë kolosale që shumëkush, po ta mendonte vite më parë, do të ishte e pabesueshme. Madje edhe unë vetë personalisht. Në çdo lagje dhe në çdo cep të qytetit investimet tona kanë qenë jo vetëm koherente, por edhe gjithëpërfshirëse. Është investuar shumë në zonat periferike, si zona e ish-Kënetës, Spitallës, Shkozetit dhe Plazhit, në mënyrë që të afrohen sa më shumë me qendrën. Sot periferia është bërë lehtësisht e arritshme, dhe kjo falë investimeve që ka bërë Bashkia në infrastrukturë. Kemi sistemuar gjithashtu 17 blloqe pallatesh, 75 rrugë. Kemi nisur projekte të mëdha, pavarësisht se këto kanë ngelur në mes për shkak të kundërshtarëve tanë që i kanë bllokuar ato. Kemi punuar me ndriçimin e rrugëve, duke e arritur atë 80%. Durrësi tashmë ka 112 rrugë më shumë të ndriçuara. Kemi implementuar rreth 100 ndriçues me energji diellore. Ky është hapi i parë, ku janë futur edhe teknologjitë e reja. Përsa i përket gjelbërimit, kemi mbjellë 4300 pemë dhe e kemi rritur sipërfaqet e gjelbra me rreth 40%.
Si do të procedoni me investimet e Bashkisë, pas bllokimit që u është bërë disa projekteve, siç është rruga e re e Portit, apo sheshet “Taulantia” dhe “Liria”?
Veprimet e këshilltarëve të PD-së në Bashkinë e Durrësit, si dhe në ato të KRRT-së, që kanë shumicë të djathtë, janë thjesht dhe vetëm bllokuese. Nuk kanë asnjë justifikim tjetër përpos faktit se kanë marrë udhëzime të pengojnë, të bllokojnë Bashkinë. Realisht kemi bërë disa hapa konkretë, duke apeluar fillimisht në Prefekturë, institucion që verifikon ligjshmërinë dhe më pas kemi trokitur në Prokurori. Çështja është serioze dhe qytetarët duhet të kuptojnë se ata janë pala e ndëshkuar. Ju e keni konstatuar vetë se Bashkia është penguar nga veprimet e verbra të militantëve partiakë. Nisëm rrugën e Portit, si Unaza e Re e Durrësit, na bllokuan. Filluam dhe ishim vetëm dy javë larg nga përurimi për fazën e parë të rivitalizimit të sheshit “Liria”, por na dërguan policinë e Agjencinë e Mjedisit, duke na akuzuar se po ndotnim mjedisin, apo nuk kishim leje. Të gjitha të pajustifikuara. Megjithatë, jam i bindur dhe garantoj se çdo projekt i Bashkisë do të përfundojë dhe se punimet nuk do të ndërpriten, pavarësisht çfarë thonë e veprojnë këshilltarët e PD-së.
Cilat janë avantazhet tuaja dhe disavantazhet e rivalit tuaj në këtë garë?
Avantazhet e mia janë disa, si: puna e bërë gjatë këtyre 4 viteve. Objekte e projektet janë të prekshme, të matshme dhe të dukshme. Ata që e ndiejnë ndryshimin janë vetë qytetarët. Ky është realiteti i ndryshuar në Shkozet, NISH-Tulla, Spitallë, ish-Kënetë, Porto Romano. Kemi bërë më shumë rrugë, kanalizime, ndriçim, higjienë, gjelbërim etj. Ndoshta edhe të gjitha nuk i kemi zgjidhur, por kemi qenë gjithmonë një derë e hapur për të gjithë komunitetin dhe kështu do të jemi. Në çdo vendimmarrje ne jemi konsultuar me komunitetin. Këto janë avantazhet, puna, komuniteti, komunikimi dhe transparenca. Ndërsa Xhaferraj është bërë një personazh shumë qesharak. Tjetër gjë thotë sot, tjetër gjë pohon nesër. Nga ato që ka thënë gjatë këtyre 2 javëve të fushatës është lehtë të kuptohet se vetëm ide e projekte reale nuk ka kandidati PD-së. Po ta vini re, ka nisur “t’u mbushë mendjen” tregtarëve dhe bizneseve, duke mashtruar se do t’i ulë taksat 50%. Në një televizion tha që do t’i ulë në 15-20%, ndërsa te Universiteti tha që nuk do t’i ulë taksat. Pra, ai është aq konfuz dhe në vetmi, saqë unë nuk e kam në mend t’ia prish këtë lloj vetmie ku është futur.
Jeni i bindur se do të fitoni më 8 maj?
Jam i bindur 100%, pasi e shikoj në takimet që zhvilloj me qytetarët, te mesazhet që më vijnë. Unë flas në këtë intervistë për datën 9 maj, sepse nuk ka se si të ndodhë ndryshe. Puna që kemi bërë është tregues dhe forca politike që përfaqësoj është e vetmja alternativë për qytetin dhe për vendin tonë. Njerëzit janë të mbushur boll me gënjeshtra dhe me mashtrime.
Zgjedhjet e 8 majit i shihni si votë politike për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, apo si test për punën tuaj si kryebashkiak i deritanishëm?
Dihet tashmë. Zgjedhjet janë politike. Kryeministri nuk ka asnjë model për të qeverisur dhe vendi nuk mund të mbahet peng i orekseve të tij. Durrësi është qytet bregdetar. Këshilltarët e tij, vetëm pse kanë urdhër politik për të bllokuar Këshillin, dalin e ikin duke lënë në mes detyrimet që kanë përballë qytetarëve. Kështu ndodh gjithandej. Janë politike, sepse Berisha ka humbur çdo lloj kontakti dhe bashkëpunimi me qeverisjen lokale, ku votuesit ua kanë besuar mandatin qeverisës socialistëve. Janë dhjetëra arsye për të kuptuar se kemi të bëjmë me konfigurim politik të këtyre zgjedhjeve.
Nëse në datën 9 maj ju do të rizgjidheshit kryetar, si do ta vijoni programin?
Vizioni ynë është ai i zhvillimit të qëndrueshëm të qytetit dhe programi ynë bazohet në 7 shtylla, të ndërlidhura me njëra-tjetrën: planifikimi urban, infrastruktura, zhvillimi ekonomik-lokal, turizmi dhe kultura, kujdesi social, arsimimi dhe mjedisi. Në mënyrë të përmbledhur, puna jonë do të harmonizohet në zhvillim ekonomik e shoqëror, zhvillim ekologjik dhe zhvillim urban. Në mandatin tjetër 4-vjeçar do të afrojmë 8 metra katrorë gjelbërim për banor, nga 6 metra katrorë që e kemi sot, duke mbjellë edhe 6000 pemë të reja. Në bashkëpunim me donatorë të huaj do të zbatojmë projektin për rehabilitimin e Kodrës së Vilës, si park i madh e kurorë e gjelbër, do të zgjidhim çështjen e bibliotekës, do të ndërtojmë pishinë me sipërfaqe 3500 metra katrorë, premtojmë të vijojmë politikën e strehimit për ndërtimin e 342 apartamenteve përmes fondeve të CEB prej 3.3 milionë eurosh, kujdes për fëmijë e gra me probleme sociale etj. Një sërë projektesh në infrastrukturë kanë përfunduar dhe lagjet e rrugicat kanë marrë pamje krejt tjetër. Të tjera kemi në fazën e investimit, si dhe një numër projektesh pritet të marrin miratimin e ekspertëve. Kështu, do të ndërtohen katër sheshe të reja: Te Stacioni Trenit, lulishte “1 Maji”, sheshi “Liria” dhe para Pallatit të Kulturës. Banorët shumë shpejt do të kenë 1.5 km vijë bregdetare më shumë në zonën Aragosta – drejt Currilave. Perspektivë të pamatë turistike, punësim, biznes dhe rritje të standardeve ekonomike familjare do të afrojë projekti tjetër “Vija e gjelbër”, në kodrat e Kallmit. Durrësi ka një vizion të qartë e të përcaktuar, ne nuk do të lejojmë që bregdeti ynë të bëhet si Shkëmbi Kavajës apo Golemi. Do të punojmë për turizëm të të gjitha niveleve.
Turizëm të llojit? Më konkretisht…
Përveç projekteve që sipërpërmendura është edhe projekti i Vijës së Kaltër, e cila do të fillojë të implementohet në vitet e ardhshme. Me këtë projekt lidhet e ardhmja e qytetit të Durrësit, por nuk përfundon për 4 vjet dhe nuk bëhet vetëm nga Bashkia. Duhet një partneritet i gjithanshëm i pushtetit qendror, Bashkisë, privatëve dhe komunitetit. Në këtë projekt përfshihet porti turistik me aksesorët, një gjë e munguar në Durrës dhe në Shqipëri. Rikuperimi dhe rivitalizimi i plazhit të Currilave, i cili i ka munguar Durrësit në këto 20 vjet. Pjesa e Currilave dhe  Kallmi do të kthehen në një plazh ku do të zhvillohet turizëm  elitar. Pronarët do t’i zhvillojnë këto zona sipas një studimi që ne kemi bërë. Nuk do të lejojmë që kjo zonë të “golemizohet”. Do ta ruajmë me fanatizëm, sepse është e vetmja mundësi që Durrësi të shpëtojë nga ajo masakër urbane që është bërë në zonën e Plazhit.

http://www.panorama.com.al/

Joomla Templates and Joomla Extensions by ZooTemplate.Com
Banner

We Design

We Design eshte e specializuar ne ndertimin e faqeve te internetit. Ne perdorim teknologjine me te perparuar duke qene gjithnje ne pararoje te zhvillimit. Faqet e ndertuara nga ne kane dizajn profesional. Duke kombinuar anen estetike me ate funksionale, ne arrijme te krijojme faqe qe jane dinamike, lehtesisht te perdorshme, dhe qe hapen mjaft shpejt.
Faqet e ndertuara nga ne ne shumicen e rasteve perdorin database per mbajtjen e informacionit, i cili rifreskohet nga vete klientet nepermjet nje faqeje administrimi te mbrojtur me fjalekalim.

We Design

Gallery

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com
image
image
image
image

Me 21 Dhjetor Kemi Diten Me Te Lumtur Ne Bote

Me 21 Dhjetor kemi diten me te lumtur ne Bote ! – Kjo le te kuptoje se Asnjehere Skemi pas Ngrohje Globale, Anjehere Skemi pas Ftohje Globale, Asnjehere Skemi pas…

Lexo me shume

Festimet për 100-vjetorin e pavarësisë së vendit

Tirana është e veshur e gjitha kuq e zi, flamuj të shumtë, midis të cilëve edhe ai gjigand në qëndër të qytetit janë dëshmi e ditëve festive të 100 vjet…

Lexo me shume

Njerëzit dynden për Skënderbeun

Armët e Skënderbeut u ekspozuan dje për herë të parë në Muzeun Historik Kombëtar. Ndërsa në ambientet e brendshme zhvillohej ceremonia zyrtare, një gardh i gjatë njerëzish qëndronin jashtë muzeut.…

Lexo me shume

Kliko per te pare Google Kuq e Zi

Klikoni tek ky link per te plotesuar peticionin. Vetem 30 Sekonda: http://www.change.org/petitions/google-have-a-doodle-for-albania-s-100-year-anniversary-of-independence

Lexo me shume
img
img
img
img

We Design

We Design Studio

One Logo Communicate...Thousands Of Ideas. Logo speaks Volumes. We Design

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Brand Identity

Brand Identity

Colors, shapes, reflect the history that your business want to tell. Let us do what we do best

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Search Engine

Search Engine

We optimize your Web site for better ranking in search engine results. Study on Keywords, tags, search...

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com