Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com
  • Lajme Flash
Argetim: Më e mirë e ëma se e bija! - Thursday, 02 June 2011 14:17
Kulture: Bienalja, 5 shqiptarët sot në Venecia - Thursday, 02 June 2011 14:15
Kulture: Duff McKagan sukses në "Qemal Stafa" prezanton albumin - Thursday, 02 June 2011 14:13
Politika: ODIHR: Fletët gabim, vendos Kolegji - Thursday, 02 June 2011 14:09
Ekonomi: Bregasi: Banka të tërhiqet, të jetë partnere me biznesin - Thursday, 02 June 2011 14:06
Ekonomi: Rimbursimi, shtohen 11 ilaçe te reja në listë - Thursday, 02 June 2011 14:04
Politika: Ambasadorët e Topi, negociata për pakt para kolegjit - Monday, 30 May 2011 15:04
Blue Grey Red

Nis turizmi i fundjavave, qindra kosovarë në Durrës

Rritja e temperaturave javën që shkoi është bërë shkak për zbarkimin e qindra turistëve, sidomos nga Kosova në bregdetin e Durrësit. Flukse kanë pasur edhe qytetet e tjera bregdetare. Sezoni turistik mund të konsiderohet i nisur tashmë, po ngrohja e menjëhershme e motit duket se ka zënë mat shumë nga njësitë e shërbimit në qytetet bregdetare. Burimet nga dogana e Morinit në pikën e kalimit kufitar me Kosovën pohuan se, gjatë fundjavës më shumë se 15 autobusë dhe shumë mjete të vogla kanë kaluar kufirin duke iu drejtuar Durrësit në fundjavë. E njëjta situatë është konfirmuar edhe në plazh, ku kosovarët kanë nisur frekuentimet e para. Ndërsa shumë nga zotëruesit e bareve dhe restoranteve, këtë vit janë më shumë optimistë. E shtuna e dhe diela duket se ishte shumë e mbarë për ta. Shqipja, punonjëse e një restoranti që zotërohet nga kosovarë, pranë pishave të Shkëmbi i Kavajës, tha se puna tashmë për sezonin turistik ka nisur. Çka do të thotë se restoranti ka bërë gati të gjithë menynë dhe kapacitetet që kërkon një sezon turistik. Ndërsa Ibrahimi, një i moshuar nga Prizreni thotë se, në Durrës ai pushon prej 10 vjetësh dhe tashmë me ndërtimin e autostradës së re, po shfrytëzon edhe fundjavat. Si ai ka edhe shumë të tjerë nga Kosova, të cilët tani nga Prishtinë në Durrës vijnë vetëm për 2 orë e 30 minuta. Ndërsa në Durrës, situata mbetet gati e njëjta si verën e shkuar, por vetëm se, elementët e ndotjes nuk janë aq të dukshme për shkak se, fluksi i pushuesve është i ulët dhe vetëm në fundjavë. Shqipëria ishte parashikuar si destiancioni kryesor për turizmin gjatë këtij viti nga institucionet prestigjioze ndërkombëtare të kësaj linje, por ngjarjet e 21 janarit, zgjedhjet lokale dhe situata e rënduar politike e kanë zvenitur këtë parashikim. Për vitin që shkoi, ndonëse në një numër të madh, turistët sollën më pak të ardhura në ekonominë vendase se, gjatë vitit 2009. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, të ardhurat nga turizmi gjatë vitit 2010 ishin 1.2 miliardë euro, nga 1.3 miliardë euro që kishin qenë në vitin 2009, ose me një ulje rreth 100 milionë euro. Ndërsa viti 2011 e sheh në një renditje më të lartë Shqipërinë, për sa i përket sektorit të turizmit. Organizata Botërore e Turizmit e ka renditur këtë vit Shqipërinë 19 vende më lart (vendi i 71-të), në krahasim me vitin 2009 (vendi 90), vit me të cilin bëhet edhe krahasimi në raport që ka lidhje me konkurrueshmërinë për turizmin, për vitin 2011. Sipas kësaj renditjeje, e cila vlen për 139 vende, Shqipëria është kuotuar me 4.01 pikë, pas Libanit dhe përpara Republikës Dominikane, Indonezisë, Gjeorgjisë, Egjiptit e fqinjit Maqedoni. Në raportin e vitit 2011, Zvicra renditet e para, duke u pasuar nga Gjermania, e cila ka fituar një pozicion më lart e po kështu edhe Franca. Në rajonin e Ballkanit, duket se vendi më konkurrues në fushën e turizmit është Mali i Zi, i cili nga vendi i 52-të, që ka qenë në vitin 2009, është pozicionuar në vendin e 36-të. Në këtë raport thuhet se pas një periudhe të vështirë, industria e turizmit do të nisë të rimëkëmbet, por me ritme të ngadalta.

Fontihttp://www.mapo.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by ZooTemplate.Com
Banner

We Design

We Design eshte e specializuar ne ndertimin e faqeve te internetit. Ne perdorim teknologjine me te perparuar duke qene gjithnje ne pararoje te zhvillimit. Faqet e ndertuara nga ne kane dizajn profesional. Duke kombinuar anen estetike me ate funksionale, ne arrijme te krijojme faqe qe jane dinamike, lehtesisht te perdorshme, dhe qe hapen mjaft shpejt.
Faqet e ndertuara nga ne ne shumicen e rasteve perdorin database per mbajtjen e informacionit, i cili rifreskohet nga vete klientet nepermjet nje faqeje administrimi te mbrojtur me fjalekalim.

We Design

Gallery

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com
image
image
image
image

"Traviata" pa lekë, me dy gozhdë e dy dërrasa

Teksa moshatarët e tij këngëtarë në Opera, kishin fiksuar sytë te transmetimet e pafundme politike në televizor, Shyqyri Caushaj fliste për operën "Traviata" të Xhuzepe Verdit, që e ka në…

Lexo me shume

Ristani 48 ore kohe per rezultatin final te Bashkise se Tiranes

Menjehere pas mbledhjes se KQZ-se ku nuk u shqyrtua shpallja e rezultatit perfundimtar per Bashkine e Tiranes kryetari Ristani tha per mediat se akoma nuk ka nje rezultat final pasi…

Lexo me shume

Numërimi në Tiranë, Basha mbetet në avantazh

TIRANE- Kandidati demokrat Lulzim Basha vazhdon te mbetet ne avantazh ne Tirane, duke lene pas rivalin socialist, Edi Rama. Te dhenat e fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas numerimit…

Lexo me shume

Votimet, KQZ: Pjesëmarrja në rang vendi 50.9 përqind

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e para të pjesëmarrjes për disa qarqe dhe bashki të votuesve deri në orën 19:00 të ditës së sotme. Në bashkinë Tiranë pjesëmarrja…

Lexo me shume
img
img
img
img

We Design

We Design Studio

We Design Studio

One Logo Communicate...Thousands Of Ideas. Logo speaks Volumes. We Design

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Brand Identity

Brand Identity

Brand Identity

Colors, shapes, reflect the history that your business want to tell. Let us do what we do best

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Search Engine

Search Engine

Search Engine

We optimize your Web site for better ranking in search engine results. Study on Keywords, tags, search...

30 March 2011 Lexo me shume...
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Newsletter

Vendosni email-in tuaj per te marre te rejat me te fundit nga We Love Albania