
Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi gjatë fjalës së mbajtur në punimet e Forumit të 14-të ekonomik Euro-aziatik, që po zhvillohet në Turqi është shprehur se Shqipëria ka ende punë për që të kthehet në destinacionin kryesore turistik në rajon e më gjerë. Kreu i shtetit pasi ka bërë një rezyme të zhvillimeve dhe resurseve që ofron Shqipëria për investime dhe turizëm ka theksuar se mbeten pas Greqisë dhe Kroacisë.
"Shqipëria nuk është bërë ende një destinacion madhor i turizmit, që rivalizon me vendet fqinjë, si Greqia dhe Kroacia. Megjithatë, Shqipëria karakterizohet nga një numër shumë i madh sitesh arkeologjike të qytetërimit iliro-romak, gjurmëve dhe kështjellave antike dhe mesjetare, parqe kombëtare, male dhe rezervate natyrore të mbrojtura, si dhe një bregdet prej 450 kilometrash", është shprehur Presidenti.
Topi pasi ka folur për marrëdhëniet e mira me Turqinë, ku tha se "ka qenë dhe mbetet një partner i rëndësishëm strategjik i Shqipërisë, në rajon e më gjerë", Preisdenti ka theksuar se Shqipëria mbetet e angazhuar për një integrim sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian.
"Shqipëria është e angazhuar t'i bashkohet BE-së për të cilën ka një Marrëveshje të Stabilizim Asociimit që prej vitit 2009. Shqipëria është anëtare e NATO-s, gjithashtu e OSBE-së, Bankës Botërore, FMN-së, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi, etj", është shprehur Presidenti.
Fonti: http://www.shekulli.com.al/
One Logo Communicate...Thousands Of Ideas. Logo speaks Volumes. We Design
30 March 2011 Lexo me shume...Colors, shapes, reflect the history that your business want to tell. Let us do what we do best
30 March 2011 Lexo me shume...We optimize your Web site for better ranking in search engine results. Study on Keywords, tags, search...
30 March 2011 Lexo me shume...