
Ngjarjet e 21 janarit dhe klima e fushatës elektorale për zgjedhjet e 8 majit, duket se, nuk kanë ndikuar në imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Agjencitë e huaja turistike vazhdojnë të promovojnë dhe nxisin vlerat e vendit tonë si në fushën e turizmit, po ashtu edhe të investimeve strategjike dhe ndërmarrjeve të mesme e të vogla. Një nga agjencitë turistike prestigjoze Move One, në shëtitjen e radhës nëpër botë ka ndalur në bukuritë e Shqipërisë. “Republika e Shqipërisë është një nga kombet më të bukura dhe më pak të zhvilluara të Europës. Vendi është 362 km i gjatë i cili shtrihet përgjatë bregdetit Adriatik dhe Jon e ka një pamje malore të brendshme të mrekullueshme, të cilat sëbashku kanë ndikuar në rritjen e prurjeve turistike në vend”- përshkruhet në shkrimin e djeshëm të agjencisë ndërkombëtare turistike Move One. Agjencia në fjalë e cilëson turizmin si një nga fushat e ekonomisë më të zhvilluara në Shqipëri. Sipas saj, progres domethënës është bërë në infrastrukturë, por përvec se, Lonely Planet e ka renditur në listën e 10 vendeve europiane si destinacion më i mirë turistik për 2010, Forumi Botëror Ekonomik e rendit të 90 nga 133 vende në terma konkurimi në fushën e industrisë së turizmit. Ndërsa sipas, Move One, turizmi në Shqipëri është zhvilluar dy-fish në pesë vitet e fundit duke ulur edhe deficitin buxhetor në 58%. Përsa i përket tregut në Shqipëri, agjencia prestigjoze Move One, citon se, zhvillimi i tregut në Shqipëri ka qenë i mirëmenaxhuar duke dhënë efekte pozitive në kapërcimin me sukses të krizës ekonomiko financiare që përfshiu gjithë botën. Shqipëria, thuhet në shëtitjen e Move One nëpër vendin tonë se, është në fokus të investitorëve të huaj duke qenë se ka ccmimet më të ulta në Europë, po ashtu edhe në kryeqytetin e saj Tirana. Cmimi për metër katror në 2010 ishte $1,000, ndërsa përafërsisht në Manhattan në të njëjtën periudhë ka kushtuar $15,000. “Të huajt, të punësuar nga kompanitë vendase, janë të detyruara të paguajnë të njëjtat taksa, kontributet e sigurimeve dhe të shëndetit, ashtu si të punësuarit vendas. Të huajt e punësuar në Shqipëri në kompanitë që janë të regjistruara përtej detit, paguajnë taksën e sheshtë 10 për qind, dhe nuk janë të detyruar të paguajnë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Gjithashtu edhe taksat për bizneset e regjistruar përtej kufijëve paguajnë taksën e sheshtë prej 10 për qind”- citohet në shkrimin e Move One. Agjencia në fjalë thekson se panvarësisht që Shqipëria e ka nisur zhvillimin e saj nga një pozicion i varfër, ajo është një nga ekonomitë që është zhvilluar me ritme më të shpejta në Europë dhe niveli i varfërisë është ulur më shumë se gjysma në 10 vitet e fundit. Ndërsa, përsa i përket nivelit të jetesës ai është i përzier në Shqipëri, - citon agjencia. Edhe pse shqiptarët kanë portofolin më të varfër në Europë, vendi ka gjithashtu cmimet e produkteve të konsumit më të larta në Europë. Agjencia Move One, gjithashtu liston edhe cmimet e ushqimeve, restoranteve , hoteleve, transportit në shumë zona në Shqipëri për të gjithë të interesuarit që do të kalojnë pushimet verore të 2011 në Shqipëri. Ajo rendit restorantet sipas cmimeve duke treguar se ato variojnë nga 15$ -35 $ më i shtrenjti për një menu për një person.
Sipas, Move One, turizmi në Shqipëri është zhvilluar dy-fish në pesë vitet e fundit. Përsa i përket tregut në Shqipëri, agjencia prestigjoze, citon se, zhvillimi i tregut në Shqipëri ka qenë i mirëmenaxhuar duke dhënë efekte pozitive në kapërcimin me sukses të krizës
Turizimi, kontratat këtë vit 25 % më të larta se, 2010
Duket se, ngjarjet e 21 janarit dhe zgjedhjet vendore e neserme nuk do të ndikojnë në interesin e turistëve të huaj për Shqipërinë. “Fushata elektorale për zgjedhjet e pushtetit vendor nuk ka patur asnjë ndikim në sektorin e turizmit” tha dje për mediat, Sadik Malaj, Kryetar i Unionit të Operatorëve Turistik. Ai u shpreh se, kontratat e lidhura me tur-operatorët e huaj për këtë sezon janë 25 % më të larta se viti i kaluar. Ndërsa lidhur me konkurrencën rajonale në këtë sektor, Malaj thotë, se çmimet e lira dhe shërbimet e mira do të jënë pika kyce e këtij sezoni. Sektori i turizmit është kthyer një ndër zërat kryesorë të ekonomisë shqiptare. Viti 2011 e sheh në një renditje më të lartë Shqipërinë, përsa i përket sektorit të turizmit. Organizata Botërore e Turizmit e ka renditur këtë vit Shqipërinë 19 vende më lart (vendi i 71-të), në krahasim me vitin 2009 (vendi 90), vit me të cilin bëhet edhe krahasimi në raport që ka lidhje me konkurrueshmërinë për turizmin, për vitin 2011. Shqipëria ka fituar renditjen më të mirë (vendi i tretë), për sa i takon mikpritjes turistike, së bashku me Libanin e Barbadosin. Vendet që ofrojnë çmime më konkurruese e që joshin turistët e huaj janë Gambia e Malajzia. Kryesisht këto vende kanë çmime të lira të karburantit dhe të akomodimit. Turizmi vlerësohet si sektori që punëson më shumë njerëz. Kryesisht të rinj e gra. Turizmi i nxit njerëzit të konsumojnë. E njëjta gjë ndodh edhe me biznesin në rastin e konferencave të ndryshme. Këto dy elementë rrisin të ardhurat e eksportit. Lonely Planet një nga agjencitë referuese për turizmin e rradhiti Shqipërinë në top destinacionet për këtë vit. Mirëpo pas ngjarjave të 21 janarit publiciteti për shqipërinë në agjencitë ndërkombëatre të kësaj fushe ra ndjeshëm. Mirëpo tani më afrimin e verës duket se ngjarjet e 21 janarit janë harruar dhe të paktën Shqipëria do të ketë vizitorët e saj të përhershëm.
www.mapo.al
One Logo Communicate...Thousands Of Ideas. Logo speaks Volumes. We Design
30 March 2011 Lexo me shume...Colors, shapes, reflect the history that your business want to tell. Let us do what we do best
30 March 2011 Lexo me shume...We optimize your Web site for better ranking in search engine results. Study on Keywords, tags, search...
30 March 2011 Lexo me shume...