Home
Home
Galleria
Galleria
Video
Video
Chat
Chat
Kontakte
Kontakte


ANDON ZAKO CAJUPI
Andon Zako Cajupi

Emri i tij i vërtetë është Andon Çako, nuk dihet për ç'arsye ai përdori edhe formën Zako. Emri letrar Çajupi është emri i një mali të vendlindjes, mallin dhe kujtimin e së cilës e nguliti dhe e përjetësoi në pseudonimin e tij. Lindi në Sheper të Zagorisë më 27 mars 1866. Mësimet e para i mori në vendlindje ku kreu dhe një shkollë gjysëm të mesme greke. Po shkolla më e madhe e vendlindjes ishte shkolla e fshatarit, e njohjes së jetës dhe të shpirtit të popullit, të gëzimeve dhe të brengave të bashkëfshatarëve të tij. Rol të madh në formimin e tij ka luajtur sidomos gjyshi nga e ëma, i cili e futi në botën magjepëse të përrallave, të legjendave e të këngëve popullore, prej së cilës poeti i ardhshëm nuk do të ndahej më kurrë. I ati i Çajupit, Harito Çakua, ishte kurbetçi në Misir, ku qe aktivizuar në lëvizjen atdhetare. Ai e tërhoqi të birin nga fshati për të vazhduar studimet. Andoni ishte vetëm 15 vjeç, kur la shoqërinë për të ndjekurnjë kolegj francez në Aleksandri, duke marrë me vete mallin e së ëmës Zoicës, dhe të gurëve e maleve të Zagorisë. Në kolegj mori një kulturë të mirë dhe u dallua ndër të parët midis shumë nxënësve të kësaj shkolle që vinin nga vende të ndryshme të Mesdheut. Me këtë kulturë ai i kishte të hapura dyert e universitetit, të cilin e ndoqi në vitet 1887-1893 në Gjenevë, ku studjoi për drejtësi. Këtu u njoh me një vajzë vendase Evgjeninë, e cila e bëri të lumtur po dhe fatkeq, sepse i vdiq pas një vit martese, duke lënë jetim të birin e porsalindur, Stefanin. Kjo humbje e tronidi thellë poetin dhe i la vragë të thellë.
Ajo u bë shkak që, pas dhjetë vjetësh, të shkruante elegjinë "Vaje", një nga elegjitë më të bukura dhe më prekëse të poezisë sonë.
Më 1883 me dokumentin e drejtësisë në xhep dhe me djalin në krahë u kthye në Misir dhe u vendos në Kajro, ku nisi të ushtronte profesionin e avokatit. Po prej këtij profesioni hoqi dorë shpejt. Shkak u bë një konflikt me autoritetet e vendit gjatë një proçesi gjyqësor ku avokati i ri mbrojti të drejtën dhe nuk u lëshoi pe pushtetmbajtësve. Jetoi me pasurinë që i kishte lënë i ati, dhe iu kushtua tërësisht çështjes atdhetare dhe krijimtarisë letrare.
Çajupi gjeti në Misir një lëvizje patriotike të zhvilluar. Shqiptarët e ngulimeve të Egjiptit kishin organizuar një shoqëri atdhetare e kulturore dhe mbanin lidhje sidomos me "Shoqërinë e Stambollit". Por këtë lëvizje u munduan ta kthenin në anën e tyre disa rrethe grekomanësh, të cilët intrigoni kundër patriotëve të vërtetë dhe kundër Çajupit. Ai u bë shpirti dhe figura më e njohur e kolonisë patriotike të Misirit, Çajupi mbrojti interesat e shqipërisë dhe të popullit shqiptar, demaskoi synimet e xhonturqve, të grekomanëve dhe të gjithë armiqve të tjerë të çështjes së kombëtare.  

Vaje



Që ditën që vdiqe, që kur s'të kam parë,
lotet që kam derdhur s'më janë dhe tharë!
Shumë vjet u bënë, sot u mbushën dhjetë,
që kur më ke lënë dhe s'të shoh në jetë!
Në ç'kopshte me lule ke qëndruar vallë?
S'të vjen keq për mua? S'te vjen mall për djalë?
0 ëngjëll i bukur, mos mëno në botë,
kthehu të të shomë, të na mbeten lotë.
S'rrojmë dot pa tynë, ti si rron pa neve?
Motemot që rrojtëm bashkë, s'më urreve.
Atje. tek rri janë qipariz' e varre. ..
Kthehu të të shomë, mos na le për fare!
Mos na le të gjorë, me zemër të ngrirë,
kthehu të gëzohesh kur të shoç tët birë;
E ke lenë foshnje, tani u bë burrë,
s'arrite ta rritje, s'të ka parë kurrë!
Për ty shumë herë çoç do të më thotë.
po s'mund t'i përgjigjem, se më mbytin lotë:
Kthej kokën mënjanë dhe vështroj përpjetë,
duke psherëtitur te zot' i vërtetë.
0 zot i vërtetë, s't'erdhi keq për djalë,
kur i more mëmën dhe më le të gjallë?
Të më keshe marrë, do të qe më mirë
dhe të rronte mëma, të rriste të birë.
Me se rrojnë foshnjat? Ç'i rrit çilimitë?
Dashuria e mëmës dhe përkëdhelitë.
0 zot, të jam falë, mos më le të mjerë,
dërgom' Evgjeninë ta shoh dhe një herë!
"Pse s'kuvëndon mirë, more punëbardhë,
cili vdiq njëherë dhe prapë ka ardhë?
Gjith' humbasën gruan, mëmën e babanë,
po ata që mbetën si ti nukë qanë:
të vdekurin lotët s'e bien në jetë,
po lutu dhe falu të rriç djalën vetë.
Doje drit, o qiell, more dritën time
dhe më mbushe jetën plot me hidhërime!
Tani rroj pa shpresë, ndaj s'dua të rroj,
se dhe perendine tani s'e besoj! Diten e vitit të parë
U be qiameti i math:
nga dëbora që ka rarë
faqez e dheut u zbarth.
Cingërim' errësirë,
jashtë veriu pëllet,
bie bor' e breshërirë
dheu duketë, si. det!
Është natë, nat' e zisë,
Vetëtit edhe gjëmon,
një ëngjëll i perëndisë
dergjet sëmur' e rënkon! Ka tri dit' që po mundohet
dhe me vdekjen qërton,
po vdekja s'do të mërgonet
se shpirtin e saj kërkon!
Perëndi, lëmë të gjallë,
po lutetë mëm' e mjerë,
të mund të rrit këtë djalë,
s'ka një javë që ka lerë.
Kush do ta marrë ta rrisë?
Jetim qysh do të rrojë?
Kush do t'i japë të pijë,
si unë kush do ta dojë?
Kush do ta dojë Stefanë?
Më ndje, o zot i vërtetë.
se Stefani ka babanë
dhe do ta rritijë vetë.

RoberiaA



E dashura mëmëdhe,
të dua dhe kshtu si je!
Po kur të të shoh të lirë
do të të dua më mirë. Qani pyje, fusha, gurë,
qani male me deborë!
Shqipëria mbet e gjorë
dhe nukë sheh dritë kurrë;
një mjegull e keq' e shkretë
e ka mbuluar përjetë! Një gazep, një errësirë,
vetëtit edhe gjëmon!
Rrojmë me zemër të ngrirë,
nga frika kërkush s'gëzon!
Njërzit kurrë s'këndojnë
dhe bilbiletë vajtojnë! Qiameti, shkretëtira!
Zogu vetë zë folenë,
njeriu le memëdhenë,
se mbretëron egërsira!
Për Shqipëri dëshërojmë
se në vend të huaj rrojmë. Robërinë si duron,
o moj Shqipëri e mjerë?
Shpëtove vende të tjerë,
vetë nën zgjedhë rron!
Shqipëtarë bëni benë
të lëftoni për atdhenë. E dashura mëmëdhe,
të dua dhe kështu si je!
Po kur të të shoh të lirë,
do të të dua më mirë.

Kopeshti i Dashurise



0 pëllumb' i shkruar,
do t'të marr në duar
dhe duke kënduar
gjetkë do t'të shpie: Në një vend t'uruar
dhe të lulëzuar,
në uj'të kulluar
edhe nën hie; Afër tek një lumë
ku ka lule shumë,
të biem në gjumë,
hena të na ndrijë; Yjtë të shikojnë,
zogjtë të këndojnë
edhe të na zgjojnë
dita kur të vijë. Pa ngrën' e pa pirë
s'mbetemi, moj mirë,
se u'ndaj të gdhirë
dërgoj e na sjellin: Qumështë të dhirë
dhe djathë të mirë
pa uj' e pa hirrë,
dhe rrush kur të vjehn; Ngjalë nga Janina,
mjaltë nga Kanina,
verë nga Voshtina
ujë nga Sopoti; Mollë nga Horia,
mish nga dhënt' e mia,
desh nga Labëria,
na e faltë zoti'

Naim Frasheri

Vdiq Naimi, vdiq Naimi,
moj e mjera Shqipëri!
Mendjelarti, zemërtrimi,
vjershëtori si ai! Vdiq Naimi, po vajtoni
shqipëtarka, shqipëtarë!
Naimnë kur ta kujtoni,
mos pushoni duke qarë!
Vdiq Naimi, gjithë thonë,
qani turq, qani kaurë!
Bilbil' i gjuhësë tonë
s'do të dëgjohet më kurrë! Vdiq Naimi, që këndoi
trimërinë, Skënderbenë,
vdiq Naimi, që lëvdoi
dhe nderoi memëdhenë! Vdiq Naimi, po ç'të gjeti,
o moj Shqipëri e mjerë!
Vdiq Naimi, po kush mbeti?
Si Naimi s'ka të tjerë. Vdiq Naimi! Vdekj' e shkretë,
pse more të tillë burrë?
I ndritë shpirti për jetë,
mos i vdektë nami kurrë!

Memedhu



Mëmëdhe quhetë toka
ku më ka rënurë koka,
ku më ka dashur mëm' e atë,
ku më njeh dhe gur' i thatë,
ku kam pasurë shtëpinë,
ku kam njohur perëndinë,
stërgjyshët ku kanë qenë
dhe varret që kanë vënë,
ku jam rritur me thërrime,
ku kam folur gjuhën time,
ku kam fis e ku kam farë,
ku kam qeshur ku kam qarë,
ku rroj me gaz e me shpresë,
ku kam dëshirë të vdesë.

Dashuria



Do të lëvdoj dashurinë
barabar me perëndinë,
se dashuri e vërtetë,
na mban të gjallë në jetë.   S'e kam parë perëndinë,
shoh ngaherë dashunnë;
dashuria mbretëron,
se njeriu pa të s'rron.
Cinë të besoj taninë,
perëndin' a dashurinë?
Perëndi në këte jetë
është dashuria vetë. Kur jeshmë të vegjël, si moll' e pabërë,
putheshim ngaherë, ditënë të tërë;
vij e të kërkojë, vij e të thërresë,
losnim të dy bashkë, rronim me një shpresë.
Mba mend sa të desha, mba mend sa më deshe?
Mba mend si më thoshe e vogël kur jeshe?
Tani që jam burrë, tani q'u madhove,
dashurin' e parë pse vall' e harrove?
Tani q'u poq molla, e hanë të tjerë,
mikn' e djalërisë s'e qas as në derë!
Po, si dallëndyshja vete në vend tjetër
dhe kthehctf.' prapë në fole të vjetër,
Ashtu zëmra jote mundet të kujtojë
mikn' e djaleris dhe prapë ta dojë. Digjem, përvëlohem
se të dua shumë,
ditënë mendohem,
natën rri pa gjume Lulete të dilnin,
mike, sa të dua,
këtu do të vinin
të qajnë me mua. Zogjtë të dëgjonin,
do t'më rrinin prane
dhe do të këndonin,
të harroj sevdanë. Asnjeri ne jetë
plagën s'ma shëron,
përveç mikja vetë,
qe vjen e lëndon! Bukuria jote, leshërat e tua
posi pëndë korbi, të gjata mbi thua,
ballëtë si diell, faqetë si mollë,
qafa jot' e gjatë, mesi yt i hollë,
sisëtë si shegë, dhëmbët si thëlpënjë,
buzët si burbuqe, sytë si gështënjë,
dora si dëborë, fjala jote mjaltë,
kurmi yt i derdhur, shtati yt i naltë;
gjithë më kënaqin, të tëra t'i dua,
po zëmëra jote u bë gur për mua! E mban mënd, moj Marë,
dashurin' e parë?
Njeri nuk e gjegji,
se jeshmë te vegji. Unë pa ty s'rrojë,
vij' e të kërkojë;
tl pa mua s'rroje,
vij' e me kërkoje. Në lule me erë
putheshim ngahere,
dhe si burr' e grua
losnim nënë ftua. Një ditë, të dyza
losnim mbylla-syza:
U fshyem pa dukur
në ferra, në gurë,
u fshehm' kaqë bukur,
Sa s'ugjendm'dot kurrë... 0 moj lulja manushaqe,
ndëgjo dashurinë ç'thotë:
Të lozëm faqe për faqe,
Të na përzienë lotë. Pika-pika bie shiu
dhe dëbora flokë-flokë,
vetëtin e fryn veriu,
breshëri kërcet mi tokë! Le të fryjë er' e ftohë,
s'ka ç'më bën dimëri mua:
Dashuria më mban ngrohtë,
se pushtoj atë që dua. Kur fryn era me tallas,
kur bie dëbor' e shi,
sa flë njeriu me gas,
kur ka mikenë në gji!

Sulltani


Jam sulltan, mbret i vërtetë,
shok të tjerë s'kam në jetë;
gjakëtor e zemërderr,
nga frika më bëjnë nder!
Dola nga fund' i Azisë
si rrebesh' i perëndisë:
Vrava, preva e shkretova,
botën me gjak e mbulova!')
Kur zotova Anadollë,
erdha mora dhe Stambollë,
njerëzit i shkova në thikë,
dhe, kush mbeti, rron me frikë!...
Jam i keq si egërsirë,
të urtët janë të mirë,
dua të quhem i marrë,
po puna të vejë barë.
Thera grekër e bullgarë,
thera ermenët e mjerë,
thera sa munda të tjerë!
Egërsirë si ariu,
me fytyrë si njeriu,
me dërgoi perëndia,
që të vuaj' njerëzia!
Evropa që më shikon,
të më bëjë gjë s'guxon,
se ka mejtime të tjera...
Prisha, vrava, preva, hera!
Bëra.. po ç'nukë kam bërë?
Prisha botënë të tërë!
Mysliman' e të krishterë
Kam dërguar n'atë jetë,
me tepër se ç'vdiqnë vetë!
Jam i zoti, rroj me pallë,
s'dua të shoh njerëz të gjallë!
Nat' e ditë gjak kërkoj,
pa pirë gjak s'munt të rroj!
Dhe tani q'u bëshë plak,
nukë munt të fryhem gjak!
Ata që kam nënë zgjedhë,
të mundijë tok t'i mbledhë,
me dorë time t'i vrasë,
të pijë gjakn' e rajasë!
Pse s'u bë nga perëndia
me një kokë njerëzia,
që ta presë menjëherë,
të mos mbeteshin të tjerë!
Të mbetej dheu i shkretë,
se doje të rroje vete:
me egërsira të rrojë,
pa frikë të mbretëroje,
se më duan e i dua,
jemi një gjak e një sua!
S'lash njeri pa të keq!
Gra e burra, djem e pleq,
dridhenë kur më kujtojnë:
mëmatë më mallëkojnë,
më mallëkojnë të vetë
edhe qajnë dit' e natë!
Qajnë! Po kush nukë qa?
Qajnë burra, qajnë gra,
qajnë maletë për pyje,
qajnë fushatë për lule!...
Kudo shkela u tha bari,
ç'la pushka e dogji zjarri!...
Egërsirë si ariu,
hëngra dhe mish njeriu!
Si kam dashur kam punuar,
pse nukë jam i gëzuar?
I lig jam, të liga dua,
nga kush më vjen frikë mua?
Nukë di se ç'kam i ziu,
nga frika gjaku më ngriu...
Me punëra që kam bërë,
më duken armiq të tërë,
mysliman' e të krishterë;
sa dhe trimat shqipëtarë
zun' e më punojnë varre!
Humba Morën' e Vllahinë,
Bullgarinë me Serbinë.
Bosnjenë me Mal' e Zi,
Gjiritnë me Thesali.
Keshë kombn' e Shqipërisë,
direk i gjithë Turqisë;
pse s'më priti sa të vdesë
pa të më dil i pabesë!
Me Shqipëri të lëftonem,
kam frikë mos turpëronem;
kam frikë nga Skënderbeu
mos dalë prapë nga dheu!...
Se ç'mendoj, a ç'jam i marri!
S'më bën dot gjë shqipëtari
dhe sa të jem vet' i gjallë,
nga zgjedha s'ka për të dalë.
Pas meje në këtë jetë,
guri mbi gurë mos mbetë!
Partners