Home
Home
Galleria
Galleria
Video
Video
Chat
Chat
Kontakte
Kontakte


Aleksander Stavre Drenova "ASDRENI"
ASDRENI

Poet i shquar, publicist dhe veprimtar patriot e demokrat. Lindi më 11.4.1872 në Drenovë në një familje të varfër fshatare. I mbetur jetim u detyrua të braktiste shkollën e mesme dhe të mërgonte në Rumani më 1889. Bëri punë të ndryshme dhe kaloi një jetë me shtrëngime. Mori pjesë gjallërisht në përpjekjet e kolonisë së shqiptarëve të Bukureshtit në luftën për çlirimin kombëtar dhe u shqua si veprimtar i saj. Nisi të shkruante poezi dhe publicistikë nga fillimi i shek. XX. Në krijimet e para poetike, të cilat i përmblodhi në lïbrin "Rreze dielIi" (1904), Asdreni vijoi traditat e poezisë së N.Frashërit, lartësoi dashurinë për atdheun, nxiti bashkatdhetarët të rreshtoheshin në luftën për çlirim nga zgjedha turke. Vepra më e rëndësishme e Asdrenit, "Ëndrra e lotë" (1912) shquhet për pasurinë e motiveve, frymën demokratike dhe nivelin e denjë artistik. Në krijimet e këtij vëllimi poeti demaskoi ashpër pushtuesit e huaj, i këndoi heroizmit të masave popullore në kryengritjet e armatosura të v.1911-1912, fshikulloi parinë frikacake dhe oportuniste, e cila iu resht detyrës ndaj atdheut («Zëri i kryengritësve», «Krerëve tradhëtorë», «Çpërblimi»). Te ky vëllim u përcaktuan tiparet themelore të krijimtarisë së Asdrenit: fryma luftarake, karakteri demokratik, interesimi për problemet shoqërore, notat e ligjërimit të gjallë. Ajo shënoi një hap në kalimin nga romantizmi te realizmi në letërsinë shqiptare. Në krijimtarinë e Asdrenit motivi i luftës për çlirim kombëtar u ndërthur me idenë e luftës shoqërore, në shumë vjersha gjeti pasqyrim pakënaqësia e njeriut të thjeshtë ndaj shoqërisë borgjeze të kohës.

Himni i Flamurit



Rreth flamurit të përbashkuar,
me një dëshirë e një qëllim,
të gjithë atij duk'iu betuar
të lidhim besën për shpëtim.
Prej lufte veç ai largohet
që është lindur tradhëtor,
kush është burrë, nuk frikohet,
po vdes, po vdes si një dëshmor! Në dorë armët do t'i mbajmë,
të mbrojmë atdheun në çdo kënd,
të drejtat tona ne si ndajmë;
këtu armiqët s'kanë vend.
që kombe shuhen përmbi dhe,
po Shqipëria do të rrojë,
për të, për të, luftojmë ne! O flamur, flamur, shenj' e shtrenjtë
tek ti betohemi këtu,
pë Shqipërin, atdheun e shtrenjtë,
për nder'edhe lavdimn e tu.
Trim, burrë quhet dhe nderohet
atdheuet kush iu bë therror.
Përjetë ai do të kujtohet
mbi dhe, nën dhe si një shenjt!

Sa te dua Shqiperi



0 pëllumb' i shkruar,
do t'të marr në duar
dhe duke kënduar
gjetkë do t'të shpie: Në një vend t'uruar
dhe të lulëzuar,
në uj'të kulluar
edhe nën hie; Afër tek një lumë
ku ka lule shumë,
të biem në gjumë,
hena të na ndrijë; Yjtë të shikojnë,
zogjtë të këndojnë
edhe të na zgjojnë
dita kur të vijë. Pa ngrën' e pa pirë
s'mbetemi, moj mirë,
se u'ndaj të gdhirë
dërgoj e na sjellin: Qumështë të dhirë
dhe djathë të mirë
pa uj' e pa hirrë,
dhe rrush kur të vjehn; Ngjalë nga Janina,
mjaltë nga Kanina,
verë nga Voshtina
ujë nga Sopoti; Mollë nga Horia,
mish nga dhënt' e mia,
desh nga Labëria,
na e faltë zoti'

Dua



Mbi bar dua të prehem,
të këndoj, të dëfrehem,
të shoh rreth bagëtinë,
kur hanë dhe pinë;
të shoh fushat e blerta,
bimët kur i fryen era,
njërzit kur punojnë
dhe çupat kur këndojnë! Ah, dua dhe lulet,
kur i shfaqin pekulet,
dhe fluturat që venë,
mbi to dua të jenë;
bilbili t'ia thotë
nën diellin e ngrohtë. Dua dhe Shqipërinë,
se atje kam shtëpinë,
kur rrija nëpër ferrat
edhe lozja me sheqerrat;
për këtë kam dëshirë
dhe s'dua më mirë,
atje dua të shkoj,
sa të jem e të rroj!

Kthime



Kur te pashe me s'te lashe,
T'u afrova e s'tu ndashe
Dhe me ze t'embel te thashe:
"Sa te dua o moj vashe!"
edhe ne gjunje te rashe,
T'u luta gjersa u vrashe
Po nga zemera psheretita
U treta, u lebetita,
Se asnje fjale s'te qita,
Gjersa shpresen far' e ngrita
Se m'u merzit sa te prita,
Aq sa u ngrys edhe dita.
Vetem pastaj une u zgjova
Dhe mendjen time nderrova
Kur zemeren ta kuptova
Dhe ika e te harrova,
Nga tere mundimet shpetova
Si dhe shpirtin e qetova.
Pastaj ti mbremanet heret
Me vjen rrotull si nje shqerre
Si nje fytyre ne vere
Dhe me lutesh aqe here
Po tashti shëko te tjere
S'e ste dua moj e mjere.

Dashuro



Shëko lisi si me flet
Fjale t'embla si me ushton,
Deget unj e me therret
Dashuro, se koha shkon! Maj' e plepit gjithënje,
Kur tunt kryet me qorton,
Perpjek flete me çon ze
Djale ç'pret e s'dashuron! Er' e malit me nje ushtim
Dhe mburimi qe kullon,
Gjithe me thone plot gezim:
Dashuro, se koha shkon! Kopeshtit vasha qe po pret
Si zog pylli qe kendon,
Buzeqeshur me therret,
Djale ç'pret e s'dashuron! Mua zemera gjith me rreh
Brenda gjaku me valon
Ma ndes mallin me ve re
Dashuro, se koha shkon! Çdo gje rrotull me pyet
Djale ç'pret e s'dashuron
Ditet shkojn, jeta shket
Dashuro, se koha shkon!

Lulekuqja



Lulekuqja e mjera
Asgjekundi s’ka shtepi
E shkon jeten n’arrati
Ajo s’eshte si te tjera
S’ka stoli! Fushes, kodres, del vetiu
Veres ngrohet, dimrit ngrin
Vete shkunde, vete mbin
Dhe, kur skuqe, vjen veriu
Dhe e perfshin Neper kembe gjith’ e shkelin,
Vend ne kopshtet ajo s’ka
Dore ndihme kurrre s’pa;
As e mbjellin, as e vjelin
Shkoi u tha… Po vec ngjyra e saj si zjarri,
Si nje yll qe xixellon
Tere bota e imiton
Eshte shenje per se mbari
Nga shikon Ajo ngjyre kur ze shfaqet
Mbreti frone shkon e le
Njerez rober fare s’sheh
Vjen e drejta del ne faqet
Si Zot je Ajo ngjyre nd’ato flete
Eshte shpresa qe tregon
Nje te ardhme q’enderron
Eshte flamuri yne vete
Qe valon!
Partners