Kur te jesh Merzitur shume
Ketu s'do jem,do jem larguar
ne toke i tretur si te tjeret
ne kafenene e preferuar
nuk do me shohin kamarieret.
Dhe neper udhe ku kam ecur
s'do ndihet kolla ime e thate
mbi varin tim do rij i heshtur
nje qeparis si murg i ngrate.
Ti do trishtohesh atehere
se s'do me keshe ne dhome gjalle
dhe kur mbi xham te fryje ere
do qash me eren dal-ngadale.
Po kur te jesh merzitur shume
ne raft te librave kerkome
atje do jem i fshehur une
ne ndonje fjale a ndonje shkronje.
Mjafton qe librin pak ta heqesh
e une do zbres do vij pas teje
dhe ti si dikur me mall do qeshesh
si nje blerim pas nje rekeje.
Majtas Dreqer Djathtas Djaj
Më gjurmon dikush patjetër
Dhe vërtet s'di nga t'ia mbaj;
Majtas vrap më dalin dreqër,
Djathtas vijnë e presin djaj.
Nga dollapi nxjerr një pjepër,
Thela-thela nis ta caj:
Gjysmë e pjeprit plot me dreqër,
Gjysma tjetër mbushur djaj.
Mbreh një laps e hap një letër,
Sytë e mi nga letra s'ndaj:
Sipër letrës shtrihen dreqër,
Përmbi lapsin hipën djaj.
Ku të futëm, s'gjej vend tjetër,
Ku të qesh e ku të qaj?
Majtas vrap më dalin dreqër,
Djathtas vijnë e presin djaj...
Enderra te Turpshme
Njeriu sheh ëndrra të tmerrshme në gjumë,
Po sheh dhe ëndrra të turpshme vetmuar në dhomë,
Të tmerrshmet durohen më shumë
Të turpshmet vërtet të tmerrojnë.
Dhe zgjohesh sikur po mbytesh në lumë,
Në lumë të ndytë me gjëra gjirizi e blozë,
Ky turp ka qenë veç turpi i një ëndrre në gjumë,
Megjithatë ta fshish nga ndërgjegja s'ke forcë.
Të mbetet një shenjëz turpi, një gjumë. |
Plazhi
Ç'qe kjo hata e madhe që bëre, o plazh ?
Të gjithëve rrobat si fletët e pemëve ua hoqe,
I le lakuriq, i shtrive në shesh pash më pash
Dhe qetë-qetë në skarën tënde të nxehtë i poqe!…
Po ç'qe kjo hata e madhe që bëre, o Plazh ?
Të gjithë i vure t'i nxjerrin sheshit lëkurët e tyre,
Lëkurët e njëri-tjetrit t'i shohin plot gaz,
Në trupat e njëri-tjetrit të shihen si në pasqyrë
Fëmijë u bëmë me gra, me burra, me pleq
Dhe gradat tona nuk duken mbi skarën tënde të nxehtë,
Të gjithë i përkulemi diellit që sytë nga ne s'i heq
Të gjithë il bëmë papritur pak mëndjelehtë.
Mendjelehtë vërtet, po vetëm një çast, një çast
Sikur me nxitim të lidhim kravatat, e rrobet të veshim.
Pastaj fjalosemi bashkë në daç,
Pastaj ta shohim si qeshim!
Ç'qe kjo hata e madhe që bëre o Plazh ?
Kujdes me Fjalen
Kujdes me fjalen,zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri
Pushteti i fjales eshte i vecante
Gatuan male dhe kakerdhi.
Me fjalen rrjedhin perenj me mjalte
Pikojne cezma me helm te zi
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!
Nga fjala humben Jude e Pilate
Stratege e mbreter me mbreteri
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!
Kur fjala nxiret nga buzet jashte
Si dallendyshja s'vjen ne shtepi
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!
Une fjalen vete e shtroj ne karte
Dhe brenda syve se c'eshte e di...
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!
Varferi
Ne Drashoviece erdhen italianet
me ndihma me kuti me gjalpe
u derdhen Lebrit nga te kater anet
me pardesy,me gun e me qulafe.
U hodhen me rebesh permbi kutite
dhe gunat mbi kutite lane
ata qe topin dje ne Drashovice
nga gryka zinin me Selam Musane. |