Home
Home
Galleria
Galleria
Video
Video
Chat
Chat
Kontakte
Kontakte


ELBASANI

Elbasani ėshtė qytet nė Shqipėri dhe njėherit qendėr e Prefekturės dhe rrethit me tė njėjtin emėr.
Qyteti i Elbasanit ndodhet nė Shqipėrinė e Mesme. Ai shtrihet nė fushėn e Elbasanit, nė krahun e djathtė tė rrjedhjes sė mesme tė lumit Shkumbin, i rrethuar nė lindje nga Krasta e Madhe dhe e Vogėl, nė veri dhe veriperėndim nga kodrat e Ullishtave, nė perėndim nga pėrroi i Zaranikės, nė jug kufizohet nga lumi Shkumbin. Nė anėn perėndimore tė qytetit kalon pėrroi i Zaranikės dhe nga lindja ai i Manazderies.
Historia e trevave tė Elbasanit e ka zanafillėn e saj nė shekullin II p.e.s. me vendbanimet e hershme ilire. Nė shekullin II qyteti njihej me emrin Skampa e mė vonė me emrin Skampini dhe ishte nė varėsinė administrative tė Durrahut (Durrėsit). Duke qenė i vendosur nė kryqėzimin e rrugėve Veri-Jug dhe Lindje-Perėndim, ai ka shėrbyer si pikė e rėndėsishme kalimi dhe si stacion i rėndėsishėm, duke u pėrmendur si qendėr urbane, ushtarake e peshkopale. Pas bllokimit tė rrugės Egnatia nga dyndjet e barbarėve, qyteti i Skampinit nuk pėrmendej mė dhe u shkatėrrua nga bullgarėt dhe ostrogotėt gjatė migrimit sllavo-bullgar diku nga shekulli VI-VII.
Elbasani u themelua nga turqit osman nė tė njėjtin vend nė shekullin XV. Pas disfatės qė pėsoi nė rrethimin e dytė tė Krujės, sulltan Mehmeti II, rindėrtoi nė kthim nė vitin 1466 kalanė e vjetėr, pėr ta pasur si pikė mbėshtetje tė mėvonshme. Kalaja u ndėrtua pėr vetėm 25 ditė dhe nė ndėrtimin e saj ndihmuan 150,000 njerėz.
Nė hyrje tė kalasė, mbi njė pllakė, sulltani shkroi nė turqisht: “Eli-Basan, es Sulltan, ibni Sulltan, Fahati Sulltan, Mehmet thani han.” (Vura dorė, unė sulltan bir sulltanėsh, sulltan triumfues, Mehmeti, mbret i madh.”). Pra, Elbasan do tė thotė “vura dorė”.
Me kalimin e kohės rreth Kalasė u zhvillua qyteti i Elbasanit.
Nė dokumentacionin e kohės dėshmohet se nė mesin e shekullit XVII Elbasani kishte 2000 shtėpi dhe 900 dyqane. Punoheshin lėkura, leshi, mėndafshi, metalet e sidomos argjendi. Pas pushtimit turk Elbasani u shndėrrua nė qendrėn e Islamit nė Shqipėri. Pėr shkak tė pozitės shumė tė favorshme nė rrugėn Egnatia, Elbasani u kthye nė njė qendėr tregtie shumė tė rėndėsishme. Pėrkrah tregtarėve vendas dhe turq nė qytet ishin ngulitur edhe tregtarė grek dhe sllav.
Prodhimet e qytetit tė Elbasanit gjenin treg shitjeje si brenda ashtu edhe jashtė vendit. Kėtė e dėshmon fakti qė Turqia nė dy ekspozita ndėrkombėtare, njėra nė Paris nė vitin 1867 dhe tjetra nė Ēikago nė vitin 1894, krahas artikujve tė tjerė tė artizanatit ekspozoi edhe pushkė, pistoleta dhe silahe tė prodhimit shqiptar tė Shkodrės, Elbasanit, Prizrenit, etj. E rėndėsishme ėshtė se Elbasani shquhet pėr organizimin e panaireve. Panairi i parė ėshtė ai i vitit 1381 i pasuar nga tė tjerė nė periudha tė mėvonshme.
Nė kėtė kohė Elbasani shquhet si qendėr e fuqishme arsimore dhe kulturore me pėrpjekjet qė bėnė Bugomili (anonimi i Elbasanit), Dhaskal Todri pėr pėrhapjen e gjuhės e tė shkrimit shqip. Nė epokėn e Rilindjes Kombėtare Shqiptare zė njė vend tė rėndėsishėm Kostandin Kristoforidhi, autor i abetares shqipe, fjalorit gegėrisht dhe toskėrisht, i cili konsiderohet si babai i gjuhės shqipe. Nė etapėn e fundit tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare veēojmė Elbasanin si pėrhapės tė mendimit pėrparimtar arsimor e kulturor. Pas shpalljes sė Hyrijetit, Kushtetutės Xhonturke, u krijuan njė sėrė shoqėrish dhe klubesh nga patriotėt elbasanas, tė cilėt detyrė kryesore kishin pėrhapjen e gjuhės dhe shkrimit shqip.
Mė 2-9 shtator 1909 u thirr Kongresi i Elbasanit ndėr vendimet mė kryesore tė tė cilit qe hapja e shkollės Normale, e cila u realizua mė 1 dhjetor 1909 dhe krijimi i Shoqėrisė Pėrparimi, e cila do tė mbėshteste financiarisht kėtė shkollė. Kjo shkollė ka qenė e para shkollė e mesme e arsimit kombėtar shqiptar.
Qyteti i Elbasanit konsiderohet si njė nga vatrat mė tė rėndėsishme tė luftės pėr liri dhe ēlirim kombėtar. Si pika kulmore pėrmendim aktin e shpalljes sė pavarėsisė sė Elbasanit mė 25 Nėntor 1912, si i pari qytet i Shqipėrisė, pjesėmarrjen aktive nė Luftėn e Vlorės nė vitin 1920, nė Lėvizjen Demokratike Antifeudale tė vitit 1921 - 1924, si dhe nė Luftėn e Dytė Botėrore.
Gjatė periudhės 1924 -1939 qyteti i Elbasanit arriti njė zhvillim tė ndjeshėm nė disa drejtime si p.sh. nė inelastrukturė kryesisht me ndėrtimin e rrugėve qė lidhnin Elbasanin me Tiranėn, Durrėsin, Korēėn, Gramshin, Dibrėn, etj, ndėrtimin e ujėsjellėsit tė qytetit dhe ndėrtimin e centralit elektrik. Gjatė kėsaj periudhe mori zhvillim edhe ekonomia me ngritjen e disa objekteve si: fabrika e alkoolit, duhan-cigareve, vaj-sapunit duke vazhduar punėn artizanale tradicionale. Nė kėtė kohė kemi ngritjen e degėve tė bankave shqiptare dhe tė huaja, tė cilat nxisnin prodhimin bujqėsor e industrial tė Elbasanit.
Elbasani ėshtė njė qendėr e rėndėsishme industriale. Elbasani ėshtė qendėr e prodhimit tė hekurit pėr ndėrtim. Nė Elbasan ka gjithashtu edhe njė fabrikė ēimentoje, njė fabrikė tė prodhimit tė ferrokromit, tė oksigjenit, njė kombinat tė pėrpunimit tė drurit etj.
Elbasani ndodhet rreth 54 km larg Tiranės, 82 km larg Durrėsit, 70 km nga pika kufitare e kalimit nė Qafė Thanė, 135 km nga qyteti i Korēės etj.

  • Koordinatat 41°27' Veri 40°10' Lindje
  • Popullsia 120,000 banorė
  • Prefiksi telefonik +355 (0) 54

Foto nga Elbasani
Vendosur nga E.K. ne 17 Shkurt 2008
Partners