Gjirokastra ėshtė qytet nė Shqipėrinė jugore dhe shtrihet nė shpatin e Malit tė Gjerė. Nga faqja e kėtij mali ajo zbret deri nė buzėn e lumit Drino, i cili krijon njė luginė shumė tė bukur ne anėn lindore tė saj. Pa dyshim qė Gjirokastra ėshtė njė nga qytetet mė tė bukura tė Shqipėrisė pėr vlerat e saj arqitektonike dhe historike. Qyteti dominohet nga njė kėshtjelle e mrekullueshme, dėshmitare e kohrave tė ndryshme.
Pėr herė tė parė emri i Gjirokastrės pėrmendet nė shekullin XIII. Fillimet e qytetit mendohet tė jene nė shekullit e XVII siē tregojnė edhe themelet e kėshtjellės sė kėtij qyteti. Kėshtjella e Gjitokastrės mendohet tė jete filluar nga Prijesi Shqiptar Gjin Bue Shpata, i cili i dha dhe emrin qytetit. Zgjerimet e keshtjelles janė bere nga Ali Pashe Tepelena, dhe nga Qeveria e Zogut, e cila me pas e konvertoi pjesen veriore te kalase ne burg. Ky burg majti te burgosurit politike ne kohen e komunizmit dhe sot i ėshtė bashkangjitur pjeses muzeale te kalase. Kalaja e Gjirokastres si shume pjese te tjera te trashegimise Shqiptare ėshtė ne rrezik imediat. Kalaja ėshtė e ndertuar mbi shkemb, dhe rreth tij ka pas peme te shumta, te cilat ndalonin erozionin dhe rreshkitjet e tokes. Prerjet e pemeve dekaden e fundit ka shkaktuar rreshkitje te medha dhe ka zbuluar komplet themelet e kalase. Muret lindore te kalase kane carjet me te thella dhe qe kerkojne nderhyrje te menjehershme. Pa kete nderhyrje kjo pasuri e trashegimise Shqiptare rrezikon te humbase. Gjirokastra ėshtė shpallur qytet-muze nė vitin 1963 dhe nė vitin 2005 ėshtė shpallur pasuri botėrore nga UNESKO.
Nė nėntor tė vitit 1670, udhėtari turk, Evlija Ēelebi, pas njė udhėtimi nėpėr Kosovė nė dhjetor tė vitit 1660, dhe njė udhėtimi nė Shqipėrinė e Veriut dhe nė Malin e Zi nė shkurt tė vitit 1662, filloi udhėtimin e tij tė tretė dhe mė tė gjatė nė trevat shqiptare. Kėsaj radhe ai hyri nė Shqipėri nga jugu. Pas njė qendrimi tė shkurtėr nė Delvinė, Zhulat dhe Kardhiq, ai erdhi nė qytetin e Gjirokastrės, turqisht Ergiri, ku u habit shumė nga zakonet e gjirokastritėve.
Mė 16 tetor 1908 nė Gjrokastėr lind Enver Hoxha figurė e rėndėsishme nė historin e Repulikės sė Shqipėrisė.
Ne Gjirokaster ka lindur ne vitin 1936 dhe shkrimtari i madh Ismail Kadare, i cili ka kushtuar asaj nje nga librat e tij me te hershem dhe pa dyshim me te bukur "Kronike ne gur"
Gjirokastra ėshtė njė nga qendrat mė tė rėndėsishme ekonomike nė Jugun e Shqipėrisė. Pika e Doganore e Kakavies, nė rrethin e Gjirokastrės, ėshtė pika kufitare me fluksin mė tė madh udhėtarėsh dhe mallrash pėr nė Greqi. Dhoma e tregėtisė pėr jugun e Shqipėrisė ndodhet nė Gjirokastėr dhe ky qytet ka Parkun Industrial mė tė madh nė rajon. Universiteti Eqerem Ēabej i Gjirokastrės ėshtė ndėr mė tė vjetrit nė Shqipėri.
Ne Gjirokaster mund te vititoni Muzeun Kombetar te Armeve, Muzeun Etnografik e nje sere muzeumesh. Gjirokastra ėshtė qyteti i festivale folklorike kombetare prej vitit 1968. Nė kėshtjellė mblidhen ēdo katėr vjet grupe shqiptare popullore nga Shqipėria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Italia dhe treva ku flitet shqip.
Ka marrė zhvillim tė madh pas viteve 90. Shumė te huaj vizitojnė Gjirokastrėn pėr vlerat arkitektuale te ndėrtimit tė shtėpive me gur e ēative me dėrrasa. Ka shumė hotele private si Hotel Kalemi, i ndėrtuar nė njė shtėpi te vjetėr karakteristike.
Gjirokastra ndodhet nė luginėn e Drinos, ku kalon rruga Tiranė-Janinė. Ajo ndodhet rreth 220 km larg Tiranės, kryeqytetit tė Shqipėrisė. Rruga kombėtare pėr nė Gjirokaster po tė nisesh nga Tirana kalon nga periferia e Durrėsit, Kavajės, Rogozhinės, Lushnjės, Fierit dhe pastaj ngjitet nė maloret e Ballshit pėr tė kaluar pranė Vjosės nė Tepelenė dhe pastaj buzė luginės sė lumit Drino. Nga Gjirokastra mund udhėtosh pėr nė Sarandė, Delvinė, Vlorė duke kaluar nga Qafa e Muzinės ose mund tė udhėtosh pėr nė Greqi pėrmes pikės kufitare tė Kakavijės. Aktualisht po punohet pėr ndertimin e superstrades qe lidh Gjirokastren me Tepelenen qe do e agjoje edhe me shume ate me pjese te tjera te vendit
Gjirokastra ka pamje tė mrekullushme e piktoreske. Shtėpitė karakteristike dhe arqitektura i japin asaj pamjen e njė anije ne luginen e Drinos. Kėto pamje mahnitėse mund t'i shikoni ne kete faqe interneti.