Home
Home
Galleria
Galleria
Video
Video
Chat
Chat
Kontakte
Kontakte


PEQINI

Peqini shtrihet ne pjesen qendrore te Shqiperise. Rrethi i Peqinit ėshtė njėri nga 36-tė rrethet e Shqipėrisė. Rrethi i Peqinit ka 33,000 banorė (sipas 2004), njė sipėrfaqe prej 191 km2 dhe kryeqendėr Peqinin.
PKlodiana-Biklinet-Peklin-Peqin Peqini eshte nje vendbanim i lashte ilir,ne bregun e djathte te Shkumbinit te poshtem.Gjetjet arkiologjike deshmojne per faktin se ai ka ekzistuar njeheresh me qytetet me te lashte te vendit tone .Pozicioni gjeografik,ia jepte atij nje mundesi te tille,duke qene i vendosur pergjate rruges se vjeter te KANDAVISE e me pas te asaj EGNATIA, i njohur me emrin KLODIANA. Ne burimet historike te vitit 1431 therritet me emrin BIKLINET dhe me pas PEKLIN.Gjate mesjetes se vone u zhvillua si qebder tregtaree zejtare E kaluara e lashte,sidomos ajo mesjetare,pasqyrohet ne momumente historike te qytetit,si kalaja dhe xhamija me kullen e sahatit.. Nga te gjtihe vizitoret e huaj Peqini dhe krahina e tij permendet per popullin e tij bujar e mirkprites,per shtepite e kopshte te bukura,kodrat e veshura me ullij e gjelberim si dhe fushen e gjere pjellore,qe lumi Shkumbin i pershkon fund e krye. Ne Peqin eshte parashikuar te kaloje rruga e ,Korridorit te tete; ,cka do ti sjelle kesaj zone mjaft favorizime ekonomike. Peqini i perket krahines se shqiperise se Mesme dhe si i tille folkloridhe veshjet jan tipike te kesaj krahine Perjashtim ben vetem zona e Darsise,ne te majte te lumit, ku vihen re ndikimet te krahinave jugore.Populli i Peqinit eshte pjesmarres aktiv ne te gjitha ngjarjet historike te vendit.Nga rradhet e tij kane dale patriotč e luftetare te shquar,intelektual e veprimtare te perkushtuar per ceshtje kombetare,ne fushat politike,akademike,kulturore e sportive.
Themelet e kalasė sė Peqinit mendohet se i pėrkasin periudhės romake, nė kohėn e ndėrtimit tė rrugės "Egnatia" dhe mė pas ėshtė rikonstruktuar edhe gjatė pushtimit turk. Muret e kalasė, qė mban edhe emrin e vendbanimit ilir tė Klaudianės kanė patur njė lartėsi prej rreth 12 metrash. Kalaja e "Klaudianės" ėshtė zgjeruar nė shekullin e XIV-tė nga turqit, tė cilėt ia dhanė mė pas spahiut tė kazasė, i cili ndėrtoi njė saraj dykatėsh dhe njė harem. Demir Pasha ka qenė i fundit qė ka jetuar nė kalanė e Peqinit.
Kėtė fortesė e pėrmend nė shėnimet e tij edhe kronikani i shekullit tė XVII-tė, Ēelebiu, i cili thotė: "...muret e kėsaj kėshtjelle shkojnė rreth 12 metra tė lartė. Brenda rri dizdari dhe ka 70 ushtarė. Ka 5 topa nė kėtė kėshtjellė dhe 10 shtėpi tė vogla tė mbuluara me tjegulla. Ka gjithashtu njė xhami tė vogėl pa minare. Nė tė majtė tė kėshtjellės ngjitur me njė mur ka njė namazgja..." Kalaja ka qenė e pajisur me llagėme (tunele) tė nėndheshme qė shėrbenin si dalje disa kilometra larg qytetit, nė kohė tė vėshtira. Po ashtu, nė muret e kalasė janė gjetur tuba prej balte, qė sipas arkeologėve do tė thotė se nė kohė lufte furnizimi me ujė ėshtė bėrė nga jashtė.

  • Koordinatat 41° 2' 45.60", 19° 45' 3.60"
  • Popullsia 33,000 banorė
  • Prefiksi telefonik 00355 512

Foto nga Peqini
Vendosur nga J.K. ne 17 Shkurt 2008
Partners